Më 26 shkurt, Komisioni Evropian i paraqiti vendeve anëtare Raportin e Vlerësimit të Pikave të Ndërmjetme, IBAR, për grupkapitullin e parë, Themeloret.
Në dy mbledhje të Grupit të Punës për Zgjerimin dhe vendet Negociuese me BE (COELA), më 6 dhe 13 mars, Raporti është diskutuar nga ambasadorët e vendeve anëtare, të cilët fillimisht do duhet të arrijnë një dakortësi në parim, përpara se ta miratojnë. Një proces kompleks që kërkon unanimitet.
Për Report TV, Këshilli i Bashkimit Evropian shpjegoi se “Qëllimi është arritja e një marrëveshjeje mbi të ashtuquajturin ‘draft pozicion i përbashkët i ndërmjetëm i BE-së për Grupkapitullin e parë’.”
Nuk ka një afat të paracaktuar brenda të cilit COELA duhet të dalë me një vendim. Por në rastin e Shqipërisë, përgjigja nuk duket se do të jetë e shpejtë.
“Ka gjasa që edhe shumë mbledhje të tjera të COELA-s ta trajtojnë këtë çështje në javët dhe muajt në vijim”, thuhet në reagimin e KE.
Shqipëria hapi në një kohë rekord të gjithë grupkapitujt e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian. Miratimi i IBAR-it është pengesa e radhës për t’u kapërcyer, në mënyrë që procesi i negociatave të hyjë në fazën e mbylljes së grupakpitujve.
Shtyrja në kohë e miratimit, dëshmon se mes vendeve anëtare, ka nga ato që kanë ngritur pikëpyetje.
Burime diplomatike shpjegojnë se në krye të tyre qëndron Gjermania, anën e së cilës kanë mbajtur dhe disa shtete të tjera. Ambasada gjermane ishte ajo që e bëri shumë të qartë qëndrimin e saj për çështjen Balluku.
Ditën kur parlamenti shqiptar do të duhej të shprehej me votë për kërkesën për arrestimit të ish zëvendëskryeministres Belinda Balluku, ambasada gjermane në Tiranë, doli me një deklaratë që dukej se e lidhte vendimmarrjen me ecurinë e bisedimeve me BE-në.
Me të njëjtin tekst, u shfaqën më vonë dhe Holanda e Suedia.
Kryeministri Rama pranoi se kishte patur debate për rastin, me përfaqësues të disa vendeve anëtare, por sipas tij nga kjo, “të thuash se u bllokua rruga e Shqipërisë, është një çmenduri, është diçka komplet e pavërtetë”, deklaroi ai.
Për Report TV, Këshilli u shpreh se nuk mund të jepte detaje për qëndrimet e shteteve anëtare.
“Ndarja e një informacioni të tillë do të rrezikonte seriozisht të dëmtonte pozicionet negociuese të shteteve anëtare, si dhe përpjekjet e presidencës për të arritur një kompromis apo marrëveshje brenda Këshillit dhe organeve të tij përgatitore”, thuhet në reagimin e KE.

Edvin Rama i cuan çmendurira dhe te paverteta ato qe nuk i vjine pas avazit. S’ka faj, me kete popull kaq inteligjent qe nuk i ha çmendurirat dhe te paverteta Naltgjatesia e tij me gjak mbreteror (tranmsetuar ne nje proces bastardizimi-dobiçlleku) do te mbreteroje i patrazuar ne katundin hibrid me emrin Shqiperi.
Per kete lajm gazeta DITA do marre rrufeshem nje flete-rrufe firmosur me gishtin me boje nga Ethem Lalaj i News Albania
Batoni na siguroi qe nuk ka probleme me integrimin dhe motra do e merrte provimin!
E pritshme pas teatrit absurd te muajve te fundit,por jo vetem kaq te tjera do te pasojne nese vazhdojne te papergjegjshmit te sillen sikur vendosin per shtepine e tyre.
Po mir kaq kaqola jeni?
Vertet mendoni se politika jone don BE?
VO:
-Kina 1.4 mild.Atyre që shkruajn në emrin tim.
-Kësaj i thon të rrojë SEBEPI,Pasi PPE beleristët do të xirnin shkaqe të tjera deri 2027,08,09,30,siç kan bër gjithmon.
-I para që nuk e do vëndin e tij në BE është Non Grara,FILO-SËRB-GREK,për të cilin tashmë ka përgjegjsi SPAK(SALIKAPS).!
-Çështjs Balkuku është sebepi,pasi BE,SHBA bën drejtësinë për të eleminuar nga politika ISH KOMUNISTËT,njërzit PUNËTOR,TË NDERSHËM..DHE JO THERRORIZMIN ANË E MBAN BOTËS.Pasi Shqipëtarët deri 1990 nuk e njihnin fare DROGËN,PROSTITUCIONIN,OLIGARKËT,TË VRARIT TË BABAIT-NËNËS NGA I BIRI,VËLLAI-VËLLANË…
…NJË DREJTËSI KORRUPTIVE 90 % 1992 ME VILA NËN MBUROJËN E PRESIDENTIT FATKEQSI KOMBI.!
-Qeveria Rama i plotson mirë kushtet për në BE,por Ai tashmë nuk preferohet se bashkpunoi me Presidentin TRAMP në BORDIN E PAQES,KU BE REFUZOI,SIKURSE NUK PO I BËN BALL PUTINIT NË UKRAINË POR KËRKON NDIHMËN E TRAMPIT.!
-Fundja,nuk na duhet BE,nëse u SEKUASTROHEN 500 mild.$ hajdutve,KRYEHAJDUTIT SALI.. që nga 1992.!
-Dhe,kjo bëhet me një GJYKATË SPECIALE AMERIKANE,GJERMANE,BELGE..PASI DREJTËSINË TONË E TRODHI SHPIFSI MADH PLANETAR 1992.!
FLM DITA.
Haahahahaaa
Mezi po e prisja reagimin e sufllaqexhiut dezhurn. Qe ta meritosh sufflaqen speciale EdiSal, si pergjigje meriton vetem:
« Pirdh Teme, pirdh se lerohesh! »
Be nuk I plas fare, jo per drejtesine, por per Shqiperine. Kur i ka pasur, qe nga shpallja e pavarsise e deri sot. Asnjehere. Vetem interesant e Saj gjeopolitike ne Balkan. Dhe keshtu do te vazhdojme, sepse po ai grusht politikanesh jane. Shikoni, fashizmin e nazizmi po e ka pin per gryken dalngadale.A mund ti besojme PE ne perberje te se ciles ka deputete si Bejdhjeri I Progonatit, bashkepuntor ne grupe e veprime terroriste kunder Shqiperise? Qe ti besoj, duhet, se pari, te pastroje vehten nga elementet terroriste.