Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Bjellorusia shton dy gazetarë të REL-it në listën e ekstremistëve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Bjellorusia shton dy gazetarë të REL-it në listën e ekstremistëve
AktualitetBote

Bjellorusia shton dy gazetarë të REL-it në listën e ekstremistëve

Published: November 4, 2022
Shpërndaje

Ministria e Brendshme e Bjellorusisë ka shtuar dy gazetarë të Radios Evropa e Lirë në listën e ekstremistëve, teksa shteti po vazhdon shtypjen e mediave të pavarura, të politikanëve opozitarë, aktivistëve të të drejtave të njeriut dhe institucioneve demokratike. Ministria tha më 4 nëntor se ka shtuar 244 individë në listë, përfshirë edhe gazetarët e REL-it, Ihar Losik dhe Aleh Hruzdzilovich.

Losik u dënua me 15 vjet burgim në dhjetorin e kaluar për akuza që ende mbeten të paqarta. Hruzdzilovich u lirua në shtator pasi qëndroi në burg për 18 muaj për shkak se ishte i pranishëm në protestat masive, të organizuara për të sfiduar rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 që i dhanë mandatin e gjashtë liderit autoritar, Alayksandr Lukashenka. Ai aktualisht është në Lituani.

Një tjetër korrespondent i REL-it që është i burgosur, Andrey Kuznechyk, po ashtu më herët ishte shtuar në listën e ekstremistëve në Bjellorusi. Ai është dënuar me gjashtë vjet burgim në qershor nën akuza për krijimin e një grupi ekstremist.

- Publicitet -

Losik, Hruzdzilovich, dhe Kuznechyk thonë se rastet ndaj tyre janë të motivuara politikisht. Burri i lideres opozitare ruse, Svyatlana Tsikhanouskaya, Syarhey Tsikhanouski që gjendet në burg, politikani opozitar Mikalay Statkevich dhe aktivistë të tjerë të opozitës janë në mesin e personave që janë shtuar në listën e ekstremistëve më 4 nëntor.

Në përgjithësi, 1.714 persona që janë shtuar në listë, shumica e të cilëve janë të dënuar për akuza të motivuara politikisht.

Pas zgjedhjeve të vitit 2020 u nxitën protesta masive që u shtypën nga autoritetet. Forcat e sigurisë përdorën forcë vdekjeprurëse teksa kanë arrestuar dhjetëra mijëra persona. Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe disa shtete të tjera vazhdojnë të refuzojnë që të njohin Lukashenkën si fitues të zgjedhjeve dhe kanë vendosur një sërë runde sanksionesh ndaj tij dhe regjimit të tij për shkak të mashtrimeve zgjedhore dhe shtypjes së protestave./REL

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Andis says:
    November 5, 2022 at 4:36 am

    Shtet satelit i Rusise.Nuk ka liri fjale ne keto lloj diktaturash komuniste.

    Reply
  • xy says:
    November 5, 2022 at 2:15 pm

    o andis.
    a e kupton ça thua?
    a e di çfarë është komunizmi?
    është sistem pa klasa, i vetmi i tillë.
    ndaj në sistemet pa klasa nuk ka diktaturë ose regjime ndaj është sikur të thuash për diçka njëkohësisht edhe e pisët edhe e pastër.
    ndaj është gabim po të thuash edhe diktaturë dhe i shton prapa epitetin komuniste ose regjim me epitet prapa komunist.
    ndaj para se të ngatërroni komunizmin me socializmin po të them diçka: të duket bjellorusia ty si shtet socialist apo kapitalist?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Sa është pasuria e deklaruar nga kryeministri Rama për 2025
  • Protesta, Brukseli dhe BE!
  • Mazniku nga Korça: Reforma që po bëjmë sot impakton dekadat e ardhshme, synojmë zhvillim të ekuilibruar të bashkive
  • Mbi 200 akademikë nga e gjitha bota, letër publike në mbështetje të protestave masive në Shqipëri
  • Bota e trilluar, përballë realitetit njerëzor: Një skicë e antropologjisë së dinjitetit

Komentet e Fundit

  1. K R on Rama i publikoi foton nga protesta, ministri Lamallari shpall “Non Grata” shtetasen nga Kosova
  2. K R on Rama sfidoi protestuesit me flamingot në Facebook, ‘Neomalësorja’ e ironizon me kullën në Tiranë
  3. Phoenix on A ka bërë Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  4. Dajti on Bota e trilluar, përballë realitetit njerëzor: Një skicë e antropologjisë së dinjitetit
  5. 3D on ​“‘Ma vrave babën për së dyti!” / Reagimi i ashpër i vajzës së dëshmorit të UÇK-së pas deklaratës së Taulant Ballës

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?