Me rastin e festës së Pavarësisë, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden i ka dërguar një mesazh Presidentit shqiptar, Bajram Begaj.
Në mesazh thuhet se ky vit që shënon 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis vendeve tona është një partneritet që ka çuar përpara prosperitetin dypalësh, ka ndihmuar në ruajtjen e stabilitetit rajonal dhe ka forcuar sigurinë globale.
Bajden shkruan se si aleatë të NATO-s, vendet tona kanë bashkëpunuar për ta mbajtur Aleancën të fortë, të përgatitur dhe të vendosur.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë thekson bashkëpunimin në Këshillin e Sigurimit të OKB përballë luftës së padrejtë dhe të paprovokuar të Rusisë ndaj Ukrainës.
“Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, thuhet në mesazhin e Biden që thekson se pret thellimin e partneritetit duke përfshirë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, forcimin e sigurisë energjetike në të gjithë Evropën dhe forcimin e bashkëpunimit për sigurinë kibernetike.
Në mesazhin e Presidentit Biden, ndër të tjera, theksohet:
“Ky vit shënon 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis vendeve tona – një partneritet që ka çuar përpara prosperitetin dypalësh, ka ndihmuar në ruajtjen e stabilitetit rajonal dhe ka forcuar sigurinë globale. Si aleatë të NATO-s, vendet tona kanë bashkëpunuar gjithashtu për ta mbajtur Aleancën të fortë, të përgatitur dhe të vendosur. Dhe përballë luftës së padrejtë dhe të paprovokuar të Rusisë kundër Ukrainës, ne kemi punuar së bashku në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të mbështetur popullin ukrainas, duke e konsideruar Rusinë përgjegjëse për agresionin. Shqipëria vazhdon të jetë një lider humanitar, duke siguruar strehimin e përkohshëm të afganëve dhe grupeve të tjera vulnerabël”.
“Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ndërsa fillojmë shekullin e ardhshëm të marrëdhënieve tona dypalëshe, pres me padurim të thellojmë partneritetin tonë edhe më tej, duke përfshirë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, forcimin e sigurisë energjetike në të gjithë Evropën dhe forcimin e bashkëpunimit për sigurinë kibernetike”, shprehet Presidenti Biden në mesazhin e tij.
Thank you 🇺🇸 President Biden @POTUS for your message to Albania and Albanians on the occasion of 110th anniversary of our Independence Day. 🇦🇱 and 🇺🇸 are strategic partners and will continue close cooperation in the years to come to strengthen security, stability & prosperity.
— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) November 28, 2022

Presidenti Begaj eshte bedel lolo i Edvinit qe e ka babane Killer vrastar te Enverit qe vari ne litar Havzi Nelen kur Drejtesia e kishte lene te lire dhe ky krim monstruoz komunist nje vit para se te binte Muri i Berlinit dhe me pas Kristaqi i Edvinit e groposi viktimen poshte nje shtylle elektrike si nje xhelat komunist i vertete. Edi Rama kurre nuk ka kerkuar falje per krimet e familjareve te tij, njashtu sic nuk ka kerkuar falje per krimet e Partise se Enverit kur i trashegoi Partine e tij dhe ne kete kenveshtrim mbetet te pyesim politiken amerikane per Shqypnine enveriste: Po per 29 nentorin e Zi jugosllav qe solli Murtajen e Kuqe Bolshevike prape bedelin e Edvinit, Presidentin parashytist, Begaj do te urroje Presidenti amerikan?
Intelektuali,
Ke probleme dhe pa qartesi, drejtoju Londres.