Kryeministri Edi Rama ka inspektuar rrugën provizore të aksit Librazhd-Prrenjas, e cila u hap pasi juglindja kishte mbetur e bllokuar.
Ai shoqërohet nga ministri i ri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi dhe ministri për Pushtetin Vendor, Ervin Demo.
“Gjithë tollovia e madhe që u shemb rruga është një perversitet shumë i madh sepse këtu jemi në aksin e ri. Aksi i ri nuk është i ndërtuar këtu, gjurma është këtej nuk ka lidhje me atë atje. Kjo është një rrëshqitje e shkaktuar nga shirat”, u shpreh ai.
Pasi Karakaçi shpjegoi se kontrata parashikon edhe mbrojtjen lumore, Rama tha:
“Ajo që është kriminale në raport me publikun, kur ka zhurma të mëdha të kësaj natyre duhet të presësh të bjerë fryrja e madhe e një plage për të adresuar shkaqet se ndryshe s’të dëgjon njeri, një plagë e kësaj natyre ku mjafton të vish ta shohësh dhe kupton menjëherë se ku je dhe s’ka dorë njeriu që ta ketë shkaktuar, kthehet në burim helmimi të vazhdueshëm të opinionit publik. Këtu jemi në një nga kantieret më strategjike të vendit, një nga veprat më të rëndësishme të programit tonë, mbrojtja lumore është absolutisht e standardeve më të larta, por puna vazhdon dhe ndodhin të papritura. Në këtë rast është thjesht dhe vetëm natyrore, fatkeqësi që ndodh për shkak të ngarkesës. Ndjesë njerëzve që u mbytën me baltë e llum nga të gjitha drejtimet”, tha Rama.
Segmenti provizor prej 200-300 metrash dhe i paasfaltuar ndodhet në vendin e quajtur Arrat e Rrugës.
Ai kalon përmes rrugës së vjetër të shembur e trasesë ku po punohej për Korridorin VIII dhe funksionon me sinjalistikë kantieri.
ARRSH ka thënë se rruga do të shtrohet kur të arrihet stabiliteti i shtresave të tokës. Qarkullimi në këtë devijim provizor do të kryhet derisa të ndërtohet rruga alternative 1.3 km. Kjo e fundit kërkon minimalisht 2 muaj kohë.
Lëvizja, edhe pse e vështirë në këtë segment provizor, ofrohet si zgjidhje edhe për kamionët e transportit ndërkufitar që hyjnë dhe dalin nga dy pikat e kalimit kufitar, të Qafë-Thanës dhe Kapshticës. Pas situatës së krijuar me rrëshqitjet në aksin Librazhd-Prrenjas pritet të rishikohet dhe projekti i Korridorit VIII, nëse do të vijojë të ndërtohet në gjurmën ku kishte nisur puna apo do të ndryshojë.

PsikoEDVIN!
Do ngelesh ne histori si QENJE e Jo NJERi.
Po thyen rekordet e tradhetise edhe te Esad pashes,Zogollit dhe SS- Serbi Salise.
Jep urgjentesisht dorheqje se do perfundosh Tere JETEN ne :
Trajtim sanitar te detyruar ne QELI.ndoshta edhe para shefit,’babait’ tend shpirterore kalifit Sali,Neronit qe dogji ish Shqiperi!
Vetem PSIKOPATE si ti vazhdon e konsideron ‘Koridori Tete’ nje rruget ku pas 35 Vjet VJEDHUR MILIARDAT…Nuk kalojne dot as LINDA e as LIRI e as DHI
Rama ka te drejte
Strategjike,Stratosfera
o murtaja,o kolera
Hajdutit i ka dale era
o zagar te hengert tenja
s`behen rruget me Dengla
Ne lume do perfundojne TE TERA.
I vetmi Shpetimi nga ky integralisti i rrezikshem do te ish shoqata e mjekeve pa’ kufi ti bente trajtim sanitar te detyruar ne QELI.
Argumenta vetmbrojtes pa asnje vlere apo logjike. Shembjet ndodhen aty ku po punohej per aldin e ri mbi nivelin e te vjetrit. Per kete u germua dhe mbi rrugen egzistuese por edhe ne shtratin e lumit. Populli qe jeton aty dhe kalimtaret e rregullt e kane patur para syve prej muajsh. Meqe zotrote dhe Belaja, per te favorizuar fitimet e firmave ndertuese, duke mos marre parasysh studimet gjeologjike te vete strukturave te shtetit, firmoset VKM per marrjen e guère e te lumit. Tani shfajesoheni si femije kur duhet te mbani pergjegjesi ligjore per idiotesine dhe hajdutllekun.
Zoti Kryeminister, kini te drejte kur flisni sepse: Keshtu te thone inxhinjerat e ndertimit per rrugen e Prrenjasit. E verteteta e asaj rruge eshte se: Gjeologjia nuk ka bere studimin e sakte para ndertimit. Projektusi eshte mashtruar nga gjeollogjia, ose ka projektuar pa e pyetur gjeollogjine. Faleminderit ne raste se ma more ne konsiderat mendimin. Kam punuar ne zbatim teknik ndertimi, 24 vjet ne Shqiperi dhe 26 vjet po teknik ndertimi ne Greqi. Kam njohuri te plota per rruget prandaj po ju kundershtoj.
…e po paske punuar ne Greqi…
Spiro Duka, mendim i sakte dhe dashamires.
Eee o Spiro Duka!Specialistet,Inxhenjeret,Gjeolloget,Institutet kane qene ne Unison per shkaqet e rrezimit te Ures,Te rruges se Vjeter,Te Hekurudhes,te trasese se koridorit8 edhe te By passit tranzit.5 rruge i Rrezoi ne Lume Deliri i Gjitheditur.Lere ta coje cmendurine deri ne fund.Nuk paska qene gje maloku para ketij.Malokun e rrezuan nga kali 1 milion shuplaka,.Kete nuk e rrezojne as 1 milion raketa.
Banditi Edvin Rama ka inspektuar rrugën provizore të aksit Librazhd-Prrenjas…
Mos ja ngaterroni Timonierit idete,
juve njerezit e kesaj gazete,
se kur Timonieri thote “perversitete”,
ne rradhe te pare mendon per vehte.