Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Biznesmeni i akuzuar për vjedhje është dhunuar fizikisht brenda ambienteve të burgut?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Investigim > Biznesmeni i akuzuar për vjedhje është dhunuar fizikisht brenda ambienteve të burgut?
InvestigimLajmi i fundit

Biznesmeni i akuzuar për vjedhje është dhunuar fizikisht brenda ambienteve të burgut?

Published: May 23, 2026
Shpërndaje

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në paraburgimin e Vlorës, ku Eduard Alikaj, pronar i kompanisë “Edal-Vlora Construction”, është dhunuar fizikisht brenda ambienteve të burgut, sipas një raportimi në portalin JOQ.

Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:35, në katin e dytë të “Godinës A”, ku disa të paraburgosur kanë hyrë në dhomën ku ndodhej Alikaj dhe e kanë sulmuar.

Dyshohet se në konflikt janë përfshirë Ardit Koçi, Amarildo Toshkollari, Marsido Alushi dhe Beqir Selami, të cilët kanë hyrë në dhomën nr. 11 dhe e kanë goditur atë fizikisht. Po ashtu, në ngjarje përmendet edhe Bebeto Basha, i arrestuar për shpërndarje droge, i cili dyshohet se ka qenë nxitës i përplasjes.

- Publicitet -

Pas incidentit, situata në paraburgim është tensionuar dhe sektori është kaluar menjëherë në regjim burgu, ndërsa janë marrë masa për rikthimin e rendit dhe sigurisë.

Mësohet se personat e përfshirë janë transferuar në disa institucione të ndryshme, përfshirë burgun e Reçit, 302 në Tiranë, Burrelin dhe Drenovën.

Ndërkohë, Eduard Alikaj është dërguar në spitalin e burgut në Tiranë për trajtim mjekësor, pasi ka marrë dëmtime serioze.

Alikaj ndodhet në paraburgim pasi dyshohet se është i përfshirë në një rast të vjedhjes së makinerive të rënda në Itali.

Sipas hetimeve, Alikaj akuzohet se ka marrë pjesë në një skemë ku janë vjedhur dhe zhvendosur makineri pune me vlerë të konsiderueshme në territorin italian.

Pas bashkëpunimit të autoriteteve shqiptare dhe italiane, ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa ai është ndaluar dhe po mbahej në paraburgim në pritje të procesit gjyqësor.

Rasti është referuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në Prokurorinë e Vlorës për hetime të mëtejshme – raporton JOQ Albania.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • vlonjati says:
    May 23, 2026 at 2:51 am

    Fshatuket e vlores lozen drogen dhe na u kthyen si biznesmen ,pronar hotelesh dhe plazhesh Une 80 vjec i lindur dhe rritur ne vlore nuk njoh nje qe te jete vlonjat por mafioner drogaxhinj o spioun te sigurimit dhe shikut me aesim 7-8 klase te vjedhura .Vjedhin dhe na behen pronare ,phu politika sali edi me e keqe se e enver hoxhes

    Reply
  • xhaxhi moderatori says:
    May 23, 2026 at 3:44 am

    Ky eshte ai supervizori i tunelit Llogarase?

    Reply
  • Babalja says:
    May 23, 2026 at 4:24 am

    Ç’a mut lajmi është ky,ç’a doni të thoni?

    Reply
  • Punë gangsterash! says:
    May 23, 2026 at 10:33 am

    Punë mafiozësh. Zoti i zhduktë të gjithë. Meqë nuk ka shtet që t’i bëjë zap!

    Reply
  • capi says:
    May 23, 2026 at 4:02 pm

    Po cbehet ne burgjet shqiptare. Jane bere si klinika estetike. Njeri beri floket, doli kacurrel, po kerkon te kete dhe parti. Ky ndoshta dhe nuk ka dashur, por i kane bere hunden.

    Reply
  • demo says:
    May 23, 2026 at 9:05 pm

    Ky kryeminister,sikur kanace te kishte mbledhur neper kazana,do kishte nje zanat me te peshtatyshem se VIZATIMOR,se piktor nuk eshte..as ka ndonje veper ne Galeri,as ka nje,sikur njecke pikture,qe te thone njohesit e atij zanati:Kete e ka bere Edi Rama.Ky llustraxhi,bojaxhi,furcexhi ka 30 vjet qe drejton Shtetin..Jo ky qe eshte,po te ishte evlija,,me aq njohuri ekonomike,finance,juridike,qe ka Edi Rama,mund te drejtoje deri sektorin e bojaxhinjve te Komunales,,POR JO SHTETIN.
    Po lexoja diku jeten e Naxhije Dumes.Kur Enver Hoxha me Koci Xoxen e emeruan Ministre Arsimi,ju Tha:-Ju faleminderit!Kete detyre te rendesishme e bejne Pedagoget e mi,Sotir Papakristo,,Sejfullah Maleshova,jo Une..Shume e sinqertee.Ky eshte edhe psikopat,.Ka marre rruget e Azise.Armeni,Estooni,Kore Jugu,Japoni,qe tu jape lexione si drejtohet shteti nga Arropllani.
    Ajo kryeministrja Japonise i beri nje gjest si tabele basketbolli,por ky as basketbollist i saket s`ka qene.Thjesht ka veshur atlete te bardha.Kushedi c`ka hequr Neta shkrete,se ato atlete te flamosura mbajne ere kerme!

    Reply
  • Nard Pergjoka says:
    May 24, 2026 at 10:59 am

    Eduart Alikaj Djali ma i mir i Vlores…..7 Zagar normale e gervishtin Luanin…

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Bora Muzhaqi i përgjigjet eurodeputetes gjermane, pasi nxorri email-in për Zvërnecin
  • Marjana Koçeku ftohet në Parlamentin Europian për protestat e Tiranës
  • Planet për një samit të NATO-s në Shqipëri vitin e ardhshëm janë vënë në dyshim
  • 01 korrik 2026
  • Aksidenti tragjik pranë Tiranës, dyshohet se shoferi i minibusit pësoi infarkt: 12 të plagosur, një fëmijë në gjendje të rëndë

Komentet e Fundit

  1. K R on FOTO dhe VIDEO: Protesta përballë Parlamentit u përshkallëzua me shoqërime të dhunshme
  2. K R on Zv.Presidenti i PE e quan qeverisjen e Ramës “diktaturë”. U tentua të ndikohej vota e eurodeputetëve për rezolutën e Vjosë-Nartës
  3. K R on “Shteti i Rrumit”: SPAK mbyll hetimin për tjetërsimin e tokave në bregdetin e Durrësit, 687 mijë m2 me vlerë 16 milionë euro
  4. Kokpalari 21 janarit on Goxhaj pas lirimit: Na dhanë ujë dhe telefon për të njoftuar familjet, s’na dhunoi njeri, dëbuam nga qelia Avokatin e Popullit
  5. Vlora 97 on Goxhaj pas lirimit: Na dhanë ujë dhe telefon për të njoftuar familjet, s’na dhunoi njeri, dëbuam nga qelia Avokatin e Popullit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?