Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: BERZH: Shqipëria, me deficit të lartë mes largimit dhe kthimit të trurit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > BERZH: Shqipëria, me deficit të lartë mes largimit dhe kthimit të trurit
AktualitetEkonomi

BERZH: Shqipëria, me deficit të lartë mes largimit dhe kthimit të trurit

Published: December 7, 2025
Shpërndaje

Shqipëria ka nivel të lartë të emigracionit në popullsinë e arsimuar në vitet 2023-2024 dhe kthime shumë më të ulëta të tyre krahasuar me 38 vende të Rajonit të BERZH. Përllogaritjet e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në raportin e tranzicionit të publikuar së fundmi tregojnë se rreth 23% e të arsimuarve nga vendi ynë tashmë kanë emigruar. Më keq se Shqipëria renditen Bosnja, Autoriteti Palestinez dhe në një nivel të ngjashëm është Taxhikistani. Të dhënat në grafikun e mëposhtëm tregojnë se vendet e tjera në tranzicion kanë përqindje më të ulëta të emigrimit të trurit dhe kthime të larta.

Të dhënat tregojnë se mbi 23% e të arsimuarve shqiptarë kishin emigruar në 2023-2024, vetëm 2-3% e tyre rikthehen. Studimi tregon se vendi po humbet më shumë profesionistë sesa arrin të tërheqë. Në krahasim me ekonomitë e tjera, Shqipëria pozicionohet në grupin e vendeve me emigracion të lartë të të arsimuarve, në nivele shumë më të larta se ekonomitë e Europës në Zhvillim, përveç Bosnjës, e cila ndër të tjera vuan nga konfliktet ndër-etnike dhe mungesa e stabilitetit politik.

Sakaq, niveli i kthimit të profesionistëve mbetet minimal, shumë më i ulët se edhe vendet e tjera të vogla të Europës Juglindore. Në këtë mënyrë, Shqipëria nuk po arrin të jetë një destinacion tërheqës për talentet ndërkombëtare, ndërkohë që humb vazhdimisht profesionistë drejt vendeve më të zhvilluara.

- Publicitet -

Shqipëria ka diferencë shumë të madhe midis “daljes” dhe “hyrjes” së talenteve, një nga disproporcionet më të larta mes ekonomive të EBRD-së. Studime të tjera vendase kanë treguar se profesionistët shqiptarë largohen kryesisht për mundësi më të mira pune dhe paga shumë më të larta në vendet e BE-së, një treg më të qëndrueshëm të karrierës dhe kushte më të avancuara të kërkimit, inovacionit dhe specializimit.

Ndërkohë, Shqipëria mbetet pak tërheqëse për profesionistët e huaj për shkak të tregut të vogël, pagave konkurruese të ulëta, mundësive të kufizuara në sektorët e teknologjisë dhe kërkimit, si dhe klimës institucionale e ekonomike që ende vlerësohet si e brishtë. Zhvillimet demografike me ikjen e trurit po i krijojnë vendit rreth vicioz që shtyn më tej emigracionin. Sa më shumë profesionistë largohen, aq më e vështirë bëhet modernizimi i ekonomisë dhe rritja e produktivitetit. Nga ana tjetër, mungesa e një ekonomie të avancuar e bën edhe më të pakët ardhjen e talenteve nga jashtë dhe nxit ikjen e atyre që mbeten ose formohen në vend.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Igor says:
    December 7, 2025 at 9:00 am

    Shqiperia nuk e ka perdore kure trurin sic duhet nji popull injorant ,mbeshtesin dikend qe e shkateroj shtetin dhe shajne ate qe e ndertoj Shtetin ju dote vuani tere jeten nga korupsioni,ju dote okupoheni nji dite nga fqinjet te afer qe nuk e mendoni se dote ju ndodhe dhe nuk jeni ne gjengje ta mbroni vendin edhe ata qe ju i mbeshtesni gabimisht neser dote ikin pse ju nuk e perdoret trurin.

    Reply
  • Pyetja retorike! says:
    December 7, 2025 at 10:47 am

    Shqiptarët që kanë ikur e duan Shqipërinë, por nuk duan shkaktarët që i detyruan që të ikin. Fillojeni analizën që nga viti 1992, kur erdhi në fuqi Berisha i Parë që nxorri ligjin 24/1 dhe të gjithë specialistat nuk kishin rrugë tjetër vetëm largimin. Vazhdoni analizën me vitin 1997, ku “hemoragjia” ishte shumë e madhe, shkaktuar nga Berisha. Vazhdoni analizën në vitet 2000 dhe me bëmat e Berisha i Dytë, i cili përsëri vazhdon të jetë në politikë. Kur përmëndet Berisha, nënkuptohen edhe sejmenët e tij, sepse vetë ai nuk mund që t’i bëjë pa të tjerët. Çfarë do të mbjellësh, atë do të korrësh, thotë një shprehje popullore. Zgjidhja dihet, mos votoni politikanët që e kanë “mbushur kupën “ me kohë, rregulloni gjërat sociale, rrisni pagat dhe pensionet, rregulloni Drejtësinë që të japë njësoj për të gjithë pa u ndikuar nga politika, vendosni rregull në rrugët që kanë shumë aksidente, etj. dhe do të shikoni se shqiptarët e larguar do të kthehen, por deri atëhere mos bëni pyetje retorike!

    Reply
  • Sul Koburja says:
    December 7, 2025 at 12:23 pm

    Saliu,nje person me mentalìtet bajraktari dhe karakter hajduti dhe genjeshtari ishte dhe vazhdon te jete nje fatkeqesi kombetare,nje nga shkaqet pse shqiptaret jane larguar me perqindje me te larte se vendet e tjera.Nje pyetje,supermbesa e Saliut e dini se ku jeton me parate e vjedhura shqiptareve ? Ne Gjermani dhe Hollande.Saliu para se te qaje per te rinjte e larguar te ktheje mbesen e tij .

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Mijëra protestues përpara Kryeministrisë, flamuri shqiptar hapet te Piramida
  • LIVE: Pjesëmarrje e jashtëzakonshme në ditën 21 të protestës
  • Cila është sot detyra e çdo të majti!
  • Ndryshojnë rregullat në kufi: sinjalistikë e re për hyrje-daljet nga Shqipëria
  • SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!

Komentet e Fundit

  1. K O R C A on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  2. I lir on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  3. Rexha on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  4. I lir on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  5. I lir on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?