Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Na morën vetëm se ishim aty”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > “Na morën vetëm se ishim aty”
KronikeLajmi i fundit

“Na morën vetëm se ishim aty”

Published: July 25, 2026
Shpërndaje

Nga Erisa Kryeziu

Protesta e paradites së 23 korrikut pranë Kuvendit përfundoi me shoqërimin e dhjetëra qytetarëve dhe aktivistëve në komisariatet e policisë. Edhe pse nisi paqësore, qytetarët u përballën me dhunë, ujë dhe sprej djegës nga ana e policisë.

Disa prej qytetarëve të shoqëruar u shprehën për Citizens.al se shoqërimi i tyre ishte i pa pritur, kur turma ishte shpërndare dhe përplasja me policinë kishte ndalur prej orësh.

- Publicitet -

Aktivisti Edison Lika u shpreh për Citizens.al se në momentin e ndërhyrjes së policisë, nuk ndodhej në protestë, por në lidhje të drejtpërdrejtë me televizionin News 24.

“Ndërkohë që unë isha live në News 24 nga krahu i korsisë së biçikletave, po shikoja se si policia po ndiqte një protestues buzë Lanës. Në atë moment unë thjesht kthej kamerën nga skena që po shihja dhe në njëfarë mënyrë denoncoj live këtë dhunë të paprecedentë të policisë së shtetit”, u shpreh Lika.

Ai tregon se shoqërimi në komisariat erdhi pa asnjë shpjegim.

“Në atë moment një grup policësh me uniforma po vinin përballë meje, ndërkohë që unë po flisja live në emision. Ndërkohë që shefi i Komisariatit nr.1, kalon para meje dhe më merr celularin dhe ju thotë atyre: merreni me vete këtë. Kjo ishte mënyra se si unë u arrestova, duke mos pasur fare lidhje me protestën sepse vendi në të cilin isha, ishte shumë larg protestës”, rrëfeu më tej Edison Lika për Citizens.al

Lika u shoqërua fillimisht në Komisariatin nr.1 dhe më pas në Komisariatin nr.4, ku qëndroi për rreth pesë orë para se të lirohej.

Ngjashëm e përshkruan shoqërimin edhe aktivistja e Lëvizjes bashkë, Mirela Ruko, e cila tregon se kishte lëvizur drejt hyrjes nga rruga e Elbasanit, pasi kishte marrë informacione se disa protestues po shoqëroheshin.

“Sa kemi shkuar atje kemi parë policinë, forcat Shqiponja të cilat janë afruar dhe kanë filluar direkt shoqërimet. Mendoj se ka qenë e pajustifkueshme sepse nuk kemi qenë duke bërë praktikisht asgjë, kemi qenë thjesht të pranishëm aty”, u shpreh Mirela Ruko për Citizens.al.

Në komisariat, sipas Rukos askush nuk ishte në gjendje ti shpjegonte se cili ishte veprimi i paligjshëm që kishte kryer.

“Ia kam bërë me dije policisë që shënonte në procesverbalet e tyre për veprime të dhunshme, por askush nuk ma përmendte dot se cili ishte veprimi im i dhunshëm. Të rezistoj dhe të jem e pranishme diku nuk është krim. Për sa kohë nuk është krim, nuk kam pasur asnjë shkelje të ligjit”, u shpreh Ruko.

Ilir Muzhaqi, një tjetër protestues ndohej pranë hyrjes së parkimit të Toptanit, ku bashkë me protestuesit e tjerë prisnin kalimin e makinave të deputetëve për ti hedhur vezë.

“Morëm vesh që janë duke dalë deputetët prej aty dhe morëm vezët në dorë për të goditur makinat. Në një moment, nuk e kisha mendjen dhe më kapën katër policë nga mbrapa”, u shpreh Muzhaqi për Citizens.al.

Sipas tij, shoqërimi ishte i dhunshëm, edhe pse ndaj policëve nuk kishte pasur asnjë tentativë dhune.

“Policët ishin të inatosur dhe shumë të dhunshëm. Më ulën kokën, shtrënguan duart, edhe sot më dhëmbin krahët akoma nga shtrëngimet e djeshme. Ne ishim shumë paqësorë, po mundoheshim të mos i preknim edhe policët me vezë, nuk po bënim as rezistencë”, u shpreh Ilir Muzhaqi.

“Na morën vetëm se ishim aty”

Më herët, Elsa Paja, aktiviste e angazhuar në protestë përmes artit të saj, u përpoq të ndalonte policinë për të arrestuar aktivistin Edison Lika. Më vonë, e gjeti veten të shoqëruar.

“Ne po ecnim paqësisht, kur policia ndërhyri brutalisht. Mua më rrëzuan dhe më përplasën, duke më lënë të plagosur në dorë. Nëna të moshuara u tërhoqën zvarrë, të rinj u dhunuan sikur të ishin kriminelë, ndërkohë që vetë këta të fundit e kanë marrë vendin në dorë”, tha Elsa Paja.

Për të, kjo sjellje e policisë së shtetit ndaj protestuesve paqësorë tregon se protesta është në anën e duhur.

“Ata mendojnë se do të na frikësojnë, por gabohen. Veçse na bëjnë edhe më të fortë, sepse na kujtojnë vazhdimisht se jemi në rrugën e duhur. Se nuk mund ta tolerojmë më këtë sistem. Çdo qytetar duhet të pozicionohet në anën e duhur të historisë. Dhe Revolucioni i Flamingove është ana e duhur”, u shpreh më tej Elsa Paja për Citizens.al.

Për Arnen Sulën, arrestimi ishte krejtësisht i rastësishëm. Ai ndodhej përballë xahmisë së Namazgjasë, pa kryer asnjë veprim kundër policisë.

“Na ra lapsi, nuk është se bëmë diçka për të kundërshtuar forcat e policisë apo akte dhune. Dukej sikur e kishin ndarë mendjen të arrestonin disa njerëz”, u shpreh Arnen Sula.

Ai veçon sjelljen e forcave “Shqiponja”, të cilat sipas tij përdorën gjuhë denigruese dhe ofendime të rënda gjatë transportit.

“Forcat Shqiponja kanë përdorur gjuhë denigruese gjatë shoqërimit. Kanë qenë totalisht jo korrektë dhe jo profesionalë. Kanë përdorur edhe ofendime të renda nga familjarët që ishte komplet e panevojshme se unë as nuk jam person që bëj dhunë dhe as nuk kisha ndërmend, dhe dukej qartë që nuk kisha ndërmend të bëja dhunë”, u shpreh Sula.

Të njëjtën gjë pohon edhe Emiljando Kitaj, një tjetër aktivist i shoqëruar nga policia.

“Më shtruan në tokë, më gjuajtën dhe pastaj më tërhoqën drejt makinës së policisë. Gjatë shoqërimit janë përdorur fjalorë nga më të ndyrë të mundshëm, duke përdorur sharje ndaj familjes sime që unë nuk e kuptoj se cfarë punë ka një polici e cila mbahet me taksat tona, me familje dhe me sharje të ndyra”, tha Emiljando Kitaj.

Në ndryshim nga qytetarët e tjerë, Carrie Ann Morgan, pjesëmarrëse në protestën e paradites, ishte duke ikur për në shtëpi ,ndërsa është shoqëruar nga policia.

“Më kanë kapur pa asnjë bazë. Unë po ikja në shtëpi në atë moment. Kjo për të theksuar faktin që kanë kapur njerëzit dje pa asnjë logjikë”, deklaroi Carrie Ann Morgan për Citizens.al.

Sipas saj, sjellja në komisariat ka qene e pranueshme, por nuk është informuar për procesin.

“Të drejtat bazike që duhet të kesh sikurse për tu informuar se për çfarë po të marrin dhe po të mbajnë dhe kontakti me avokatin apo me një të afërm dhe gjëra të tilla, nuk janë zbatuar”, tha Carrie Ann Morgan.

Sipas Policisë së Shtetit, nga protesta e 23 korrikut u shoqëruan 32 persona.

“Arrestohen në flagrancë 2 prej tyre, procedohen në gjendje të lirë 30 të tjerët. Gjatë tubimit u dëmtuan 6 punonjës policie”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

KShH: Konstatohen shkelje procedurale dhe kërkohet hetim

Shumë prej këtyre pretendimeve gjejnë pasqyrim edhe në monitorimin e kryer nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit në Komisariatin nr.1 dhe në Bllokun e Sigurisë “Mine Peza”.

Sipas organizatës, protestuesit e intervistuar deklaruan se janë shoqëruar ndërsa ndodheshin në trotuar, pa bllokuar qarkullimin, pa tentuar të çanin gardhin metalik dhe pa ushtruar dhunë ndaj efektivëve të policisë. Ata kanë pohuar se nuk janë informuar për arsyet e shoqërimit, janë prangosur gjatë transportit dhe disa prej tyre kanë pretenduar trajtim poshtërues.

KShH konstatoi se në regjistrat e komisariatit arsyet e shoqërimit ishin shënuar në mënyrë të përgjithshme, si “veprime të dhunshme” ose “veprime të kundërligjshme në protestë”, pa përcaktuar bazën konkrete ligjore, siç kërkon legjislacioni në fuqi. Organizata evidentoi gjithashtu paqartësi mbi statusin procedural të disa personave, të cilët herë trajtoheshin si të shoqëruar, herë si persona në hetim dhe më pas si të arrestuar në flagrancë.

Në dy raste, KShH vlerëson se arrestimet në flagrancë janë kryer pasi kishte përfunduar afati maksimal pesëorësh i shoqërimit, duke ngritur dyshime serioze mbi ligjshmërinë e procedurës.

Organizata evidentoi gjithashtu pretendime për përdorim të paparalajmëruar dhe joproporcional të sprajit me piper, ndërsa kërkon hetim të pavarur për të verifikuar nëse janë respektuar parimet e domosdoshmërisë dhe proporcionalitetit në përdorimin e forcës.

Një tjetër shqetësim i ngritur nga KShH lidhet me shoqërimin e gazetares së Citizens.al, Vjolanda Peca gjatë ushtrimit të detyrës.

“Edhe pse ajo i kishte komunikuar punonjësve të policisë se ishte gazetare dhe se bexha e saj ishte shkeputur nga rripi, teksa ishte e dukshme se mbante pajisje profesionale filmimi, ajo u shoqërua në Komisariat pa kryer një verifikim të kujdesshëm aty për aty për identitetin e saj, çka nuk do të kishte sjellë privimin e lirisë së saj”, thuhet në deklaratën e KShH-së.

KShH vlerëson gjithashtu se ndaj saj janë kryer veprime procedurale të papajtueshme me mbrojtjen ligjore të burimit të gazetarit.

Në përfundim, Komiteti Shqiptar i Helsinkit u bën thirrje Policisë së Shtetit, Autoritetit për Mbikëqyrjen Policore, Prokurorisë dhe Gjykatës së Tiranës të verifikojnë ligjshmërinë e çdo shoqërimi dhe arrestimi, të hetojnë në mënyrë të pavarur pretendimet për përdorim joproporcional të forcës dhe të garantojnë respektimin e të drejtave procedurale të protestuesve dhe gazetarëve.

Nga ana tjetër, organizata thekson se ka marrë informacion nga Komisariati nr.1 se pesë punonjës policie kanë mbetur të plagosur gjatë protestës dhe se po hetohen raste të përdorimit të lëndëve piroteknike ndaj tyre, duke ritheksuar se çdo akt dhune ndaj efektivëve të policisë është i papranueshëm dhe duhet të hetohet sipas ligjit.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Detari says:
    July 25, 2026 at 7:27 am

    Popull pa testosteron, “meshkuj” me ze femrash shoqerohen si dele nga grupe patronazishtes, prandaj tall trapin rama me ju.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Nga tjetërsimi i tokës te fundosja e godinave, hijet mbi investimet strategjike
  • Moti i kthjellët në të gjithë vendin, parashikimi për sot
  • VIDEO: Rama del në darkë vonë nga pjesa e pasme e Kryeministrisë, përballet me protestues që qëndronin ende në Bulevard
  • “Serumi” i lashtësisë!
  • Kush fiton nga pasiguria?

Komentet e Fundit

  1. Detari on “Na morën vetëm se ishim aty”
  2. Leo on BKH në banesën e biznesmenit të farmaceutikës, dyshime për korrupsion me familjarin e Ogerta Manastirliut
  3. Qytetari on Aritmetika e fshehur pas fjalëve
  4. Trapajane hesapi on Deputetja, thirrje banorëve: Kujdes, Paketa e Maleve, dredhi e re për tjetërsimin e tokave
  5. Oficeri i artilerise on BKH në banesën e biznesmenit të farmaceutikës, dyshime për korrupsion me familjarin e Ogerta Manastirliut

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?