Një banesë në Tiranë është përfshirë nga flakët e zjarrit. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ali Visha” në banesën e J.T.
Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale dhe asnjë të lënduar.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe shërbimet e zjarrfikëses, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
o.j/dita
