Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ndalohen aktivistë dhe një gazetare, 11 protestues dhe 6 policë përfundojnë në spital
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Ndalohen aktivistë dhe një gazetare, 11 protestues dhe 6 policë përfundojnë në spital
AnalizaKronikeLajmi i fundit

Ndalohen aktivistë dhe një gazetare, 11 protestues dhe 6 policë përfundojnë në spital

Published: July 23, 2026
Shpërndaje

Në strukturat e shëndetit publik, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) dhe në Spitalin Universitar të Traumës (SUT), po marrin shërbim mjekësor gjithsej 17 pacientë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në QSUT janë paraqitur 10 protestues. Prej tyre, 3 pacientë kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe janë larguar nga spitali, sipas këshillës së mjekut.

Aktualisht, 4 pacientë po marrin trajtim në Urgjencën e QSUT-së, nën kujdesin e ekipit mjekësor, ndërsa 3 pacientë po trajtohen në shërbimin e Toksikologjisë. Të gjithë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

- Publicitet -

Në Spitalin Universitar të Traumës, po marrin shërbim mjekësor 6 efektivë policie dhe 1 protestues, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin trajtimin e nevojshëm nga ekipet mjekësore.

Policia shoqëron me forcë aktivistët dhe një gazetare 

Aktivisti Edison Lika ishte duke dhënë një intervistë live për televizionin Neës 24 pasditen e së enjtes, kur u rrethua nga një grup policësh, të cilët e shoqëruan atë duke e tërhequr zvarrë.

“O çuna mereni këtë. Merreni…, hopa…,” u filmua të thoshte një punonjës policie, pavarësisht se Lika, një ndër protestuesit më të zëshëm të lëvizjes së quajtur “Revolucioni i Flamingove”, nuk po kryente asnjë veprim të dhunshëm.

Një numër aktivistësh dhe një gazetare e Citizens.al u shoqëruan në rrethana të ngjashme pasditen e së enjtes, pas orësh të tëra tensioni mes forcave të policisë dhe protestuesve përballë Parlamentit të Shqipërisë.

Policia u përpoq të shpërndante protestën me spray me piper dhe ujë me presion, ndërkohë që protestuesit u kundërpërgjigjën duke goditur me vezë dhe domate makinat e deputetëve.

Citizens.al njoftoi se gazetarja e tyre, Vjolanda Peca u shoqërua për disa kohë në komisariat, ndërsa ishte duke ushtruar detyrën e saj në raportimin e protestës së zhvilluar sot para Kuvendit.

“Çdo ndërhyrje që cenon ushtrimin e lirë të profesionit përbën shqetësim serioz për lirinë e medias dhe të drejtën e publikut për t’u informuar,” deklaroi përmes një statusi redaksia e Citizens.al.

“Lëvizja Bashkë” denoncoi arrestimin e dhunshëm të protestuesve, mes të cilëve dhe aktivistët e kësaj lëvizjeje, Mirela Ruko, Emiljando Kita dhe Ylli Tarafuçi. Ndërkohë, u shoqëruan në polici aktivistët Arnen Sula, Elsa Paja dhe Dritan Goxhaj.

Burime zyrtare të Policisë i thanë BIRN gjatë një bisede telefonike të enjten, se deri në orët e pasdites ishin shoqëruar 7 persona të pranishëm në protestë. Por, sipas policisë, të dhënat nuk janë ende përfundimtare dhe se në vijim do të shpërndahej njoftim për shtyp.

Sipas të dhënave nga protesta dhe atyre të bëra publike, numri i protestuesve, aktivistëve dhe gazetarëve të shoqëruar, është më i lartë nga të dhënat paraprake të policisë.

Sulmet publike personale ndaj aktivistëve, gazetarëve dhe ndaj qytetarëve të cilët i janë bashkuar protestës antiqeveritare, solli të enjten reagimin e 31 organizatave të shoqërisë civile, media të pavarura dhe mbrojtësit e të drejtave të njeriut.

Qindra protestues u përplasën me forca të shumta policore në ditën e 54 të protestës që nisi kundër projektit të një resorti turistik në Zvërnec dhe u shndërrua në lëvizjen më të madhe qytetare që pas viteve ’90.

Protesta përpara parlamentit është pjesë e lëvizjes së njohur si “Revolucioni i Flamingove”, e cila u thirr për shkak se deputetët u mblodhën në seancën e fundit të sesionit.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • demo says:
    July 23, 2026 at 3:37 pm

    Perpara trima,me arme ne dore
    Nga Rrjolli gjer ne Vlore.
    Ta zhdukim kete horre.

    Reply
  • demo says:
    July 23, 2026 at 4:49 pm

    Protestues!Ju jeni dalezotet e Atdheut.Ju jeni ushtria shpetimtare,qe po lufton dhemb per dhemb me Perbindshin antrikombetar Edi Rama. Raporti konfidencial i BE perkrah protestuesit ne luftewn kunder Uzurpimeve tokezore,detare,ishullore,lagunore,malore te Edi Rames.Ky perbindesh nuk ngopet me trojet shqiptare.DHE DO HAJE!

    Reply
    • Mutdhënësi says:
      July 23, 2026 at 9:25 pm

      KOMENT I FSHIRE PER ARSYE ETIKE NGA MODERATORI

      Reply
      • K R says:
        July 24, 2026 at 6:42 am

        Pse e fshive o moderator
        Leji lexusit te kuptojn kush jan mbeshtetsit e Rames

        Injorant analfabet qe u mbeti muti dhe kari ne goj

        Reply
  • demo says:
    July 24, 2026 at 1:51 am

    Pamjet e rrahjes se Agron Shehajt pas deres Parlamentit nga Gardistet kane shkuar ne Parlamentin Evropian.Cfare beri?
    Eshte votuar nga 50 mije shqiptare per te derguar zerin e tyre ne Parlament.E denuat 1 muaj.Dje u mbush muaji,E rrahet e shqyet,e denigruat,,por mos kujtoni se do shpetroni.Agron labi neser nuk do te kete 50 mije vota,por 500 mije.

    Reply
    • Tellalli says:
      July 24, 2026 at 10:01 am

      Agron labi nesër nuk do të jetë as vetë në parlamentin e 2029 .

      Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kompania me ish-aksioner vëllain e Belind Këlliçit fiton 800 mijë euro tender nga Porti i Durrësit
  • Meloni i përgjigjet urimit të Ramës
  • Zjarri në Fier, ministri publikon pamjet: 55 efektivë dhe 2 helikopterë në terren
  • VIDEO: Pamje të frikshme me dron, si dukej Himara nën pushtetin e zjarrit shkatërrues
  • Dyshohen për zjarrin që përfshiu Himarën, Policia shoqëron dy persona të tjerë pas çobanit

Komentet e Fundit

  1. demo on Rama reagon për zjarret në Himarë: Nis vlerësimi i dëmeve, dëmshpërblim për të prekurit
  2. Mutdhënësi on Një ditë pas plumbave, Kryeministër Edi shpall ullishten e parë strategjike
  3. nje shqiptar on Një ditë pas plumbave, Kryeministër Edi shpall ullishten e parë strategjike
  4. MAKS on Sherri i biznesmenëve në Vlorë, Rama: Toka do shpronësohet, do kthehet në ullishte
  5. Ardi on Një ditë pas plumbave, Kryeministër Edi shpall ullishten e parë strategjike

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?