Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: BKH sekuestron telefonin e bashkëshortes së Veliajt dhe i kontrollon zyrën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Uncategorized > BKH sekuestron telefonin e bashkëshortes së Veliajt dhe i kontrollon zyrën
Uncategorized

BKH sekuestron telefonin e bashkëshortes së Veliajt dhe i kontrollon zyrën

Published: December 6, 2024
Shpërndaje

Për më shumë se një orë mëngjesin e të premtes, oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit, BKH, u filmuan teksa qëndronin në hyrjen e pallatit ku banon kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në zonën e njohur si “Kodra e Diellit”.

Me vendime të gjykatës në duar, oficerët e BKH-së ushtruan kontrolle në Kodrën e Diellit si dhe në Sky Tower, duke avancuar një hetim të nisur ndaj kryebashkiakut dhe rrethit të tij familjar.

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar informon se janë ndërmarrë disa veprime hetimore në kuadër të një procedimi penal,” tha SPAK përmes një njoftimi për shtyp, ndërsa pretendoi se nuk mund të jepte më shumë detaje.

- Publicitet -

Avokati i Xoxës, Shkëlzen Selimi konfirmoi se hetuesit e BKH-së kishin bllokuar telefonin e Ajola Xoxës, por mohoi që të kishte pasur kontroll në shtëpinë e kryebashkiakut Veliaj.

Një punonjës i kompleksit rezidencial ku ndodhet edhe banesa e kryebashkiakut Veliaj i tha BIRN se punonjësit e BKH u panë në godinë, por nuk ushtruan asnjë kontroll banese siç njoftuan mediat.

Bashkia e Tiranës njoftoi se gjatë procedurës, Veliaj ndodhej në një vizitë zyrtare në Hamburg.

SPAK ndërkohë ushtroi kontroll edhe në zyrat e biznesit të bashkëshortes së Veliaj në Sky Tower në kryeqytet, ku ndodhet Qendra Harabel, një fondacion me objekt promovimin e artit, e themeluar nga znj. Xoxa.

SPAK nuk bëri me dije se për cilin hetim bëheshin veprimet hetimore, por ndaj Veliajt dhe personave të lidhur me të ka një sërë kallëzimesh nga rivalë politikë.

Veliaj u thirr më 30 prill në SPAK ku dëshmoi për rreth 7 orë në lidhje me aferën e inceneratorit të Tiranës.

Në fund të vitit të kaluar drejtori më i rëndësishëm i Bashkisë, Taulant Tusha u arrestua në kuadër të hetimeve për impiantin e trajtimit të mbetjeve të Tiranës, ndërsa pak muaj më pas, zoti Veliaj mori një tjetër goditje kur në muajin mars u arrestuan dy ish drejtorë të Bashkisë. Për katër të tjerë u dhanë masa më të lehta. Dyshimet e Prokurorisë ishin se dy drejtorët Redi Molla dhe Maringlen Qato, zotëronin një kompani private përmes së cilës kishin përfituar fonde publike nga Bashkia e Tiranës.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Pasqyra e Dublinit
  • BSH: Tensionet e brendshme sociale do ndikojnë turizmin, shërbimet dhe do ushqejnë inflacionin
  • VIDEO: ​Super-gol i Ernest Muçit e më pas Manaj, Shqipëria triumfon 2 me 0 ndaj Finlandës në Tiranë
  • Është e vërtetë që Shqipëria e momentit kur Ismail Qemali shpalli pavarësinë ishte 92 mijë km2?
  • Shkarkohet pak muaj pas emërimit kreu i IKMT, Afrim Qendro

Komentet e Fundit

  1. Valbona on Pikëpyetjet për Samitin e NATO-s në Tiranë, Rama nga Dublini: Nuk do të ndodhë në vitin 2027
  2. demo on Pikëpyetjet për Samitin e NATO-s në Tiranë, Rama nga Dublini: Nuk do të ndodhë në vitin 2027
  3. Valbona on Prapa perdes së pushtetit
  4. Greta on Presidenti emëron këshilltaren e Kryeministrit në krye të SHISH
  5. Pensionisti i Rruges se Elbasanit on Presidenti emëron këshilltaren e Kryeministrit në krye të SHISH

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?