Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Biden forcon marrëdhëniet e SHBA-ve me Izraelin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Biden forcon marrëdhëniet e SHBA-ve me Izraelin
AktualitetBote

Biden forcon marrëdhëniet e SHBA-ve me Izraelin

Published: July 19, 2023
Shpërndaje

Presidenti Joe Biden zhvilloi një takim në Shtëpinë e Bardhë me udhëheqësin e moderuar të Izraelit, presidentin Isaac Herzog, e dyta në harkun kohor të një viti. Ata biseduan për një gamë të gjerë çështjesh, përfshirë forcimin e lidhjeve të Rusisë me Iranin. Dy udhëheqësit diskutuan gjithashtu mbi normalizimin e mëtejshëm diplomatik me fqinjët e Izraelit dhe shqetësimet e Uashingtonit lidhur me përpjekjet e kryeministrit konservator për të bërë ndryshime në sistemin gjyqësor, si dhe zgjerimit të vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor

Kjo është vizita e dytë e presidentit izraelit Isaac Herzog në Shtëpinë e Bardhë në më pak se një vit, ndërsa Kryeministri Benjamin Netanyahu ende nuk e ka vizituar Zyrën Ovale të Presidentit Biden.

Të martën, të dy presidentët diskutuan bazat e asaj që zoti Biden e cilësoi si lidhjen e tyre të pathyeshme.

- Publicitet -

“Siç ia konfirmova dje Kryeministrit Netanyahu, angazhimi i Amerikës ndaj Izraelit është i hekurt. Jemi të përkushtuar që Irani të mos ketë kurrë armë bërthamore. Kështu që ne kemi shumë për të biseduar”, tha Presidenti Joe Biden.

Zoti Herzog i adresoi gjithashtu shqetësimet e Presidentit Biden lidhur me planet e Kryeministrit Netanyahu për të reformuar gjyqësorin izraelit, çka ka shkaktuar protesta masive ndërsa shumë izraelitë thonë se e çon vendin drejt autokracisë.

“Është një debat i nxehtë, por është gjithashtu një virtyt dhe një nderim për madhështinë e demokracisë izraelite. Më lejoni ta përsëris qartë, demokracia izraelite është e shëndoshë, e fortë dhe e qëndrueshme. Po kalojme momente dhimbje, debate të ashpra dhe sfiduese. Por unë me të vërtetë besoj zoti president, siç i kam thënë edhe popullit izraelit, se ne gjithmonë duhet të gjejmë një konsensus miqësor”, tha presidenti izraelit.

Zhvillimet po ndiqen nga miliona amerikanë që kanë lidhje me Izraelin.

“Jemi në solidaritet me protestuesit. Është shpresa më e mirë, më e madhe për Izraelin që të vazhdojë të lulëzojë si një demokraci gjithëpërfshirëse. Në këtë mes ka shumë çështje, që nga të drejat e grave e deri tek barazia LGBTQIA, tek të drejat e formave të ndryshme të shprehjes dhe grupe të tjera besimesh që kërkojnë që të drejtat e tyre të mbrohen në Izrael”, thotë rabini Jonah Pesner me Qendren e Veprimit Fetar të Judaizmit të Reformuar.

Grupet më konservatore hebraike nuk pajtohen. Disa republikanë po kërkojnë që Uashingtoni të qëndrojë jashtë çështjeve të Izraelit.

“Ajo që ka bërë administrata e Biden-it, mendoj se ka qenë e turpshme. Mënyra se si ata trajtojnë një aleat të fortë si Kryeministri Netanyahu ka qenë e turpshme. Përpjeka e tyre për ta shtyrë Izraelin në politika të gabuara, ka qenë e turpshme. Ka shumë zhvillime në Izrael, siç është reforma në drejtësi. Biden-i duhet të tërhiqet dhe ta lërë Izraelin ta qeverisë veten”, thotë Ron DeSantis, kandidat republikan për president.

Shtëpia e Bardhë tha këtë javë se Presidenti Biden do të takohet me Kryeministrin Netanyahu gjatë muajve të ardhshëm, por pa përmendur vendin dhe datën. Presidenti Herzog do të mbajë një fjalim në Kongresin amerikan.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Erion Veliaj kërkesë në Gjykatën e Lartë për përshpejtim të rigjykimit
  • Sekretari i NATO-s konfirmon Samitin në Tiranë, por jo kohën
  • “Ndaloni dhe vizitat”, Trump urdhëroi ndërprerjen e tregtisë me Spanjën, reagon Madridi
  • Nga Macron me syze të errëta te Rama me atlete të bardha, The Guardian publikon fotot pikante nga samiti i NATO-s
  • Shqipëria, destinacioni turistik më në modë i Evropës, por me çfarë kostoje?

Komentet e Fundit

  1. Ethem Lalaj on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  2. Aldrin on Gazeta italiane “Il Manifesto”: Shqipëria dhe kërcënimi nga neoliberalizmi urban
  3. Ethem Lalaj on Televizioni publik në Hungari, i lidhur me Orban, ndërpret transmetimin me këtë mesazh
  4. ILIR on LETËR E HAPUR
  5. MERO on VIDEO: Rutte i tregon me gisht Trump atletet e Ramës, ja si reagon Presidenti amerikan

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?