Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: BIRN: Rama shpall kabinetin e tij të paprekshëm nga masat e SPAK
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > BIRN: Rama shpall kabinetin e tij të paprekshëm nga masat e SPAK
Aktualitet

BIRN: Rama shpall kabinetin e tij të paprekshëm nga masat e SPAK

Published: February 9, 2026
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi të hënën se do të ndërmarrë një ofensivë ligjore për të mbrojtur kabinetin e tij qeveritar dhe poste të tjera kushtetuese ndaj masave të pezullimit nga detyra nga ana e Prokurorisë së Posaçme, SPAK, si kundërpërgjigje ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese që la në fuqi pezullimin nga detyra për numrin 2 të qeverisë, Belinda Balluku.

Rama njoftoi gjithashtu se kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut do të futej në ‘kalendat greke’, pasi sipas tij “nuk ka asnjë urgjencë” për ta trajtuar atë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Deklaratat e Ramës u prezantuan si konkluzione të mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste të hënën nisur nga “leximi i deklaratës publike të Gjykatës Kushtetuese” për rastin Balluku. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk është zbardhur ende i plotë.

- Publicitet -

“Funksionet e padelegueshme kushtetuese, nga ai i anëtarit të qeverisë tek ai i Presidentit të Republikës dhe jo vetëm, nuk mund të pezullohen kurrësesi nga askush duke u nisur nga një emër i përveçëm, sepse pezullimi paralizon funksionin, pra institucionin që ai/ajo drejton,” shkroi Rama në platformën X.

Duke ia atribuar qëndrimin Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ai shton ky qëndrim u nxit “nga leximi i deklaratës publike të Gjykatës Kushtetuese, ku të gjithë anëtarët e trupës shfaqen unanimë lidhur me problemin, po ndahen tek rrugëzgjidhja”.

Ndërkohë, Kryeministri paralajmëron se mazhoranca që ai drejton nuk do të shprehet për kërkesën e SPAK në Kuvend për të marrë autorizimin për një masë të re sigurie arrest me burg/arrest në shtëpi ndaj Ballukut, e marrë e pandehur për veprën penale të shkeljes së barazisë në disa tendera me vlerë qindromilionë euro.

Sipas kryeministrit, pas pezullimit nga detyra të Ballukut, SPAK “mund të vazhdojë krejt qetësisht hetimin përkatës, ndërkohë që deri në adresimin ligjor të zgjidhjes nuk ka asnjë urgjencë për të trajtuar kërkesën që SPAK-u bëri pas rënies së masës së pezullimit”.

Rama shton më tej se ky qëndrim nuk e prek lirinë e SPAK-ut për të hetuar, por garanton që “pavarësia e pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv, gjithashtu nuk preken”.

Gjykata Kushtetuese të premten vendosi të rrëzojë kërkesën e Ramës kundër një vendimi të Gjykatës së Posaçme, GJKKO, që pezullonte nga funksionet administrative Ballukun. Vendimi u mor pas një mbledhje maratonë prej 10 orësh ku gjyqtarët e kësaj gjykate u ndan 4 e 4 në qëndrimet e tyre dhe kërkesa e Ramës u konsiderua e rrëzuar, duke lënë në fuqi vendimin e GJKKO-së.

Nga ana tjetër, që prej dhjetorit Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi ka refuzuar të thërrasë Këshillin e Mandateve, organi që vendos për imunitetin e deputetëve, për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut.

BIRN

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
8 Comments
  • demo says:
    February 10, 2026 at 12:41 am

    Puc Konstitucional. Kerkon ti vere zjarrin Shqiprise. Ky vete shpeton,si shpetoi Berisha ne 97,,mjere populli.

    Reply
  • Parku Rinia says:
    February 10, 2026 at 5:26 am

    Leximi e/o analiza e veprimeve/vendimeve juridiko-politike te Gjykates Kushtetuese, pas ¨ANKIMIMIT¨
    te depozituar nga ana e Kryeministrit Edvin Kristaq Rama (= si corbe e prishur e aspak juridikisht korrekte ….,
    = dhe ne DIALEKTIKEN POLITIKE per QEVERISJEN e TIJ e/o OBJEKTIVAT e PARTENERET EUROATLANTIKE
    do te REZULTOJE tejet E DYSHIMTE dhe PRAKTIKISHT e DEMSHME!) ….. .,

    do te jete i dobishem po te mos mbeteshin si vaji i kurbetcinjve fatkeqe ¨… pertej Ures se Qabese ….¨
    nga ana e GAZETARISE SERIOZE e PROFESIONALE ….. !

    = = = = =

    nderkohe qe Antaret e Gjykates Kushteuese kishin gjoja ¨DESHTUAR¨ per 2 here me radhe te ¨VOTONIN¨,
    e ¨u duhej kohe me shume …..¨ ?! = pra RREZIMIN E ANKIMIT !
    = = = = =
    ——-
    FAKTET ne REND KRONOLOGJIK :
    ——-
    a.- ankimimi i Kryeministrit, eshte si nje ‘corbe e prishur’,
    ( lutem, SHIHNI NE FUND TE KETIJ SHKRIMI BURIMIN ZYRTAR TE GJYKATES KUSHTETUSE! ),
    = NE PIKAT 1, 2 e 3 te ANKIMIT
    = sepse PRAKTIKISHT i DREJTOHET dhe e TRAJTON GJYKATEN KUSHTETUESE si Gjykate Apeli/Fakti ?!
    = = = Ai mund e DUHEJ t’i drejtohej Gjykates Kushtetuese vetem per e me PIKEN 4 !
    —————
    b.- dhe PIKERISHT per KETO ARSYE, antaret e Gjykates Kushtetuese, ne daten 12 dhjetor 2025, ishin drejt
    votimit 4 me 4 (= RREZIMIN E ANKIMIT),
    POR,
    ne sekonden e fundit (?! – presioni shume i madh), njeri nga antaret ¨KAPERCEU¨ VETEVETEN,
    dhe rezultati u shpall 5 me 3 .
    (… e KETU HAPET nje PARANTEZE SHUME, SHUME, po VERTETE, SHUME e MADHE …..
    = = = PERSE GJYKATA KUSHTETUESE NUK e VECOI PIKEN 4, e te PERJASHTONTE PIKAT 1, 2 e 3 te ANKIMIMIT te KRYEMINISTRIT ?!
    —–
    PERSE GJYKATA KUSHTETUESE MBETI prej 17 muajsh ME 8 ANTARE ?!
    = = = SA dhe CILI ESHTE ROLI i KETIJ ANTARI ¨kercyes, sa andej ketej, si kanguri¨,
    ….. e i LIDHUR NGUSHTE ne SHUME PLANE me NOMENKLATUREN e/o INTERESAT e Kryeministrit
    e te pseudoSocialisteve te sektit pseudoRilindas, NE ¨DOREHQJEN¨ e ANTARES se GJYKATES KUSHTETUESE per THASHEeTHEME lidhjet e/o aktesh¨EROTIKE¨ ne VENDIN e PUNES ?!
    = = = = =
    = = = e PERSE te GJITHA INSTUCIONET ne SINKRON ( KUVENDI/PARLAMENTI i PARI !….) e KANE LENE VAKANT/BOSH KETE VEND NE GJYKATEN KUSHTETUESE ?! )
    —————–
    ne nderkohe Kryeministri Edvin Kristaq Rama,
    cdo dite,
    BULLIZOI/N e SHANTAZHOI/N te GJITHE GJYKATESIT e PROKURORET me RROGAT ….. ?!
    ( ….. e KETU HAPET NJE PARANTEZE tjeter SHUME, SHUME, po VERTETE SHUME e MADHE …. :
    = = = KUSH DHE PERSE KA KRIJUAR KETE ‘mish mash’ ne SISTEMIN E STRUKTURES SHTETERORE te PAGAVE
    ne REPUBLIKEN e SHQIPERISE, duke e DIZINTEGRUAR ATE me te CARA e me ARRNA sipas INTERESIT l(l)ngoses ?!
    = nga nje ane AI :
    – PERKEDHEL ne ekstrem GJYKATESIT E PROKURORET (duket paradoksale, por ESHTE e VERTETE, – shikoni faktet dhe kronoligjine!) ;
    – PERKEDHEL DREJTUESIT e POLICISE e/o te FORCAVE SPECIALE ;
    – PERKEDHEL ne KOPSHT E REPUBLIKES ekstreme,
    – PERKEDHEL ne ekstrem SHEFAT e SHTABIT te PERGJITHSHEM te FROCAVE te ARMATOSURA,
    – PERKEDHEL ne Krye-INSPEKTORET,
    – PERKEDHEL ne ekstrem , KryeDoganieretj,
    – etj, etj, etj … … ….

    = e nga ANA TJETER
    – KA CUAR ne ZGRIP MBI 70% TE PUPULLSISE, e cila, e MBETUR PA SHPRESE, KA ZGJEDHUR te EMIGORJE MASIVISHT ?! ….. ¨
    —————
    A ESHTE po KY KRYEMINISTER me MAZHORANCEN e TIJ pseudoSOCIALISTE,
    e/o BASHKARISHT me SIAMEZIN e tij POLITIKO-SUNDUES, Sa-Leel Berisha ?! ,
    te cilet jane DUKE RRITUR e MBAJTUR ne TENSION e KAOS te GJITHE SHOQERINE dhe EKONOMINE e SHQIPERISE !
    ————–
    PERFUNDIM:
    – ne KUADRIN e BRENDSHEM POLITIKO-SOCIO-ELEKTORAL-EKONOMIK,
    me SYNIMIN e GOMA per te SUNDUAR,
    … e JO e JO, per te QEVERISUR ….,
    Kryeministri aktual dhe siamezi i tij Sa-Leeh, kane
    FITUAR PERKOHESISHT 8 me 0 :
    – DUKE e LENE Be-Linda Bulluku-n me IMUNITET PARLAMENTAR
    ( me gjoja ALIBINE E MOSDALJES me nje VENDIM te QARTE nga ANA e GJYKATES KUSHTETUESE,
    = KUVENDI/PARLAMENTI NUK do te MARRE ASNJE VENDIM per HEQJEN E IMUNITETIT, DUKE e LENE ATE ne FUQI,
    = dmth ASAJ, Be-Linda Balluku-t :
    – NUK MUND t’i KONTROLLOHEN e SEKUESTROHEN ASNJE nga AMBIENTET e SENDET e JETES se SAJ,
    sepse JANE TE GJITHA TE VESHURA ME IMUNITET PARLAMENTAR !
    ( per kujtese e paralelizem e/o kontrast alegorik :
    – me DIAMANTET e SAJES = SAIMIR TAHIRIT,
    – me CASH-in e breket e AJOLA VELIAJ (XOXA), … … …
    – Unë Porsche Cayenne. etj, etj, te dhuruara e/o MARRE e DHENE me biznesmen-e te GRUPIT te STRUKTURUAR KRIMINAL nga ana e DREJTORESHES se AKSHIT, Mir-Linda Karcanaj (e ¨gjora¨, … jeton me qera tha Kryeministri !),
    – e deri te SHISHET e VERERAVE te RRALLA – 33 mije euroshe – te ERGYS AGASIT… … …
    = NUK do te MUND t’i GJEHEN e t’i SEKUESTROHEN si PROVA te GRABITJEVE e PLACKITJEVE te PARAVE
    e te PASURIVE SHTETERORE NEPERMJET KORRUPSIONIT ne GRUP te ORGANIZUAR KRIMINAL !)

    BURIMI i INFORMACIONIT per ANKIMIMIN e Kryeministrit :

    https://www.gjykatakushtetuese.gov.al/vendime-kalimi-ne-seance-plenare-te-muajit-dhjetor-2025/

    Nr.30 (K) 2025 Regjistri Themeltar

    Kryeministria e Republikës së Shqipërisë

    dhe

    1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit të Organizuar,

    2. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar,

    3. Kuvendi i Shqipërisë,

    4.Presidenti i Republikës.
    ——————————————
    PERMBAJTJA E ANKESES :

    1. Zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të kompetencës së krijimit të ndërmjetësimit të Kryeministrit dhe Këshillit të Ministrave, nga njëra anë, dhe çështjet e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), nga ana tjetër, që lidhen me ndalimin e detyrave të anëtarëve të Këshillit të Ministrave.

    2. Shfuqizimi i vendimit nr.118, datë 1.11.2025, të GjKKO-së, për më tepër që ka disponuar vendosjen e masave ndaluese të ndalimit të ushtrimit të detyrës së Zëvendëskryeministrit dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, si një akt që ka të bëjë me sigurinë e anëtarëve të pushtetit të Këshillimit. kompetencat e organeve, që kushtetuta ka si autoritet, që propozojnë, emërojnë dhe miratojnë ministrat në detyrë.

    3. Pezullimin e efekteve të vendimit të GJKKO-së, deri në përfundimin e gjykimit të kësaj kërkese nga Kushtetuese.

    4. Interpretimin e pikës 3, të nenit 103, të Kushtetutës, në kuptimin që “Anëtari i Këshillit të Ministrave, duke imunitetin e deputetit, nuk ka mundësi nga të gjitha garancitë e procedurave, që i njëjti nuk ka vetëm kushtetutën e vlerësuar të fundit, por edhe ligjin procedural penal.”
    ————————————-
    TË DHËNAT : 12.12.2025

    VENDIMI: Mbledhja e Gjyqtarëve të konsideruar Kushtetuese vendosi kalimin e çështjeve për një seancë plenare publike.

    Reply
  • xhambazi says:
    February 10, 2026 at 11:30 am

    rropt rilindjes me ne krye rrobshkerdhyerin ,ky dhe Berisha duhen terhequr zvarre nga topet

    Reply
  • skela says:
    February 10, 2026 at 12:20 pm

    Një gjë nuk kuptoj unë. Ky SPAK-u a ka të drejtë të pezullojë nga detyra edhe kryeministrin dhe presidentin?!

    Reply
  • xxx says:
    February 10, 2026 at 1:39 pm

    Skela o femer prostitute.
    Kur presidenti a KM akuzonen per tradheti Kombetare, te interesave kombetre, me ndihmen e Kushtetuses, PO ti pezulloje qe cke me te.

    Reply
  • Skela says:
    February 10, 2026 at 1:49 pm

    O X pederasti. Po flasim për raste normale, jo për tradhti të lartë mor transseksual!

    Reply
  • Detari says:
    February 10, 2026 at 2:21 pm

    grabitja e qindra milionave te popullit nga zv kryeministri dhe kryeministri nuk eshte rast normal.
    Mos flasim per tradhetite me kampet e italise, refugjatet afghan, refugjatet iranian dhe kampet e reja ne rrethin e Korces dhe shume e shume raste te tjera.

    Fajin e ka populli debil qe sju mer perpara tju vari te sheshi.

    Reply
  • Ndricimi says:
    February 10, 2026 at 2:54 pm

    Ku ndryshon Ramiu nga Saliu.Ne asgje .Do na coj ne 97 ky lapangjoz thonjpalare.
    Mjere ne

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  • VIDEO: Kur protesta flet me gjuhën e dashurisë
  • E FUNDIT: Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri
  • Deklarata e Wizz Air mbi Marrëveshjen për Reformën e të Drejtave të Pasagjerëve Ajrorë në BE

Komentet e Fundit

  1. !!? on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, sheshi i protestës sërish plot në ditën e 17-të, ironizohet edhe Marta Kos
  2. xxx on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, sheshi i protestës sërish plot në ditën e 17-të, ironizohet edhe Marta Kos
  3. nastradini on Rama: Pasuritë tona lakmohen nga Kina dhe Rusia
  4. Toni on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  5. Muzo on Marjana Koçeku është kërcënuar pas largimit nga PS? Postimi i pazakontë i deputetes, reagimi i Policisë dhe i Bajrave

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?