Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Biden e quan liderin kinez diktator, një ditë pas bisedimeve në Pekin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Biden e quan liderin kinez diktator, një ditë pas bisedimeve në Pekin
AktualitetBote

Biden e quan liderin kinez diktator, një ditë pas bisedimeve në Pekin

Published: June 21, 2023
Shpërndaje

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, e ka quajtur presidentin e Kinës, Xi Jinping, diktator, gjatë pjesëmarrjes në një ngjarje për mbledhje të fondeve në Kaliforni. Kjo deklaratë e presidentit amerikan vjen një ditë pasi sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, u takua me liderin kinez në Pekin për bisedime, që kishin për qëllim lehtësimin e tensioneve midis dy superfuqive të botës.

Xi tha se ishte bërë njëfarë progresi në Pekin, ndërsa Blinken shtoi se të dyja palët ishin të hapura për më shumë bisedime. Kina ende nuk i është përgjigjur komenteve të Bidenit. Biden, në mbledhjen e fondeve mbrëmjen e 20 qershorit, sipas kohës lokale, tha gjithashtu se Xi ishte vënë në siklet për incidentin e një balonë të dyshuar spiunazhi kineze, që ishte rrëzuar nga SHBA-ja.

“Arsyeja pse Xi Jinping u mërzit shumë, për sa i përket kur e rrëzova atë balonë me dy kuti plot me pajisje spiunazhi brenda, ishte se ai nuk e dinte se [balona] ishte aty”, tha Biden.

- Publicitet -

“Ky është një siklet i madh për diktatorët. Kur ata nuk e dinë se çfarë ka ndodhur”, shtoi presidenti i SHBA-së.

Vizita e Blinkenit në Pekin – e para nga një diplomat i lartë amerikan në pothuajse pesë vjet – rinisi komunikimin e nivelit të lartë midis dy vendeve. Si Biden, ashtu edhe Xi e përshëndetën takimin si një zhvillim të mirëpritur. Por, Blinken e bëri të qartë se mbeten dallime të mëdha midis dy vendeve.

Uashingtoni dhe Pekini kanë pasur mosmarrëveshje prej kohësh për një sërë çështjesh, duke përfshirë tregtinë, të drejtat e njeriut dhe Tajvanin. Por, marrëdhëniet janë përkeqësuar veçanërisht gjatë vitit të kaluar. Tani po që afrohen zgjedhjet në SHBA, tensionet me Kinën janë bërë një çështje politike. Disa senatorë republikanë e kanë kritikuar administratën e Bidenit se ka mbajtur qëndrim “të butë” ndaj Kinës.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Mblidhet Konferenca e Kryetarëve, rrëzohet kërkesa e opozitës për mocion me debat për skandalin në SHISH
  • Videot intime në rrjet, Policia kontakton kompozitorin: “Jam i shokuar, më kanë hakeruar”
  • Veliaj kundërshton Reformën Territoriale, letër Kuvendit: Konsultohuni me qytetarët
  • Nga falsifikimet në Seman te hektarët në Palasë, biznesmenit i sekuestrohen 2.6 mln euro pasuri dhe një “Bentley”
  • Shtyhet sërish gjyqi ndaj Ilir Metës, GJKKO gjobit me 5 mijë lekë avokatët dhe pezullon afatet e paraburgimit

Komentet e Fundit

  1. hila on A e bllokon SPAK-un dhe hetimet antikorrupsion drafti i ri i Qeverisë për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale?
  2. i persekutuar on Videot intime në rrjet, Policia kontakton kompozitorin: “Jam i shokuar, më kanë hakeruar”
  3. Vl on Videot intime në rrjet, Policia kontakton kompozitorin: “Jam i shokuar, më kanë hakeruar”
  4. B.Kopliku on Nga “Rama më kërkoi 20 përqind”, te leja për 4.5 hektarë beton: Pasioni i përbashkët për kullat që fshiu akuzat 19-vjeçare
  5. nastradini on Clint Williamson: Kosova nuk përgatiti publikun që vendimi ndaj Thaçit nuk ishte kundër UÇK-së

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?