Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit bëri të ditur përmes faqes së Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri bilancin e procesit të vettingut gjatë pesë viteve që prej seancës së parë në shkurt 2018.
Duke iu referuar të dhënave të njoftimit prej fillimit të procesit nga rreth 800 magjistratë ndaj 432 prej tyre ka tashmë vendime që kanë marrë formë të prerë në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit apo edhe pasi ndaj tyre nuk ka pasur ankime. Nga këto 185 magjistratë janë konfirmuar në detyrë, 113 janë shkarkuar dhe 132 janë larguar përmes dorëheqjes apo formave të tjera.
ONM bën me dije se ndërkohë në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit deri në fund të nëntorit të këtij viti ishin përfunduar 583 çështje. Mandati i KPK ishte parashikuar të përfundonte këtë vit, por pas kërkesës së ONM mandati u shty edhe 2 vjet të tjera me qëllimin që magjistratët t’i nënshtrohen të njëjtit standard rivlerësimi.
Nga këto çështje të shqyrtuara në shkallën e parë ishin dhënë 214 vendime shkarkimi nga detyra, nga të cilat 8 u ndryshuan në KPA me vendime konfirmimi. Ndërkohë janë dhënë 230 konfirmime nga KPK, prej të cilave 26 janë prishur nga Kolegji që ka dhënë shkarkime.
Ndërkohë nga një numër prej 298 ankimesh, shumica dërrmuese e të cilëve të bëra nga magjistratët e shkarkuar, 130 ende presin të shqyrtohen.
a.m/dita

Te tan prokurore e gjyqtare qe kan marr diplomen ne demokraci jan te pa afte sepse sistemi ishte i kalbur.
Të shkarkuarit nga vetingu për pasuri të pajustifikuar nuk u është SEKUESTRUAR PASURIA,Sipas kërkesave të SHBA+BE.
-Popullit nuk i duhet shkarkimi nga detyra,Sidomos i dorheqjeve të hajdutëve të mëdhej,por mbushja e BUXHETIT TË SHTETIT.
-Kur nuk është bërë as njëra dhe as tjetra..do të thot se vetingu është bërë pa efekt pozitiv.Ndaj populli është i varfër pasi HAJDUTËRIA ËSHTË NË ZENIT.
-Vonesat në kalimin e etapave të rikontrollit është shumë e gjatë dhe do kërkoi përsëri shtytje të afateve të ligjit për të kaluar 100 % klasën të gjith magjistratët.
-Fakti që nuk po ndëshkohen të korruptuarit e deklaruar tregon se të zgjedhurit në institucione nuk kan KËLLQE për të zbatuar ligjin ose jan vet të korruptuar.
“ U LARGUAN ME SHKARKIM OSE DOREHEQJE” SHKRUHET NE TITULLIN ME LART… PO, POR KUJT IU SEKUESTRUA PASURIA❓ ATA ABUZUAN ME DETYREN DHE MES TE DEMTUARVE JANE PRONARET E LIGJSHEM QE 32 VJET MBETEM KORIDOREVE TE ZYRAVE❗️ TANI ESHTE KRIJUAR e-albania, PER ZHDUKJEN E KORRUPSIONIT DHE ELIMINIMIN E RRADHEVE TE GJATA NE PRITJE… POR VALLE VERTET ESHTE ARRITUR KJO❓ SIGURISHT QE JO 100/% SEPSE NE ZYRAT E PRONAVE ENDE KA NEPUNESA QE MBAJNE KOMUNIKIM ME ATA QE DUAN PER ALLISHVERISHE. APLIKOVA TEK e-albania POR ENDE NUK MARR PERGJIGJE NDONESE KADASTRA I KA MARRE PARATE NEPERMJET FATURES SE CREDINS BANK KU PAGOVA … A DUHET TE KETE AFAT KTHIM PERGJIGJA NGA KADASTRA DHE SA ESHTE AFATI❓ APLIKOVA EDHE NE ATP NEPERMJET e-albania, KALOI MUAJI ENDE PA PERGJIGJE. SHKOVA TE PYESJA TE ZYRA E MAREDHENIEVE ME POPULLIN, ROJA SHERBIMIT, SA ME PA NE OBORR VURI DY DUART TE XHAKETA USHTARAKE DHE BLLOKOI DEREN E HOLLIT TE HAPUR VEC ME NJE KANAT. I TREGOVA CFARE SHKROVA ME LART NE KETE KOMENT, AI SI ROBOT ZGJATI KRAHUN DHE ME GISHTIN TREGUES ME TREGOI NJOFTIMIN E AFISHUAR KU SHKRUHEJ SE PAS DATES 1 MAJ APLIKIMET DO BEHESHIN ONLINE TEK e-albania. BUZEQESHA DHE I THASHE SE JAM E MIREARSIMUAR DHE E DI KETE POR MQS NUK PO MARR PERGJIGJE ERDHA TE PYES TE ZYRA E MAREDHENIEVE ME POPULLIN QE NE FAKT PARA NJE MUAJI FUNKSIONONTE SEPSE UNE SHKOVA DY HERE ATJE. HYRJA ISHTE E LIRE. ROJA ME THA SE ATEHERE MUNDESHE POR TANI ISHTE E NDALUAR RREPTESISHT. NDONESE ZYRA E MAREDHENIEVE ME POPULLIN ISHTE VEC 1.5 M LARG DERES SE HOLLIT ROJA REFUZOI KATEGORIKISHT JO VETEM TE MOS ME LINTE POR EDHE VETE NUK MUND TE SHKONTE. “ ME HEQIN NGA PUNA”- ME THA. EH NEJSE,NE PERFUNDIM TE KOMENTIT DUA TE THEM SE DREJTESIA SHQIPTARE NUK ESHTE NE NIVELIN QE DUHEJ TE ISHTE SEPSE SHKARKIMI APO DOREHEQJA E ABUZUESVE ME DETYREN NUK ISHTE E DOBISHME PA KONFISKIMIN E PASURISE DHE KETE E THOTE GJITHE POPULLI, NGA INTELEKTUALET DERI TEK ATA TE PAARSIMUARIT. TANI ATA KANE HAPUR STUDIO AVOKATIE ETJ. E PAPRANUESHME, “ UJKU U BE QENGJ”… NEVER❗️NEVER❗️NEVER❗️ 🛑NDERSA PER AFATET E KTHIMIT TE PERGJIGJEVE PER APLIKIMET NE e-albania DUHET PATJETER TE INFORMOHET POPULLI NE LIDHJE ME AFATIN … NJE JAVE, NJE MUAJ… SEPSE NUK JANE KORREKTE NDONESE NE JEMI KORREKTE NE PAGESE.
Sa jan dënuar nga organet e drejtësisë për korupsion,pasuri të pamerituar,vendime gjyqësore të manipuluara,falsifikime,!??? 000000000000000
Edhe ata që kalojnë vitingun ose nuk kishin mundësinë të përfitonin me ” gradat” e drejtësisë ose janë shumë të rafinuar për t’i zbuluar si shkelës të drejtësisë dhe u vjen rasti të bëjnë të njëjta si ata që nuk kaluan vitingun KJO gjithmon varet nga pretendimi penal që duhet të ndodhte ndajë atyre që u shkarkuan se asnjë nuk lind hero,i drejtë,i ndërgjegjshëm,patriot,dhe në një sistem borgjez të mos dashurohet pas ” pasurisë”.