Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Biznesmenët italianë refuzojnë “Sterilizimin”, kryetarja e Komisionit: Do t’i drejtohemi Policisë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Biznesmenët italianë refuzojnë “Sterilizimin”, kryetarja e Komisionit: Do t’i drejtohemi Policisë
Lajmi i funditPolitike

Biznesmenët italianë refuzojnë “Sterilizimin”, kryetarja e Komisionit: Do t’i drejtohemi Policisë

Published: November 11, 2024
Shpërndaje

Kryetarja e Komisionit Hetimor për “Sterilizimin”, Albana Vokshi, njoftoi publikisht se tre biznesmenët italianë të përfshirë në koncesionin e sterilizimit – Umbro Staccini, Elisabetta Anzanello dhe Giorgio Tardioli – kanë refuzuar të dëshmojnë para komisionit. Sipas Vokshit, të tre biznesmenët, të cilët janë aksionerë dhe konsulentë të rëndësishëm në kompanitë e përfshira në kontratën e sterilizimit, dërguan një email Kuvendit të Shqipërisë duke njoftuar se nuk do të marrin pjesë në seancën dëgjimore të radhës.

Albana Vokshi vlerësoi dëshminë e tyre si vendimtare për hetimet parlamentare mbi koncesionin, duke theksuar se këta biznesmenë kanë përfituar miliona euro në cilësinë e konsulentëve privatë dhe si pronarë të kompanive nënkontraktuese të përfshira në projektin e sterilizimit.

Vokshi theksoi se komisioni do t’i drejtohet policisë në mënyrë që të sigurohet dëshmia e biznesmenëve, e cila sipas saj është tepër e rëndësishme për hetimet.

- Publicitet -

“Dëshmia e tyre është kyçe për hetimin parlamentar sepse janë aksionerë të kompanive, dhe dy prej tyre kanë marrë miliona si konsulentë privatë, përveç që kanë kompani nënkontraktuese”, theksoi Vokshi. “Për këtë arsye, ne do t’i drejtohemi Policisë që të sigurojë praninë e tyre në Komisionin Parlamentar.”

Koncesioni i sterilizimit, një projekt 10-vjeçar i dhënë nga qeveria shqiptare për rreth 100 milionë euro, iu dha konsorciumit të drejtuar nga biznesmeni shqiptar Ilir Rrapaj me kompaninë e tij “Investital LLC” në bashkëpunim me partnerët italianë “Servizi Italia,” “Tecnosanimed,” dhe “U.Jet S.r.l” të Staccinit. Ky projekt është kthyer në një objekt hetimi për abuzimet e dyshuara dhe përdorimin e fondeve publike për përfitime private.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • pilo Lala says:
    November 11, 2024 at 1:44 pm

    12 Leje Hidrocentralesh ka marre Vokshi nga Saliu ne 2009.
    Kur do hetohet?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: “Shkuan dy policë, e morën shqipen, e lidhën aty (!) Kryeministri tregon për vezën në Dublin, por ka diçka që vërtetë të dëshpëron
  • VIDEO: Fotografimi më i saktë i mjerimit tonë politik
  • VIDEO: Të gjithë duartrokasin Ramën, shikoni si e pret Balluku
  • Rama: Bisedat në burg Veliaj-Gogu janë të sajuara
  • “Pa mua jeni një m…t” – u thotë Kryeministri anëtarëve të Asamblesë së Partisë Socialiste

Komentet e Fundit

  1. Socialiste që s qihet on VIDEO: “Shkuan dy policë, e morën shqipen, e lidhën aty (!) Kryeministri tregon për vezën në Dublin, por ka diçka që vërtetë të dëshpëron
  2. Ethem Tralalaj on VIDEO: “Shkuan dy policë, e morën shqipen, e lidhën aty (!) Kryeministri tregon për vezën në Dublin, por ka diçka që vërtetë të dëshpëron
  3. Laik on VIDEO: “Shkuan dy policë, e morën shqipen, e lidhën aty (!) Kryeministri tregon për vezën në Dublin, por ka diçka që vërtetë të dëshpëron
  4. demo on VIDEO: “Shkuan dy policë, e morën shqipen, e lidhën aty (!) Kryeministri tregon për vezën në Dublin, por ka diçka që vërtetë të dëshpëron
  5. Satrapi Ahmut on “Pa mua jeni një m…t” – u thotë Kryeministri anëtarëve të Asamblesë së Partisë Socialiste

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?