Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Bizneset në kolaps, nuk kryejnë dot asnjë veprim online
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Bizneset në kolaps, nuk kryejnë dot asnjë veprim online
AktualitetEkonomi

Bizneset në kolaps, nuk kryejnë dot asnjë veprim online

Published: December 27, 2025
Shpërndaje

Është bërë e zakonshme që sa herë ka ndonjë ditë feste që bie afër fundit apo fillimit të javës edhe dita më e afërt bëhet me vendim qeverie pushim zyrtar. Por, vendimi është i vlefshëm vetëm për administratën publike.

Bizneset, shpesh nuk e kanë luksin që të pushojnë kaq gjatë, pasi në fund të fundit nuk i kanë të ardhurat e garantuara për pagat e punonjësve, si administrata publike që i merr nga taksapaguesit.

Me 25 dhjetorin e Krishtlindjeve, që ishte e enjte, edhe e premtja ishte pushim për administratën, duke i bërë katër ditë radhazi, përfshirë dhe fundavën.

- Publicitet -

Teorikisht kjo nuk duhet të pengonte aktivitetin e bizneseve, meqë tashmë pothuajse çdo veprim kryhet online dhe madje edhe Ministrja e Shtetit për Inteligjencën Artificiale, me emrin “Diella”, vepron në formë virtuale.

Praktikisht bizneset janë bllokuar prej ditësh pasi sistemi online më shumë nuk punon sesa punon, ose funksionon me shumë vështirësi.

Bizneset raportuan për “Monitor” se gjatë ditës së premte nuk po funksionojnë sistemet bazë operative të punës dhe situata është e njëjtë edhe përgjatë të shtunës. Me shtetin fizik që është mbyllur, atë online që ka rënë, dhe ministren “Diella”, që nuk të jep përgjigje, pasi nuk hyn dot në sistem, sipërmarrjet po penalizohen dhe po u pengohet aktiviteti, teksa nuk kanë ku të ankohen.

Prej ditësh, në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB) nuk bëhen dot aplikime për regjistrim të shoqërive të reja, ose ndryshime (shitje kuotash, kapitali), në sistemin “self care” përmes të cilat nxirren faturat, është e pamundur të hysh. Po ashtu nuk aplikohet dot për barrë lindje, apo për të shtuar punonjësit e rinj, pasi faqja rrotullohet bosh ose duhet të presësh një kohë të gjatë.

Edhe për individin, nëse do të shkarkojë një certifikatë, është e pamundur, pasi kodi që të mundëson të hysh në llogari, nuk vjen fare.

Ndërkohë sistemi i tatimeve (E-tax) punon normalisht, por sistemet e tjera, ku ndërlidhja bëhet përmes Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) shpesh nuk janë funksionale, ose punojnë me shumë vështirësi.

“Sistemi vazhdon të ketë probleme. Edhe pse klikohet “Self Care” për t’u hapur, sapo futen të dhënat e e-Albania, shërbimi nuk funksionon. E njëjta situatë paraqitet edhe kur tentohet hyrja në faqen e Tatimeve nëpërmjet e-Albania, ku sistemi nuk hapet dhe shfaq të njëjtin problem. Kjo situatë po krijon vështirësi serioze për ekonomistët në kryerjen e detyrave të tyre.”, thotë Igli, kontabilist.

Sipas bizneseve, kjo situatë që po zgjat prej ditësh, përbën një shqetësim serioz për funksionimin normal të aktivitetit ekonomik dhe marrëdhënien e bizneseve me administratën publike apo e profesionistëve me klientët e tyre.

Shqipëria mund të jetë një vend unik, ku bizneset i “luten” qeverisë që ti lërë të punojnë – shkruan Monitor.

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Detari says:
    December 27, 2025 at 2:05 pm

    Gezuar ramazon 1 mil shuplaka

    Reply
  • Remo says:
    December 27, 2025 at 2:31 pm

    Ministrja Diella nuk jep pergjigje mbasi nuk hyn dot ne sistem? Po une, me te degjuar e kam nga shpikesi i rrotes se mullirit, Naltmadhnia e tij nga Surreli, qe Diella, eshte shtatzene dhe pret 83 kelyshe te tjere. Po ca i kini keto lajme dizinformuese more aman. Po shikoni mire, beni
    hetime, mbas kesaj mund te fshihet nje grup pucist armiqesor anti-parti me ne krie Beqire Ballukun. Jam i sigurte per kete!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Këta janë dy shqiptarët që humbën jetën në aksidentin tragjik në Kretë
  • EUROSTAT: Më shumë se gjysma e familjeve shqiptare nuk kanë mundësi financiare për një javë pushime
  • SPAK zgjeron akuzat ndaj Belinda Ballukut, merret e pandehur edhe për 6 tendera të tjerë
  • Një histori për të treguar absurditetin e gjaknxehtësisë feudale për pronën
  • Padija është fara e të keqes: Por a mjafton të njohësh të mirën për të mos bërë keq?

Komentet e Fundit

  1. Përroi i tharë i fshatit on Rama prezanton “Praninë Besnike”: Shpjegon me shkencë termin ‘popull’, thotë që do bëj këngë me thirrjen për dorëheqje
  2. Kurajo on Banorët e Poliçanit dalin në protestë dhe djegin teserat e PS-së, kryesocialisti i qytetit jep dorëheqjen
  3. sela on “Po më thua të mos u besoj syve?” Rama pranon takimin në jaht, përplaset me gazetaren: “Si mund të thosha Jo…”
  4. L.H on Rama prezanton “Praninë Besnike”: Shpjegon me shkencë termin ‘popull’, thotë që do bëj këngë me thirrjen për dorëheqje
  5. Ethem Lalaj on Reforma Territoriale, forcim i centralizimit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?