Teksa në 2022 dhe 2023 një pjesë e konsiderueshme e shqiptarëve zgjodhën gjithnjë e më shumë të largohen nga vendi, duke shënuar nivelet më të larta të emigracionit të pas pandemisë, në muajt e parë të këtij viti, tendenca është ngadalësuar.
Të dhënat e publikuara nga Eurostat bëjnë të ditur se në tre muajt e parë të këtij viti ka pasur gjithsej 2050 aplikime për azil nga shtetasit shqiptarë në një nga vendet e Bashkimit Europian.
Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë aplikimet kanë rënë me 24%, duke shënuar nivelin më të ulët që nga pandemia, ndërkohë që janë më pak sesa gjysma e të njëjtës periudhë të 2019-s.
Franca vijon të mbetet destinacioni kryesor ku shtetasit shqiptarë drejtohen për të kërkuar azil për shkak të lehtësive sociale që ofron, ndonëse ritmet po bien ndjeshëm.
Në tremujorin e parë kishte gjithsej 655 aplikime drejt këtij shteti, ose 32% e totalit. Por në raport me të njëjtë periudhë të një vit më parë, aplikimet në Francë kanë rënë me 38%.
E dyta vijon të mbetet Gjermania, me 485 aplikime (24% e totalit). Edhe drejt Gjermanisë është shënuar një rënie e fluksit të azilantëve me 22%.
Më të qëndrueshme janë kërkesat drejt Italisë, që u reduktuan me vetëm 5%. Në Itali kishte gjithsej 445 aplikime, ose 22% e totalit.

73 445 kërkesa për azil në mars 2024
Sipas Eurostat, Në mars 2024, 73,445 qytetarë jo të BE-së aplikuan për azil për herë të parë për mbrojtje ndërkombëtare në vendet e BE-së, një rënie prej 12 për qind krahasuar me marsin e vitit të kaluar (83,915).
Kishte gjithashtu 7,050 aplikime përsëritëse, që përfaqësonin një rënie prej 6 për qind krahasuar me marsin 2023.
Sirianët mbetën grupi më i madh i njerëzve që kërkonin azil (10,470 aplikantë për herë të parë). Të ndjekur nga afganët (5 735) dhe venezuelasit (5 440).
Gjermania (16 430), Italia (15 115), Spanja (13 255) dhe Franca (10 540) vazhduan të marrin numrin më të madh të aplikimeve për herë të parë për azil, duke përbërë 75% të të gjithë aplikimeve për herë të parë në Bashkimin Europian.
Në mars 2024, totali i BE-së i aplikimeve për herë të parë për azil ishte 16.4 për 100 mijë njerëz.
Krahasuar me popullsinë e çdo vendi të BE-së (më 1 janar 2023), normat më të larta të aplikimeve për herë të parë u regjistruan në Qipro (124.0) dhe Greqi (36.0).
Në mars të vitit 2024, 2,340 të mitur të pashoqëruar aplikuan për azil për herë të parë në BE, ku shumica vinin nga Siria (785) dhe Afganistani (325).
Vendet e BE-së që morën numrin më të madh të kërkesave për azil nga të miturit e pashoqëruar ishin Gjermania (920) dhe Holanda (455).

Kjo nuk quhet fitore por eshte nje gje alarmante per te kapur koken me te dy duart.
E kuptoni se c’do te thote kjo?
Kjo do te thote qe ne shqiperi jane duke shteruar forcat Vitale te punes ,moshat 22 – 40 vjec.
Kaq per momentin.
Kjo eshte nje fitore e PS e kryesuar nga Edi Rama dhe le ta shenoje ne fjalimin programmatic te kongresit te PS-se si arritje e qeverisjes.
Thoni qe futbollisti shqiptar shau maqedonasit.
Zj.dita qe te vleresosh shau dhe shfaqi dicka personale per qeverine maqedonase jane te kunderta.
Ju ne se jeni gazete serioze mund te publikoni ato qe shprehu ky futbollist.
Ju na jepni nje deklarate prej maqedonise.
Perse ne duhet te japin nje gjykim kur kemi vetem nje ane te gjykimit.
Gjykimi behet kur jane te dy anet.
Jane 50 kuota per ……pordhet e ministres se shendetesise qe do te mbuloje shqiperine.
Pra kjo tregon nje renje katastrofe te popullsise per te aritur kuotat qe ka UE per nje mjek te shendetit publik ne 1000 banore.
Kerkova disa te dhena nga INSTAt por te gjitha fushat dilni te bardha.
O popull shqiptar e di c’do te thote kjo?
Deshtimi komplet I qeverise Rama nga A -Z.
Zoteria kryeminister,kur eshte tralala,,per Hartime,per klownada cirku,per cfaqje teatrale,,Me mire te ndjeke Talentet e tij dhe te mos i behet barre ketij populli qe po vuan tash e 12 vjet,marrezite diletanteske te Edvin Rames.
Po ne ta kishim ditur,,aty i kishim Skender Sallakun,Gzim Krujen,Zef Deden,,shume me te afte si aktore,qe te na mbanin me gajret,,por edhe te Argetonin Samitet Nderkombetare. E SIGURTE,,NUK DO TE VIDHNIN SA KY.