Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Biden: Në kontakt me udhëheqësit për zbatimin e “çdo aspekti” të marrëveshjes për pengjet
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Biden: Në kontakt me udhëheqësit për zbatimin e “çdo aspekti” të marrëveshjes për pengjet
AktualitetBote

Biden: Në kontakt me udhëheqësit për zbatimin e “çdo aspekti” të marrëveshjes për pengjet

Published: November 25, 2023
Shpërndaje

Ndërsa hyri në fuqi armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit në Gazë, Presidenti amerikan Joe Biden tha të premten se lirimi i negociuar i pengjeve nga Hamasi dhe lirimi i të burgosurve nga Izraeli ishte “rezultat i diplomacisë së zgjeruar të Shteteve të Bashkuara”.

Presidenti tha se ai dhe ekipi i tij kanë punuar për javë të tëra për një pauzë në luftime, duke kërkuar lejimin e ndihmave humanitare në Gazë dhe lirimin e të rrëmbyerve nga Hamasi në Izrael më 7 tetor. Presidenti amerikan falenderoi Katarin, Egjiptin dhe Izraelin për marrëveshjen që mundësoi lirimin e disa prej personave që u morën peng nga Hamasi.

Presidenti Biden tha se lirimi i pengjeve është vetëm fillimi dhe se deri më tani procesi ka shkuar mirë. “Jam angazhuar me ekipin tim ndërsa fillojmë me ditët e para të zbatimit të kësaj marrëveshjeje”, deklaroi Presidenti Biden në një fjalim të shkurtër të mbajtur nga Nantucket, të shtetit Masaçusets.

- Publicitet -

Presidenti Biden tha se duhet të jemi mirënjohës për familjet që tashmë janë ribashkuar me njerëzit e tyre të dashur, në kuadrin e fazës së parë të marrëveshjes mes Izraelit dhe Hamasit. Presidenti Biden tha se pret që në ditët në vazhdim, dhjetëra persona të tjerë që mbahen peng do t’u rikthehen familjeve të tyre. Ai u zotua për dyfishimin e përpjekjeve për të arritur edhe lirimin e tyre.

“Të gjitha këto pengje kanë kaluar një situatë të tmerrshme dhe ky është fillimi i një rrugëtimi drejt shërimit të tyre. Arushët që mirëpresin këta fëmijë në spital, shërbejnë si një kujtesë për traumën që kanë kaluar këta fëmijë në një moshë shumë të re”, tha Presidenti Biden.

Presidenti Biden tha se Hamasi e bëri sulmin terrorist pikërisht sepse i frikësohet bashkëjetesës në paqe mes izraelitëve dhe palestinezëve.

“Ndërsa i hedhim sytë drejt së ardhmes, duhet t’i japim fund ciklit të dhunës në Lindjen e Mesme. Duhet ta shtojmë vendosmërinë tonë për një zgjidhje me dy shtete, ku izraelitët dhe palestinezët mund të jetojnë një ditë krah për krah, sipas një zgjidhjeje me dy shtete, me nivel të barabartë lirie dhe dinjiteti”, tha Presidenti Biden.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Trump pret Zelenskyn, takimi në Uashington më 28 korrik, Ukraina rikthehet në fokusin e SHBA
  • VIDEO: “Ai nuk do as njeriun që ka vetë brenda, më vjen neveri kur e shoh në ekran…” Shkrimtari që ka një fëmijë autik flet për sjelljen e Ramës në rastin Bulku
  • Shkarkohet Prokurori i Përgjithshëm i Gjykatës Penale Ndërkombëtare, njeriu që kërkoi urdhërarrest për Netanyahun
  • VIDEO: Momenti kur Refit Buzi liron ish-bashkëshorten pasi e kishte marrë peng
  • Vuçiç u lë mesazh ushtarëve: Kosova është e jona dhe duhet mbrojtur

Komentet e Fundit

  1. Nato on VIDEO: “Ai nuk do as njeriun që ka vetë brenda, më vjen neveri kur e shoh në ekran…” Shkrimtari që ka një fëmijë autik flet për sjelljen e Ramës në rastin Bulku
  2. Nata on “Na morën vetëm se ishim aty”
  3. Lame Kodra on VIDEO: “Ai nuk do as njeriun që ka vetë brenda, më vjen neveri kur e shoh në ekran…” Shkrimtari që ka një fëmijë autik flet për sjelljen e Ramës në rastin Bulku
  4. Pyet veten on VIDEO: “Ai nuk do as njeriun që ka vetë brenda, më vjen neveri kur e shoh në ekran…” Shkrimtari që ka një fëmijë autik flet për sjelljen e Ramës në rastin Bulku
  5. Claus on VIDEO: “Ai nuk do as njeriun që ka vetë brenda, më vjen neveri kur e shoh në ekran…” Shkrimtari që ka një fëmijë autik flet për sjelljen e Ramës në rastin Bulku

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?