Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Betohen 26 prokurorë të rinj dhe emërohen në katër qytete. Kreu i KLP: Mos na zhgënjeni
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Betohen 26 prokurorë të rinj dhe emërohen në katër qytete. Kreu i KLP: Mos na zhgënjeni
AktualitetKronike

Betohen 26 prokurorë të rinj dhe emërohen në katër qytete. Kreu i KLP: Mos na zhgënjeni

Published: July 12, 2023
Shpërndaje

Janë 26 prokurorë të rinj që do i shtohen sistemit të akuzës në Shqipëri. Ata u betuan në një ceremoni të organizuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Magjistratja Xhejsnila Hako, e emëruar në Durrës, foli në emër të kolegëve, kur tha se prokurorët e rinj, janë të vetëdijshëm për sfidat që i presin.

“Diku, diku do të përballemi me pengesa dhe trysni të pamerituara. Megjithatë për këtë secili është i vetëdijshëm. Do të tregoheshim të padrejtë me veten apo sakrificat tona nëse do të bënim kompromis në këmbim të sukseseve jo të dinjitetshme”, tha Xhejsnila Hako, prokurore në Durrës

- Publicitet -

Në këtë linjë, mesazhi i kreut të KLP-së Alfred Balla ishte i qartë duke i kërkuar që të mos i zhgënjejnë.

“Kam vetëm një porosi. Mos na zhgënjeni. Sytë i kemi tek ju” tha Balla.

Kryeprokurori Olsian Çela, duke iu referuar vendeve vakante të krijuara nga vettingu, tha se magjistratët e rinj po hyjnë në sistem në një moment të vështirë.

“Sistemi i drejtësisë është duke kaluar një fazë mjaft të vështirë dhe shumë komplekse dhe ju vini për fatin tuaj, ndoshta të keq, në një moment ku kontributi juaj do të jetë thelbësor në kapërcimin e situatës” tha Olsian Çela.

Ministri Ulsi Manja, apeloi që prokurorët e rinj përveç përfaqësimit të akuzës me dinjitet, ta kërkojnë drejtësinë edhe kur ajo finalizohet me pafajësi.

“Prokurori aq sa duhet të kujdeset për të mbledhur prova fajësie për autorin e veprës penale në emër të viktimave të krimit, po me të njëjtin kujdes duht të mbledhë prova që shfajësojnë të pandehurin nga akuza. Nuk ka asgjë më të rëndë nëse një i pafajshëm dënohet pa prova” tha Ulsi Manja.

Prokurorët e rinj janë emëruar në qytete si Durrësi, Korca, Gjirokastra dhe Fieri, ku institucionet e akuzës po përballen me mangësi disa vjeçare në staf si pasojë e shkarkimeve nga vettingu.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Vrasje me kallashnikov në Korçë, ekzekutohet 20-vjeçari, autori në arrati
  • STUDIMI: Rendi i lindjes së fëmijëve ka ndikim në 150 sëmundje
  • Situata e zjarreve në vend: 23 vatra në 24 orët e fundit, 2 mbeten në monitorim
  • Sherr mes të burgosurve në burgun e Fierit, plagosen dy të dënuar në dhomën e ajrimit
  • Kurti pas incidentit në Kuvend: Nëse gjuajtja me vezë është çmimi që duhet të paguaj për marrëveshjen, jam i lumtur ta bëj

Komentet e Fundit

  1. ANA on VIDEO: Sherr mes deputetëve në Kuvendin e Kosovës, deputetja e AAK gjuan me vezë drejt Kurtit
  2. Detari on Eric Wendt u konfirmua nga Senati, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: Do të mbështesë vizionin e Trump
  3. capi on Dy arsyet pse Spanja ka luksin të sfidojë hapur SHBA-në dhe Evropën
  4. Dashi on Eric Wendt u konfirmua nga Senati, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: Do të mbështesë vizionin e Trump
  5. Vizion shqiptari on Eric Wendt u konfirmua nga Senati, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: Do të mbështesë vizionin e Trump

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?