Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Kaq shumë dëshiron ta shpopullosh këtë vend?” Postimi i dy këngëtarëve të njohur për Ramën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > “Kaq shumë dëshiron ta shpopullosh këtë vend?” Postimi i dy këngëtarëve të njohur për Ramën
AnalizaKulture

“Kaq shumë dëshiron ta shpopullosh këtë vend?” Postimi i dy këngëtarëve të njohur për Ramën

Published: August 9, 2026
Shpërndaje

Vendimi i qeverisë për të kufizuar edhe më ndjeshëm muzikën në lokalet e natës dhe ambientet turistike ka shkaktuar reagime të forta nga bizneset dhe komuniteti i artistëve, të cilët e konsiderojnë masën një goditje të re për sektorin e argëtimit dhe turizmit.

Sipas vendimit të ri për menaxhimin e zhurmave, muzika në lokale do të jetë subjekt i monitorimit me matje decibelësh, ndërsa niveli i lejuar është përcaktuar në 45 decibel. Artistët pretendojnë se ky kufizim e bën praktikisht të pamundur zhvillimin e performancave live.

Këngëtari Endri Prifti ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama, duke kundërshtuar politikat e reja për muzikën në ambiente publike.

- Publicitet -

“O Rama, ku e ke parë këtë? Ia nxive jetën këtij populli, ia bëre skëterrë. Kaq shumë do ta shpopullosh këtë vend? Po dëmton turizmin!”, është shprehur ai.

Edhe vëllai i tij, këngëtari Stefi Prifti, ka kundërshtuar vendimin, duke thënë se artistët kishin shpresuar për një zgjatje të orarit të muzikës gjatë sezonit veror, në përputhje me praktikat e vendeve fqinje.

“Ekzistonte një fije shprese se mund të shtyhej pak orari i mbrëmjeve muzikore, sidomos në sezonin e verës. Por thjesht ka qenë iluzion”, shkroi ai.

Sipas Stefi Priftit, kufizimi i nivelit të zërit në 45 decibel e bën thuajse të pamundur muzikën live. “Me nivelin 45 decibel nuk mund të interpretohet live. Është e pamundur”, deklaroi ai, duke shtuar se vendimi prek jo vetëm këngëtarët dhe instrumentistët, por edhe bizneset që investojnë në aktivitetet muzikore.

Artistët argumentojnë se periudha e verës është një nga pak momentet kur kanë mundësi më të mëdha punësimi, pasi sezoni turistik sjell më shumë aktivitete në lokale, hotele dhe zona bregdetare.

“Janë vetëm 35-40 ditë ku ekziston kjo mundësi, nga 15 korriku deri më 20 gusht. Tani po e bëni thuajse të pamundur aktivitetin tonë”, u shpreh Prifti. Kritikat ndaj vendimit lidhen edhe me ndikimin e mundshëm në turizëm, ku sipas artistëve, muzika dhe aktivitetet kulturore janë pjesë e rëndësishme e ofertës për turistët.

Ata i kanë kërkuar qeverisë dhe institucioneve përgjegjëse që ta rishikojnë masën, duke argumentuar se kufizimet e reja rrezikojnë të dëmtojnë një sektor ku punojnë mijëra artistë dhe biznese.

“Mos e paralizoni edhe atë pak gëzim që njerëzit marrin duke konsumuar diçka dhe duke dëgjuar muzikë. Njerëzit kanë nevojë të këndojnë, të kërcejnë dhe të argëtohen në ditët e pushimeve”, është shprehur Stefi Prifti.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
26 Comments
  • Mara emigrante ne Itali . says:
    August 9, 2026 at 9:56 am

    O te mjere a e doni Shqiperine si gjith Europa ? Ne europe mbas ores 24 nuk ka me Muzio nate , sipas ligjit , perse ju doni ti shkelni keto ligje ne Shqiperi ? Jeni ju me kerkesat tuaja per rumpall qe po largoni njerezit .

    Reply
  • Hu says:
    August 9, 2026 at 9:59 am

    Keto decibelet kush punonjes bashkije e polic i mbat!)

    Reply
  • Humoristi says:
    August 9, 2026 at 10:00 am

    Keto decibelet kush punonjes bashkije e polic i mbat!)

    Reply
    • Besnik says:
      August 9, 2026 at 1:13 pm

      Ikni mor kara!

      Reply
    • Leta says:
      August 10, 2026 at 5:29 am

      Jo ne Itali,por ne asnje vend te botes nuk ka muzike nate jashte mbas ores 24.Eshte ligj,denohesh.

      Reply
  • Fjala says:
    August 9, 2026 at 10:27 am

    Ekonomi tregu: njerii do te béjé qejf dhe te marre para, tjetrin do te punojne dhe te flere gjume e te qetesohet se neser do shkojne prape ne pune. Cilin do vlersojme si prioritét ?! Thuhet se liria îme pushon se qenuri kur prek lirine e tjetrit. Qeveria eshte gjykata se vendos balance, ndaj e ka zgiedhe populli.

    Reply
    • Dashi says:
      August 9, 2026 at 11:39 am

      Aq i kanë pëlqyer Ditës fjalët e karafilit Endri Prifti dhe vëllait të tij për boshatisjen e Shqipërisë , sa i ka vënë si titull të artikullit . Mos harojmë , që ai është dhëndër i News 24 .
      Në të gjitha lokalet e natës në Evropë , verë apo dimër qoftë , pas orës 24 të natës , ka kufizim të muzikës dhe zhurmave të tjera . Jo të gjithë njerzit kanë dëshirë të argëtohen me muzikë deri në mëngjez .

      Reply
      • Durrësi says:
        August 9, 2026 at 4:42 pm

        Dashi, çdo kush eshte i lidhur diku me ndonje. Bota kështu eshte. Ja kështu si ti, si jashqitje shqiptare je i lidhur me Ramutin kucovllehun e keq(te me falin vellehet e mire). Ai t’i siguron edhe drogatë.

        Reply
      • Ariu says:
        August 10, 2026 at 1:47 am

        Vellezerit pederaste korcare.

        Reply
  • Max says:
    August 9, 2026 at 10:49 am

    Në një vend demokratik,muzika nuk ndëgjohet jashtë shëpis ose lokalit .Kjo ndotja akustike ndodhë vetëm në Ballkan dhe veçanërisht në Shqipëri.

    Reply
  • Anonymous says:
    August 9, 2026 at 11:16 am

    O rrotat e arrit kush te le ne europe teshklesh ligjet e vendosura me kushtetuten e vendit

    Reply
  • Idiotët says:
    August 9, 2026 at 12:23 pm

    Dy idiotë në një derë. kanë hallin e parave që humbin.

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    August 9, 2026 at 12:43 pm

    Më vjen keq që DITA boton lajme të tilla të HULIGANVE TË PANJOHUR & JO ARTISTVE TË VËRTET.
    NUK ËSHTË QËLLIMI VETËM I MUZIKËS,POR SESI KM E.RAMA TË IKI PSE NDALON MUZIKËN SHURDHUESE NË TERITORIN E TË GJITHVE.
    NDAJ PO I BJE SHKURT:
    1.NË ORA 24,00 TË MBYLLET MIZIKA QË SHQETSON SHUMICËN E POPULLIT.
    2.EDHE RRUGORËT PROTESTUES NË ORËN 24,00 TË SHKOJNË NË SHTËPI,NDRYSHE POLICIA E SHTETIT TU TREGOJË VËNDIN,PASI POPULLI PO DURON SHUMË.
    3.EC PËRPARA E.RAMA DERI 2037.

    Reply
  • Keta jemi ky eshte niveli says:
    August 9, 2026 at 1:31 pm

    Late namin topa topa me keto lajme…..

    Reply
    • XHUZEPE VERDI says:
      August 9, 2026 at 3:35 pm

      ” O Rama, ku e ke parë këtë? Ia nxive jetën këtij populli, ia bëre skëterrë. Kaq shumë do ta shpopullosh këtë vend? Po dëmton turizmin!”, është shprehur ai.
      Tani paska ardhur puna qe te gjithe shqiptaret t’ia nenshtrojne jeten dhe jetesen e tyre nje grushti horrash biznesmene, kengetare tallavaje dhe me the e te thashe. Pra, sipas ketyre dy fare burrash, vetem pse keta duan te shtojne milionat ne xhepat e tyre, duhet qe qindra mijera shqiptare te prishin rehatine dhe pushimet e tyre dhe te mos flene gjume apo te mos shkojne te nesermen ne pune vetem per hir te ketyre dordoleceve. Pa lere, lere pastaj kur duan te te japin mend kur thone: ” Ku e ke pare kete ti ? “. O bythecë ! Ne SHBA, Kanada apo Evropen Perendimore askush nuk lejohet te beje zhurme dhe t’iu prishe qetesine te tjereve. Muzika behet ne lokale teresisht te izoluar ( sa i perket zhurmes ) nga ambientet jashte. Ju dini te kendoni, si gjeli mbi pleh, por na e kurseni dhenien e mendjeve qe juve ju mungon.

      Reply
  • demo says:
    August 9, 2026 at 6:06 pm

    Ne nje gjatesi 100 m kam 7 lokale poshte pallatit.Keta merrnin nje sharabajge rrugesh qe kendonte neper dasma dhe pernate vlonte tam tamja deri ne mengjes.U ankuam si pallat,flmnd policise,qe e mbylli dhe zhurmat degjohen vetem brenda lokalit.Juve vellezerit,para keni grumbulluar plot,paguani stadiumin dhe mblidhni tallavadashesit ne stadium,si bejne bota..Une dua terezine time.

    Reply
  • Keta jemi ky eshte niveli says:
    August 9, 2026 at 9:53 pm

    Me lene per te desheruar fjalet e Endrit ne mos gaboj….. pavaresisht se dhe une jam per mos mbyllje totale te muzikes, sic ndodh ne Vlore psh, pas ores 24…. Do te doja te vazhdonte muzika me ton me te ulet, sepse ka shume qe duan te argetohen edhe pas kesaj ore, eshte llogjike, nuk mund te kete argetim me urdher apo limite absurde te vendosura nga burokrate (mos te them fshatare) ne nje fare moshe. Rinia ka te drejtat e saj.

    Reply
    • Km says:
      August 10, 2026 at 10:52 am

      Ah mor demo, sa e lumtur ka qene Shqiperia me ardhjen e Saliut tend te madherishem, dy here ne krye te vendit. Edhe pa buke na la, Vrau e shkaterroi, por ishim te lumturuar. Mbush vendin me te vrare, por per ty eshte I madherishem. I vertetuar si agent i UDB d e ty eshte paiot I madh.Ndesa KY Edi, na vrau me muzike, I poshtri.

      Reply
  • demo says:
    August 10, 2026 at 12:11 am

    Eshte nje shqetesim,qe po merr permasa mbytese ne Protesten 70 ditore.Se pari une perkrah pa rezerva kete popull te Protestes,qe thyen vargojt e Roberise 14 vjecare Ediramiste,Ja thyen bazamentin e Pushtetit absolut.
    Protesten po e MONOPOLIZOJNE disa ronxho bonxho dallkauke,,inmjorante,rrugace,,,ashtu si monopolizoi Levizjen studentore me ofshin 50 vjecar kunder Regjimit te bllokmeneve,Sali Berisha me grupin e gangsterrave. tropojane Azem Hajdari,Izet Haxhia,Sali Lusha.
    Njejte po veprojne grupi i Dritan Goxhaj,Genc Progni,Arben Kola,,Eshte nje koke sapllake pa emer,qe ka privatizuar mikrofonin dhe pas cdo folesi kendon:Rama jepe dorheqjen.etj etj.Para dy javesh shpreha mendimin qe protesta te clirohet nga ky grup banditesh.Te blejne nje Qender Zeri ne sherbim te qytetareve.
    Keta po largojne nga protesta Mendimin.Pengojne edhe me dhune Intel;ektuale te shquar te shprehin mendimin,Perspektiven,organizimin,,Idete,mTe Ardhmen.Keta po e mbysin Protesten.
    Kane perzene Intelektuale,me pervoja dhjetravjecare si kol.Hajro Limaj,Fatos Lubonja,Mithad Avari,Pedagoge dhe profesore si Klevis Muka,Evaristo Demiraj,.Lejojne ne Ato shkalklet e tyre te bojaxhinjve vetem hallexhinj,qe kane per te qare ndonje hall,,qe nuk ja zagjidh pushteti,.,
    Shporruni VRROMA.Protesta nuk eshte e juaja,.Eshte e popullit qe i ka ardhur aty ku s`mban nga nje klase politike hajdute dhe Antikombetare.

    Reply
    • Keta jemi ky eshte niveli says:
      August 10, 2026 at 10:13 am

      Kete rradhe jam me ty Demo, po kthehet protesta ne tallava, pa edukatesi dhe nje “diktature” e kamufluar e disa kokqypave qe nuk ngjallin asnje shprese per nje brez te ri ne politike …. forca dhe bukuria e fjaleve te asaj vajze vlonjate ne Zvernec i ka marre era me kohe…

      Reply
  • Keta jemi ky eshte niveli says:
    August 10, 2026 at 10:13 am

    Kete rradhe jam me ty Demo, po kthehet protesta ne tallava, pa edukatesi dhe nje “diktature” e kamufluar e disa kokqypave qe nuk ngjallin asnje shprese per nje brez te ri ne politike …. forca dhe bukuria e fjaleve te asaj vajze vlonjate ne Zvernec i ka marre era me kohe…

    Reply
  • Turni i Trete Zgjuar, Turni i pare ne Pune. says:
    August 10, 2026 at 11:21 am

    Kjo qeveri legenash dhe injorantesh kujtohet vetem ne fund te sezonit per te marre masa per ate te ashtuquajtur turizem, i cili eshte pa rregulla e pa ligje.
    Nuk jane vetem keta derimenet katundare te ardhur nga p.. e se jemes. Duam te ulerime – thote ky idioti kengekar..
    Plazhi i Durresit, Plazhi i Golemit dhe disa plazhe te tjera jane tashme njesi bashkiake dhe qendra banimi nga me te medhate ne Shqiperi. jane dhjetra e qindra pallate ne breg te detit ku banojne mijra qytetare. Ne katet e para ka nga nje bar apo restorant te cilet therrasin nga keta kengetaret live dhe cmendin dynjane. Si ka mundesi qe te lejosh muzike deri ne oren 24.00. Po njerezit do te ikin te nesermen ne pune. Por edhe ai turisti familjar qe ka ardhur per te pushuar ctaksirat ka te degjoje keto dy kurvat te ulerasin. Ne cilin vend turistik te botes mund te ulerasesh poshte ballkonit te qytetarit. Ketu nuk eshte ndare se ku mund dhe se ku lejohet te kendohet jashte zonave te banuara. Dhe kush do zhurme shkon atje.
    Ketyre decibeleve, ju qelbesira kengetare jua gjeni vendin se do ti paguani ata qe vijne per tju kontrolluar, por si do te shkoje ne pune te nesermen ai qe banon ne pallatin ku ju, bashke me qelbesirat ” biznesmene ” prishni qetesine publike dhe ky gomar Kryeminister, ne vend qe te mos i lejoje fare, na paska gjetur rroten, decibelin. Kafshe te ndyra te zbritura nga shpellat nuk mund te besh biznes poshte ballkonit te atij qe ka hequr nga goja, apo i ka rene kurrizi ne emigracion.
    Kryeminister haleja stop zhurmave ne qendrat e banuara.

    Reply
  • demo says:
    August 10, 2026 at 11:49 am

    Km,@ballist,fashist,nazist edhe socialist me kane thene,,por saliu tend, nga ty po e degjoj.

    Reply
    • Dashi says:
      August 10, 2026 at 3:13 pm

      Çfardo që të kanë thënë e do të të thonë o demo , të gjitha i meriton , se nuk le hale pa trazuar . Të është fiksuar në tru , sikur bota mezi pret mendimin tënd dhe shfrytëzon kohën sikur të ishe në detyrë të përditshme me kontratë pune edhe pse në fund të muajit gjithmonë 250 euro pension merr . Megjithatë punon pa pushim çdo ditë , sikur të merrnje 2500 euro . E kuptoj që , një pensionist që shkruan komente pa pushim , e bën edhe për passatempo të themi , po ti je kaq i përkushtuar , sa kushedi se sa herë ke haruar të blesh bukën e qumështin për në shtëpi , se e ke mëndjen te komentet e Ditës .

      Reply
    • Saliu 3 says:
      August 11, 2026 at 5:32 am

      Epo të mungon KAR o Demo.

      Reply
  • !!? says:
    August 12, 2026 at 5:50 am

    Kanë të njëjtin hall edhe këngëtarët e muzikantët se kush do ti dëgjoj po të konsumoj me vendosmërin e një antishqiptari të përbetuar Edi Rama krimin e spastrimit etnik plotësisht. Ky krim i llahtarshëm, ëndërr e pa realizuar edhe nga Mllosheviçët serb edhe Zervat grekë, por po e realizon deri në fund Edi Rama në Shqipëri, do të sjell jo vetëm një kolaps demografik por edhe shpërbërjen e kombit në kope emigrantësh, dhe

    shkoni në Fjer , psh dhe do të shikoni në dyqanet e panumërt vetëm shitësit, asnjë blers, shkoni në tregun industrial kur dikur mezi kaloje nga moria e blersëve, sot shikon vetëm tregëtarët, as një blers. blersit kan marr arratin në emigracion të tmerruar edhe nga ngritja e çmimeve kur

    tregëtarët u bën pal me kusarin kombçfarosës Edi Rama kur hapi kutin e Pandorës së krimit të ngritjes së çmimeve se…….”Në Ukrainë bëhet luftë moreeee……” , kusari që vazhdon pa ndërprerje nga Edi Rama, tregëtarët e biznesmenët, të mëdhenjë e të vegjël, kusarër kombçfarosës edhe ata si kryekusari Rama sa herë që lind një vatër lufte si në Iran dhe

    kemi arritur në gjëndjen , dilemën e dy këngëtarëve se, po të përfundoj spastrimi etnik së shpejti në qoftë se në luftën për jetë a vdekje që po vazdon për më tepër se 2 muaj midis shqipëtarëve dhe kusarokratëve Edi Rama dhe Sali Berisha dhe kopeve të hajdutëve që u vijnë pas , që infiltërohen edhe në këtë faqe, do të fitojnë kusarokratët dhe do të përzihen në kurbet si hakmarrje edhe “sorrat e korbat” e protestës ,

    cilët do të vjedhin Edi Rama e Sali Berisha dhe biznesmenët dhe tregëtarët me taksat dhe çmimet e kusaris së llahtarshme, kush do të shijojn koncertet e vëllezërve Prifti dhe këngëtarëve të tjerë?

    Mos vërtet kusarokratët dhe vemjet e tyre kusarët biznesmenë dhe tregëtarët kombçfarosë, të mëdhenjë e të vegjël, do të realizojnë projektin e tyre kobzi që ka filluar pa kthim të ripopullimit me indianë, filipinas , indonezianë…….. me marrveshjet edhe të Edi Ramës me autoritetet e vëndeve përkatse si marrveshja para një muaji i ministreshës së harremit qeveritar, në mos gabohem Delina Ibrahimit me autoritetet indoneziane për të sjell 200 000 skllevër nga ky vënd në Shqipëri? Mos vërtet do të realizohen projektet e Edi Ramës që para disa mujësh , publikisht , paturpësisht, duke nxjer jargë kënaqsie prej antishqiptari, deklaronte suksesin e tij në projektin e ripopullimit, citoj, “filipinasit po vritën në rdhë për të aplikuar për të ardhur në Shqipëri….”

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Gjashtë “jo” që testojnë të ardhmen e LDK-së. Kriza në Prishtinë shkon përtej emrit të kandidatit për President
  • Çfarë fshihet pas dorëheqjes së Evis Salës?
  • 4iG dhe SpaceX nënshkruajnë marrëveshjen e parë në Europë për prezantimin e komunikimeve satelitore Starlink me pajisjet mobile
  • Rama shpjegon dorëheqjen e Evis Salës
  • Homazhet e Serbisë për vdekjen e Mlladiçit s’janë as të nderuara, as dinjitoze

Komentet e Fundit

  1. Dashi on Pasojat e përplasjes politike të Varshavës me Kievin po ndihen në rrugët e Polonisë
  2. demo on “Top sekret 2”, dokumenti që trazoi debatin fetar në Kosovë
  3. Socialpis i ndershëm... on Ministrja e Shëndetësisë jep dorëheqjen nga kabineti i Ramës, zëra se nuk pranoi të firmoste monopolizimin e ilaçeve
  4. Toni on VIDEO: Momenti kur dhunohet kamerieri nga pronarët e hotelit në Golem, i riu: Kërkova pagën
  5. sfilitje.com on Gruaja që tentoi të vriste Leninin më 1918

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?