Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Beshiktashi ‘kockë e fortë’ për Tiranën, Shehi: Jemi të përgatitur për këto nivele!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Beshiktashi ‘kockë e fortë’ për Tiranën, Shehi: Jemi të përgatitur për këto nivele!
AktualitetSport

Beshiktashi ‘kockë e fortë’ për Tiranën, Shehi: Jemi të përgatitur për këto nivele!

Published: July 26, 2023
Shpërndaje

Trajneri i Tiranës, Orges Shehi, dha prononcimin e tij në konferencën për shtyp përpara ndeshjes me Besiktas, nesër në orën 20:00 në Stamboll.

Sa e përgatitur është Tirana për këtë ndeshje historike?
Vijmë pas një raundi të parë të kaluar dhe mendoj që me atë që shoh, atmosfera është e mirë, ka pozitivitet. Kemi një kundërshtar të fortë nesër por jemi të përgatitur për ta përballuar si nga ana tekniko-taktite edhe ajo psikologjike.

Tirana jo-favorite, a ka shanse?
Në një ndeshje futbolli ka favorit dhe jo favorit. Jemi të vetëdijshëm që nuk jemi favorit, jemi sfidues por mendoj që në një ndeshje cdo skuadër ka shanset e veta dhe me këtë concept do të futemi nesër për të shfrytëzuar shanset tona.

- Publicitet -

Duam të jemi një skuadër që do të bëjë gjithmon vetëveten duke u përshtatur me kundërshtarin në varësi të situatave dhe shpresojmë që këto situata t’i vlerëosjmë si duhet për të marrë më të mirën pasi futbolli vendoset nga momentet. Një gjë është ajo që kërkojmë të bëjmë, pa ndryshuar fytyrën dhe personalitet pavarësisht situatave.

Formacioni?
Kemi edhe një stërvitje dhe shpresoj që gjendja të jetë optimale sic është aktualisht. Këto ditë e kemi ndarë se kush mund të fillojë nga fillimi. Duke patur shumë lojtarë në kontigjent s’ka rëndësi kush e nis nga fillimi, por do të jetë i ngjashëm me atë ndaj Batumit.

Jeni përballur si lojtarë me Besiktas, sa ndryshon qasja tani si trajner? A ka më shumë përgjegjësi?
Kemi patur një përballje kur luaja futboll, por është e vërtetë që qasja është tjetër pasi pozita dhe përgjegjësia ndryshon, mënyra sesi e sheh futbollin pasi e sheh në një këndvështrim tjetër, një botë tjetër. Përgjegjësia është më e madhe por unë mendoj që përballja me kundërshtar të këtij niveli të ndihmon. Jam i kënaqur që lojtarët e mi tani i kanë prekur këto nivele dhe do të jetë më e lehtë për ta.

Tirana vjen për rezultat apo për të shpresuar në ndonjë shans?
Vijmë për të luajtur futboll, jemi në raundin e dytë të Conference League. Asnjë skuadër nuk hyn në betejë i dorzuar pra hyn për të kërkuar maksimumin dhe të dalësh nga ndeshja me këtë ide pastaj ajo që prodhon fusha është tjetër gjë. Ndaj një kundërshtari të tillë shpresoj të jemi në ritëm që në pjesën e parë, të mos ndikojë te doza emocionale dhe veprimet e nxituara. Nëse i kemi këto komponentë me vete do të jetë më e lehtë.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Përfundon mbledhja, zbulohen ‘porositë’ e Ramës për drejtuesit politikë të qarqeve
  • Ish-zv.ambasadori i OSBE-së filmohet në protestë
  • I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  • Aksident tragjik në Lezhë–Milot, automjeti përplaset me kamionin, një viktimë dhe dy të plagosur
  • INSTAT: Burrat apo gratë, cilët fituan më shumë në vitin 2025, pagat për 36 profesione

Komentet e Fundit

  1. Ela on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  2. Artan on RaBexit!
  3. Ilir Troplini on DY PËRGJIGJE: A ka bërë Dritan Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është Dritani dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  4. E vërteta on ‘Nga lajmi, te lajmësi’: Si po përpiqet Kryeministri ta ndajë vendin në ‘Shqipëria jonë’ kundër ‘Shqipërisë së atyre’
  5. Artan on DY PËRGJIGJE: A ka bërë Dritan Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është Dritani dëshmitar kundër Thaçit në Hagë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?