Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj dy ditë më parë me urdhër në SPAK.
Përmes një mesazhi të gjatë në X, Rama përgënjeshtron mediat që nxorën lajmin se kryeministri do të shkonte në paraburgimin e Durrësit për të takuar Veliajn.
Rama shprehet se beteja ligjore e Veliajt përballë drejtësisë është vetëm e tija dhe e avokatëve të tij dhe jo e Partisë Socialiste.
“Dje morëm letrën e Presidencës Polake të BE, për çeljen e grupkapitullit 3 të negociatave ndërkohë që në 29 janar kemi marrë letrën për çeljen e grupkapitullit 2, pra për hapjen e dy dyerve të tjera në korridorin drejt sallës së madhe të familjes së bashkuar europiane. Sa mbarova fjalën live këtu në kryeministri, ku me ekipin kombëtar të negociatave po prezantojmë edhe për publikun modelin e Inteligjencës Artificiale, i cili sapo ka hyrë në funksion me orë të plota pas testimeve të suksesshme. Ndërkohë këneta politiko-mediatike paska hapur lajmin e rremë se qenkam nisur të takoj Erionin në Durrës dhe qenkan rreshtuar edhe gazetarët atje. O llum i madh që e mbytët këtë milet me jashtënxjerrjet e shpirtit të kalbur dhe që e vetmja punë që dini është të nxirrni tërë ditën tituj të ndyrë nga goja juaj apo të shtrembëruar e të nxjerrë nga konteksti kur m’i vini në gojën time, e pastaj t’i komentoni në udhëkryqet e rrugaçërive tuaja të natës! Erioni është në paraburgim dhe më pëlqen a s’më pëlqen mua se si u trajtua rasti i tij, unë nuk jam ju, nuk jam as si ju dhe as si bufi i kënetës tuaj të kuakuakuave. Beteja ligjore e Erionit është beteja e tij dhe e avokatëve të tij, jo e imja dhe e Partisë Socialiste. Kur them duhet një drejtësi që lufton korrupsionin dhe garanton standardet demokratike, unë them ate që besoj e as më shkon mendja të bëj teatër me vizita në burgje apo të bëhem palë në procesin e drejtësisë në çfarëdolloj forme. Sepse unë s’jam këneta dhe Zoti nuk më ka dënuar me zhubrazhgarravitje të surratit, duke më imponuar rolin e bufit të kënetës për të larë haqet e një jete të mbrapshtë publike! Dhe siç po e sheh në kanale e portale tërë Shqipëria unë jo SPAKUN që nuk e kontrolloj përderisa kam udhëhequr luftën për krijimin e tij si flamur pavarësie në territorin deri dje komplet të pushtuar të drejtësisë, po as nuk kontrolloj një media të vetme. Po e dini pse? Sepse them atë që bëj dhe bëj atë që them, si udhëheqësi i forcës më të madhe politike të shqiptarëve që duroj tash sa vite llumin tuaj mbi veten e familjen time, vetëm e vetëm se kam marrë përsipër ta çoj me se s’bën Shqipërinë njëherë e mirë përtej kënetës suaj 100 e kusur vjeçare, duke e ulur si zonjë në tryezën e Familjes së Bashkuar Europiane”, shkroi Rama në X.
j.l./ dita

Ia del dot me fjalë këtij llapaqeni k/minister ?!
Kurrë jo !
Nuk lodhet së lehuri, është një Berishë i llojit të vetë . Këtë radhë doli lakuriq , është prekur në kallo , iu hap punë per mandatin e radhës për të cilin ka hedhur e lëpirë aq shumë gëlbaza , nderi dhe dinjiteti janë të huaja për të . Edhe më idioti , më falni, desha të thosha më miopi , besoj e ka kuptuar ç’alabak kemi në krye të vendit !
Diktatoret—Hitleri , Enveri , Mehmeti , Çerçilli , de Goli , Stalini etj etj etj etj kanë patur 99 të këqija , por ama kanë patur një të mirë – nuk ishin vjedhës .
Demokratët tanë dhe jo vetëm tanët, kanë 99 të mira , por kanë një të keqe , të keqe të madhe – janë hajdutë !
Për të pastruar haurët tanë aq të qelbur , kemi nevojë per një neodiktaturë , të paktën per nja 5 vjet , ndryshe ky vënd ka marrë fund …….
Para nje muaji populli e shikonte SPAKUN si Hero Kombetar. Nuk reshten hartimet neper gazeta, nga analiste te “nderuar” duke i thurrur lavde Altin Dumanit.
Zotrote rrihje gjoksin e thoje, SPAKUN e krijoi PS, dmth Rama.
Dhe na dilje i perkore me vlerat e tua antikorrupsion.
Se dardhat i hane dardharet, qe i ke mbledhur me kujdes zotrote, perreth vetes, si trim i “mire” me shoke shume, qe je
Po derdellitjet se nuk hyn ne punet e SPAK, dhe se beteja e Veliajt nuk eshte beteja jote, dhe as e Partise SociaPiSte sikur na dalin kunder faktit qe tere larot e PiSave protestuan kunder SPAK per Veliajn
Ti ishe ai Horri qe shkove e mblodhe Bashkine e Tiranes, dhe e nise per protesta.
Mos bej djalin e mire, o horr i ndyre i Vucicit. O horr i Grenellit. O horr i Micotaqit. O horr i Ivankes.
Se e dime kush je, dhe sa te vlen lekura, o PiS i Venecias
Ate fare Lali nuk kam nevoje ta takoj,
kam plot zarbo tjere qe atje te ai ti coj,
nje mesazh ti japin qe shume mos ligjeroje,
ne do te mos jeta ne burg e gjithe ti shkoje,
per hater te partise dhe Rilindjes se vertete,
le ti beje se s’behet nami burg nja 10 vjete,
ashtu si Tahiri gojen mbyllur ta mbaje,
ndryshe me fort hurin ne bythe do haje.
nuk e mbaja une dot me gjate ate Lalin prane,
se fronit tim i kish vene syrin – keshtu me thane!
Forca Edi je e vetmja shprese per kete vend, hiqja mallkimin qe i ka dhene Berisha shqiperise, leri zagaret e portaleve dhe studiove te lehin, vaxhdo se fitoren e je te sigurte
Kam bindje se edhe per Edin do te jete e afert dita qe te strehohet ne Durres me Erionin e dashur.
Edi sot paradite prezantoi AI,IAne e mrekullive me barsaleta pazari.Na tha qe Albania ne Bote fillon me A dhe sa eshte bere Edi kryeminister,ze vendin e pare ne tryezat e Salles se Madhe te Familjes Europjane.Ne Shqiperi fillon me Sh,andej nga fundi Alfabetit,,Sh sh sh sharra,zhurme,shume zhurme ,qe i gervin veshet ketij,.Se kete Bota e vlereson,por nuk e duan ne Lagje.
Po more demo , nuk e duan në lagje . Gjej ti demo ndonjë politikan në Evropë , apo në vënde të tjera demokratike që të ketë fituar 11 palë zgjedhje dhe po përgatitet për të rrumbullakosur 12 palë në maj . Ngaqë nuk të duan fiton , apo e kundërta ? Mund të themi p.sh. që Albin Kurtin në Kosovë nuk e duan 60% e njerëzve , derisa fiton vetëm 40% , po jo Edi Ramën në Shqipëri që ka fituar gjithmonë me 50-55% .
Me vjen keq qe Partia Socialiste nuk u tund dhembet .shumices se personave qe shkaterruan Shqiperine .Sala me shoke vrau , shkaterroi Shqiperine , ndau armet qe mezor po mblidhen , e llomotisin tere diten e bejne akoma demostrime e mitingje duke shkaterruar e plagosur policet e pafajshem ,e shqipetaret i mbajne kandilin funderrines se kombit ! Di qe gjate viteve te tija ne piushtet arsimi ishte 0 e diplomat iu moren me leke ,prandaj mbeten shume injorante qe duan allish verish e i vene prapa . U mungojne syte e mendja . Edi ka faj qe nuk ka shtuar mjeket e syve e mendjes qe shikojme cdo dite rrahje ne parlament , llomotitje nga burgu i hajduteve ne mitingje etj .
Eh Shqiperi e mjera Shqiperi
Sala me Injorantet po te fut ne hi !