Nga Artan Xh. DUKA
Ndonse dallojnë politikisht e standarti qeverisës, sërisht Rama e Berisha janë shëmbëlltyra e tranzicionit më rraskapitës e abuzues drejt demokracisë në krejt ish-bllokun socialist. Dyshja “BeRama” sot ka tejkaluar çdo afat endjeje në politikë me votën të kopsitur për këtë qëllim ndaj dhe nuk është rastësi që motivi “RaBexit” (ikja tok e Ramës e Berishës) ka nxjerrë sot plot qytetarë në shesh.
Politikanët, sado të padëshiruar, në demokraci largohen me votë ose kur dorëhiqen qoftë nga shprehja e pakënaqësisë popullore apo kapja gafil e trokitja tek dera nga ana e SPAK. Ndaj edhe presionet e ultimatumet e sheshit për dorëheqje nuk janë shëmbull i dëshirueshëm për të ardhmen në demokraci.
Dorëheqja nuk kërkohet por jepet dhe qartazi Rama sot e Berisha dje, nuk janë burra shteti të denjë për të. Pandehin se kanë rënë nga qielli me “mision” dhe flasin për sovran e mandat kur dihet se vota ka kohë që është shndërruar në fasadë.
Protesta nuk ka “tagër” për rrotacion politik, ndryshe vota do të humbte kuptim në demokraci e qeveritë do të ndërroheshin sa herë mblidhet turma në shesh ndërkohë që monopolin e së drejtës e së vërtetës nuk e ka kush.
“Tagri” i saj është së pari shqiptimi publik i pakënaqësisë e revoltës popullore e ndërgjegjësimi i shoqërisë dhe botës demokratike për zullumet e karshillëkun e klasës politike që nuk ka farsë e fasadë që e fsheh dhe së dyti, ngjizja e një fryme e trupe të re politike që merr përsipër këtë mision.
Protesta qytetare nuk duhet të vërë “bast” “o unë o ai” që nuk është standart demokratik teksa përjashton dialogun që është i pritshëm në demokraci dhe shërben si një mundësi edhe për të krijuar identitet politik. Jo vetëm se protesta mund të mos ia dalë, duke zhgënjyer e zvenitur vetë imazhin e vet por edhe nëse ia del, nuk do të bënte veçse do të shënonte një tjetër shëmbull e qasje politike që nuk duhet të ketë vënd në demokraci.
Pushteti në demokraci ndërrohet me votë dhe jo me revolucion e thirrje alla “bastije” për burg! Revolucioni, për ata që nuk e dinë, nuk kursen kënd me të humbur të gjithë nga qytetari, demokracia, vetë integrimi në BE etj duke befasuar edhe botën demokratike që nuk e mirëkupton atë.
“Pema” e politikës duhet shkundur fort që të bien të gjitha “aguridhet” e tranzicionit por e vetmja gjë që qytetari ka në dorë është vota dhe protesta që ndërgjegjëson është një shtysë më tej, gjithnjë e mirëpritur.
Por, nëse protesta tejzgjatet në kohë duke vënë në provë lodhjen e durimin qytetar, tejkalon “tagrin” e lë shkas për spekullime për llogarira politike të së vjetrës në politikë apo interesa gjeopolitike antikombëtare, mbart retorikë ekstreme që nuk ka vënd në demokraci, nuk shpalos në kohë ofertë dhe një ekip me integritet që merr përsipër atë mision por vijon si një mish-mash me mesazh çoroditës politik etj, ajo me shumë gjasa do të zbehet duke forcuar më tej pozitat e palës përballë se fundja ajo që nuk të vret të bën më të fortë!
Sot në lojë është edhe imazhi e besimi tek institucioni i protestës që është nëpërkëmbur gjatë në tranzicion me politikën djallëzore që e ka përdorur gjithnjë qytetarin si mish për top. Protesta e sotme duhet të shpalosë dinjitetin e ngrejë lart “stekën” e reagimit qytetar duke mos rënë pre e “peshkaqenëve” politikë që vijnë rrotull e kërkojnë t’a provokojnë e banalizojnë atë, dëmtuar imazhin e saj apo nxjerrë “gështënjat” nga zjarri me të. Protesta nuk duhet bjerë në kurthin e ultimatumeve e retorikave ekstreme duke lidhur triumfin e suksesin e saj me arritjen e objektivave për të cilat ajo nuk ka “tagër” politik.
Edhe nëse mbyllet sot, ajo do të mbahet mënd në histori sepse shënon të parin shëmbull të kundërvënies së mbarë shoqërisë ndaj mbarë politikës së zullumit padallim dhe kjo jo vetëm nuk është pak por është sukses dhe ogur i mbarë për më tej.
Ajo ndërgjegjësoi shoqërinë e botën mbarë për të keqen e zullumin politik dhe kjo është vërtet triumf. I vetmi merak për të sot nuk ka pse të jetë rrotacioni politik që do të vijë një ditë me votë por krijimi i një force politike të aftë dhe me integritet që në zgjedhjet e ardhshme qytetari të ketë një shpresë.
Gishti tek plaga
Ajo që presim të dëgjojmë por ende nuk po shqiptohet në protestë është premtimi për një ligj zgjedhor meritokratik. Vota si “atom” i demokracisë është nëpërkëmbur e shndërruar në “tumor” demokratik dhe pas 2008 ajo është thjesht farsë e fasadë për ruajtjen e vijimësinë e zullumit politik.
I vetmi sistem zgjedhor që rikthen fuqinë e votës është ai mazhoritar “votë-për-kokë”. Sistemet e tjera, përfshi edhe atë proporcional kombëtar me lista të hapura që propozohet edhe nga partitë e reja, vazhdojnë lojën e listave partiake me interesa okulte pas për zullum e privilegje pafund.
Protesta “ulu ti, të hipi unë” do të ishte absurditet e tallje për qytetarin e interesin demokratik të cënuar gjatë nga karshillëku politik që nuk ia ndjen më për votën qytetare sepse e ka “kopsitur” me lista atë. E sa kohë protesta nuk vë gishtin tek plaga, dmth rikthimi i sistemit mazhoritar, ajo e fryma e saj nuk ngjallin besim tek e ardhmja.
Demokracia jonë e ka jetike sistemin mazhoritar. E patëm edhe para 2008 por atëhere kishte shumë besim e fanatizëm ndaj “markës” së partive ndërsa sot, qytetari nuk e ha më sapunin për djathë dhe nuk tundohet më si më parë.
Një sistem mazhoritar me dy cikle që ruan kohezionin social, ndalon ndarjen e buxhetit për partitë që duhet të bazohen tek kuotat e anëtarëve, dikton kufizime mandatesh për qeveritarë (deri edhe partiake nëse buxheti vijon e mbështet partitë politike), depolitizon trupat zgjedhore, kushtëzon kandidimin atje ku banon, ndal sponzorizimet private etj, është mesazhi më shpresëndjellës që protesta mund të shpalosë sot, së bashku edhe me referendumin si praktikë rutinë për të ardhmen.
Protesta sot duhet të evoluojë në formacion politik ndaj edhe retorikat, thirrjet, sjellja e saj etj në shesh duhet të jetë në funksion të tij duke i bërë vënd vetes për më tej. Sheshi e bëri të vetën dhe e reja duhet të përgatitet për zgjedhjet e rradhës ndaj dhe protesta nuk duhet mbyllur pa paraqitur para popullit ofertën e ekipin e ri. Kur duruam kaq gjatë do durojmë edhe ca për sa kohë shpresa e besimi për të ardhmen kanë emër dhe fytyrë.
Atëhere po, edhe “RaBexit” do të ketë kuptim!

DITA

Ky Edvin o Artan Duka nuk mund te lihet asnje dite ne pushtet,jo edhe 4 vjet sa e ka mandatin.Per 4 vjet ky ka borxh ta asgjesoje Shqiprine,ta zhduke si shtet te pavarur,ashtu si dorzoi tek Mafia boterore,.Detin. ,Sazanin,Butrintin,Zverneciin,Durresin..
Prandaj Protesta Popuillore po del me kete Platforme Emergjente..
Kanceri edi rama kerkon nderhyrje kirurgjikale emergjente.Po na iken Atdheu.
Mos ki merak demo , se dy metër katror dhe’ për të futur kufomën tënde , do të mbetet .
Z. Artan!
Ke kohe, vite qe i paraprin. Kesaj proteste me idete qe jep ne shkrimet e tua
Berama ka vite qe ka bere kazanin popullor te zjeje nga qeverite e tyre brutale qe ia zune frymen popullit me uzurpimet ne te gjitha fushat
Iu duk atyre se populli i zgjodhi t’ia thithnin gjakun si shushunja e jo t’i sherbenin atij
Ke shume te drejte kur thua se protesta po zgjatet e po lejon hienat te futen ne te per te ruajtur pudhtetin
Dhe jam plotesisht dakort per ate qe , pema duhet shkundur, qe te jape kokrat
Ato thirrjet , si lutje, rama jepe dpreheqjen, ate e kallepin e tyre s’e trembin fare
Zgjatja e protestes u jep kohe e shprese per te hedhur lumin
Te shpresojme qe kjo proteste madheshtore nga permasat dhe edukata civie , e para e llojit ne keto troje, te jape frutet e saj te shume pritura nga populli
Myvena
E ka kapur Paranoja,kujton se shqiptaret e Maqedonise dhe Kosoves ja ka derguar Albin Kurti.Po pse o psiko,ne qe nuk jemi nga Butrinti,nga Vlora nga Narta,duhet te heshtim kur jepen keto vende per tu kolonizuar nga Oligarket e pushtuesit e huaj?
Aferim Vudi Xhymshyti,se ti me knaq shpirtin!
Po Ata turiste Gjermane dhe italjane qe i jane bashkuar protestes,kush i dergoi?Kancelari Merz me Xhuljeta Melonin?
Se Romeo je vete.
Z.Artan Duka OK:
-Sa të lexova,DOLI NË SKENË ANONIMI-DEMO(B.LËPIRSI SALIUT),Ai nuk meret me thelbin,por me Edin pse është i gjatë nga shumë të tjerë.
-Unë them se është më i miri në 36 vite:
1.PS me Edin nga 2013 kan bërë më shumë se të gjitha qeverit nga 1992..
2.Edi nuk ka 60 vila,por 1 tip bunkeri për tu mbrojtur nga përbinshi Viçidolit..Ai nuk ka firmë për vjedhje dhe VKM PËR VRASJE..
3.Qeveria e PS mund të dorzohej në mandatin e 2 por NUK KISHTE E NUK KA OPOZITË ALTERNATIVE..
..ME PD DHE SALIUN NON GRATA DHE NË NDJEKJE PENALE RAMA DO TË JETË KM DERI 2037 E MË TEJ..
..KJO EDHE PSE SALIUN NUK E DO 80 % E POPULLIT,SHBA,BE,ANGLIA..PËRVEÇ PPE TË TIPIT BELERI..
4.Partit e vogla ekzistuese po haen si qënt se kush do bëhet K.Ministër.!
5.Protestuesit nuk kan parti akoma dhe kandidat për K.Ministër,I cili duhet të pranohet nga NATO..NUK MUND TI DORZOHET SHQIPËRIA AVENTURIERVE ANONIM..
..Ata duhet të futen në zgjedhje për kandidim..për të dalë në 2029 të dytët..
..pasi PS nuk e mundin dotë..
..Fatkeqsia e tyre ishte se dolën edhe kundër Amerikës për zvërnecin,njëlloi si Saliu.
6.Fillimisht duhet të DORHIQET SALIU,SI E KEQA MË E MADHE NË KORRUPSION E VRASJE TË MBI 22.000 NJËRZVE MBI 100 GRUZHDE SHTETI..
..Nuk duhet ti falet GËRDECI DHE 21 JANARI,KU SPAK PO ABUZON ME VIKTIMA,GJNDNJ,POPULLIN,SHBA,BE.!
7.NDAJ,TEK NE KA VDEKUR SPAK,GJKKO TË KAPUR PREJ TIJ 1992..
..DREJTËSIA NUK DUHEJ TA LEJONTE PAS NON GRATËS TË RIKTHEHEJ NË PD(OPOZITË)DUKE I DHËNË VULËN E LOGON E PD..!
.. PASI Ky ishte edhe qëllimi Amerikës..!
8.R.RAMA NËSE TËRHIQET NË KËTO KUSHTE,FITON PËRSËRI MË SHUMË.!
9.RAMA NUK BËN ASGJË PA PYETUR SHBA,BE.!
10.BUDOLLEJT TË SHETISIN NË BULEVARD SA TË DUANË ..NDËRSA TË MËNÇMIT DO TË SHKOJNË NË PLAZH..PËR TU TAKUAR NË SHTATOR..!
– EL News Albania
-FLM A.DUKA,DITA
Eshte e deshperuar perpjekja per te lidhur BErishen me Kumbarin e Narkoregjimit, tashme te certifikuar, ne Shqiperi, Edi Ramen. Po aq te deshperuara sa c’jane klithmat e ndoca bashibozukeve neo-marksiste, qe paguhen nga borderote e zuzarit te bursave nderkombetare, miliarderit qe financon ultra te majtet (!!!) kudo ne bote, kancerit te demokracive liberale, Sorros: “Rama ne burg, Berisha ne burg” qe ne fakt jane vetem per BErishen, por RAmen e fusin aty per ta kamufluar thirrjen e vertete. Nuk ka shenje barazimi mes Sali Berishes dhe monstres Rama; eshte identike ne thelb si te krahasosh nje murg a eremit me nje sarhosh, drogaxhi e kumarxhi te pashprese. Nuk eshte akuzuar ASNJEHERE Sali BErisha per ndonje shume parash, qe i paska diku; ASKUSH. Perkundrazi ky monstra qe sundon sot eshte akuzuar nga vete OSBE-ja ne raportin e saj konfidencial, se ka pasuri 200 milione dollare ne Offshore… kur ka qene ne Opozite! Imagjinoni tani qe ka 13 vite Kryeminister!!! Ka 6 vite, qe nga denoncimi ne SPAK i kriminelit BAlla, qe Sali BErishes i eshte bere vetting per 35 vitet ne politike; vetting si askujt tjeter ne politiken shqiptare; atij dhe gjihte familjareve te tij; nuk kane le gje pa rremuar, institucion, shteteror a privat, zyra, sirtare, shkresa, banka brenda dhe jashte dhe NUK i kane gjetur as edhe nje qindarke te vetme! E ta mendosh qe vettingun ia kane bere ata qe do te donin me cdo kusht ta plasnin ne burg. Ia nxoren bojen Kryehajdutit te Tiranes, Veliajt, me breeket 1 milion eruoshe te se shoqes, ashtu edhe Ahmetajt, po te kishin mundesi njeqind fish do ja kishin nxjerre bojen Doktorit, por nuk kane gjetur asgje. ASGJE. Kurse monstra RAma jeton si sheik e shkuar sheikut…..
Jo more zoterinj, kot lodheni. Keto jane fakte kaq kokeforta, sa eshte thjeshte e pamundur te besh sikur nuk i shkon.
Ke t drejte
Rama eshte më keq se Saliu
Më vjen keq për Demon që beson tek protestat. Në protesta marrin pjesë kuajt, gomerët, hienat, qentë e llojeve të ndryshme, gjarpërinjtë, pulat, gjelat, minjtë, fluturat, akrepat, macet, pëllumbat, krimbat, delet, ujqit, dhelprat, gallofët që fluturojnë lart, etj..
Mitin e Sizifit e di ti o?
Po çfarë pyetje i bën një plaku 85 vjeçar me një këmbë e gjysëm në varr , o fjala me vënd , Dëgjojmë mua ti , po sidomos zagarët anti Ramë e anti demokraci . Mali i madh i demos dhe hajvanëve të tjerë ( protesta) , pas 25 ditësh , u mbars dhe polli një mi ( Goxhajn) . Protesta e atyre pjesëmarrësve që përmënd bukur ti një për një , po ja u them me siguri të plotë , NUK ZGJAT MË TEPËR SE EDHE NJË JAVË TJETËR .
Qindarkat e Saliut i gjen tek ato 19 kullat e klubit Partizani..Qindarkat them.Ato jane vetem qindarkat,se te trashat jane aq shume,sa i biri po ngre gratacielat me te larta ne ballkan.
Vendi ska alternativa tjera.
Ja një rast kur fjala me fënd flet fjalë me vend. Mirë koqelëpirësit e Doktor Gërdallës si ky Vilajet Qyrku dhe Vlora, po edhe Demo siç e kam thënë, është ndonjëherë më naiv se fëmijët dhe kujton se ç’fluturon hahet.
Artan Duka cfare faji ka Rama e Berisha kur shqiptar me ty ne krye nuk jane te zot me nxjerre nje parti seriose e normale me konkuru,edhe disa parti kur krijohen sjane gja tjeter por vetem mbetje PS PD. Se ka fajin sistemi por alternativa ne zgjedhje se po te kete nje alternative tjeter ska zog kurve qe jua vjedh votat shqiptarve,por kur shohin se nuk ka alternative tjeter nuk e vrasin mendjen e thone te fitoje kush te doje.Nderrim pushteti me revolucion nuk don kerkush sepse te tjere dalin ne proteste e te tjere dalin ne podium E pame me 1991 ku rinija studentore beri protestat e ne krye dolen ish komunistat qe ishin aty per te shuar protestat.Edhe sot shikoje se ne kry kane dale te gjithe ate qe qellimin e vetem kane te destabilizojne Shqiprine.
Kufizimi mandateve duhet te jete kerkesa themelore
Ulja e numrit deputeteve nen 100
Jo me minister dhe deputet
Mos te kete Imunitet njesoj si qytetaret e thjeshte
Ku jeton ky autor i ketij mentre postImi un qe llomotit per ‘demokraci,vote,zgjedhje…!?’te ne nje vend 35 Vjet pa’ shtet e e perendi ku 80 PERQIND e shqiptareve as VOTOJNE e as perfaqesohen dhe POPULLI ne ARRATI zevendesuar nga Tere racat e Botes,muxhahedine,xhihadiste Hajdare koqeVare me pasaporta shqiptare blere me Flori!?
Te jesh i sigurt o Dashi qe ke per te ikur nga kjo bote para demos .
https://lapsi.al/edi-rama-e-shtoi-pasurine-me-143-milione-leke-ne-2025-linda-rama-me-apartament-te-ri-190-milion-leke-i1088632
Po këtu është për të vënë duart në kokë e për të uluritur ditë natë ! Po çfarë shteti kanë bërë këta more ! Po si mundet që të sekuestrohet vera e shtrenjtë 1 milion e gjysëm euro, e gjatë natës të zhduket në mes të Tiranës !!! Ja kjo është “thembra e Akilit” e pastaj…
Po me sekuestrimet e tjera kushedi ç’bëhet…
Edhe pastaj të vajtosh e të gajasesh njëherësh.
Tmerr
1. “EDI RAMA O TRADHTAR JEP DOREHEQJEN SA MË PARË”!
2. “SHQIPNIA E SHQIPTARËVE VDEKJE TRADHTARËVE”!
3. “O ERJON O LEGEN PRITE RAMËN SE PO VJEN”!
4. “DIASPORA ËSHTË SHQIPNIA”
5: “RAMA BURG – BERISHA BURG”!
6.. “VDEKJE TRADHTARËVE-BURG PADRONAZHISTAT”
7. “TË ROJË SHQIPNIA”
PARRULLA: “REVOLUCION-SPAK DËNO RAMËN EDHE SALËN”!
Sheshi, Muti dhe Leshi.
Të ikë Kaka dhe të vijnë ca mutra të tjerë të rinj.
Pika idiotëve që besojnë se ndryshon gjë.