Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: DASH, thirrje Brukselit: Hapni sa më shpejt bisedimet me Tiranën e Shkupin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > DASH, thirrje Brukselit: Hapni sa më shpejt bisedimet me Tiranën e Shkupin
KryesorePolitike

DASH, thirrje Brukselit: Hapni sa më shpejt bisedimet me Tiranën e Shkupin

Published: June 26, 2022
Shpërndaje

Në mesin e amullisë së deklaratave dhe pasigurisë rreth fillimit të negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut që prodhoi samiti i pasuksesshëm BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, administrata amerikane del me një qëndrim të qartë.

Për Uashingtonin, afrimi i rajonit me bllokun europian është e një rëndësie kyçe, dhe kjo, në kancelaritë europiane, nuk duhet harruar.

“Konsiderojmë se kredibiliteti i perspektivës së zgjerimit të BE-së është me rëndësi jetike për stabilitetin dhe prosperitetin e Ballkanit Perëndimor”, deklaruan burime nga Departamenti Amerikan i Shtetit për agjencinë maqedonase të lajmeve, Mia.

- Publicitet -

DASH thekson më tej se SHBA vijon të ofrojë mbështetje për çeljen e bisedimeve për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë sa më shpejtë të jetë e mundur.

Edhe pse u trumpetua me të madhe se diçka pozitive do të mbërrinte këtë radhë, nga fronti perëndimit nuk pati sërish asgjë të re për dy vendet e rajonit, që presin prej vitesh kalimin në një stad tjetër të rrugës drejt BE-së.

Teksa i hapi rrugë Ukrainës për anëtarësim, blloku nuk dha dritë jeshile për dy vendet e bllokuara nga Bullgaria.

Pas më shumë se pesë orë bisedimesh mes krerëve më të lartë të Bashkimit Evropian, me liderët e Ballkanit Perëndimor, konferenca e planifikuar për shtyp e presidentit të Këshillit të BE, Charles Michel me presidentin francez, Emmanuel Macron dhe presidenten e Komisionit të BE, Ursula von der Leyen u anulua zyrtarisht për shkaqe kohore, çka bëri që të këtë radhë të hiqeshin dorezat e pakënaqësia të shpërfaqej hapur nga Edi Rama, Aleksandar Vuçiç e Dimitar Kovaçevski, që nuk ia u kursyen krerëve të bllokut as batutat shpotitëse.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • Fatmir Lohja says:
    June 26, 2022 at 8:59 am

    Europa duhet të mësoj nga ne!?
    Si nuk e moren vesh europianët se Shqipëria është fanar ndriçues buzë Adriatikut? Arritjet janë aq të mëdha, sa vetëm një qorr dy sysh nuk mund r’i shohë.
    Jane rritë çmimet si askund në Europë Me një bord antitransparent I vendosin si të duan çmimet oligarkët, duke e zbutur opinionin publik me shumë delikatesë. Po janë rritur tatimet, taksat, gjobat, inflacioni, kërkesat për azil politik në anëkënd globit.
    Pse nuk vjen Europa të investoj në Shqipëri? Njëqind herë u është thënë se nuk ka as sindikata , as bashkime profesionale ,në Shqipëri. Nëse ndonjë punonjës kërkon shtesë page, zbutet në vend me shkop gome.Jo atij, por kush e merr vesh këtë eksperience, për njeqind vite nuk i bie më ndermend të protestojë.Edhe ndonjë kryderr që u padit në gjykata, prespektiven e ka të errët.Për të marrë në dorë vendimin e formës se prerë, minimalja duhet të kalojnë pesë vjet. Për pesë vite, me njëqind lekë pagesë në QKR, i ndërron të dhënat e shoqerisë tende ,që të mos ketë zyrë përmbari të të gjej, për të marë paratë e dëmit , që i ke shkaktuar të mjerit shqiptar.
    Me PPP-të për një ditë zbrazet buxheti I shtetit. Lekë me grushta kudo, por duhet pak hile për t’i bërë të tuat. Po nuk bëre mike një ministreshë, veshirë se të bie një kockë në gojë.Nuk të ndihmon as opozita. Ajo vetë është ndarë në kashtë, e koqe, thjeshtë për të marrë një copë karrike, që i siguron para shumë, dhe dalje përpara kamerave televizive.
    O marroke europienë! Shqipëria po zhbëhet nga dita në ditë. E jani tani, sa nuk kanë mberritur aziatikët, se do të hani dynjanë, dhe të jeni të bindur se ne shqiptarët nuk u kemi faj më pas.

    Reply
  • intelektuali says:
    June 26, 2022 at 9:53 am

    DASH – i amerikan te mos i beje thirrje Brukselit te coroditur si miza pa koke nga konflikti provincial ballkanik, por dergoja urdherin e superfuqise boterore Shkupit Komunist qe komandohet nga Vucici i Serbise dhe spiuneve te UDB se Titos qe jane miqte e Edi Rames qe eshte miku per koke i George Sorosit qe urdheron dhe komandon politiken e jashtme amerikane pas perdes me miliardat e tij,

    Ne menyre qe:

    Shkupi te pranoje oferten franceze te presidentit Makron pa finte bolsheviko-komuniste

    Reply
  • Fehmi says:
    June 26, 2022 at 5:55 pm

    Shumë lehin,deri në ulërima,këta bijtë e kolaboracionistëve dhe argatët e spiujtë e grekut dhe serbit.
    Nuk e kuptoj,ç’duan të arrinë me gjithë këto ulërima.
    Mbase sa për t’u dukur në skenën e kopshtit zoologjik dhe për të dëshmuar se ende nuk janë ndarë nga majmuni…..

    Reply
    • Intelektuali says:
      June 26, 2022 at 7:12 pm

      Fehmi Komunisti:

      Ata qe rezuan veton bllokuese ne Parlamentin bullgar ishin pinjollet e kolaboracionisteve qe spiunet e UDB ne Maqedoni i quajne si fashiste bullgare, ndersa pinjollet komuniste alias socialiste, miq per koke te Edi Rames votuan kunder,

      prandaj:

      Mbylle halen e debilit llafoqyl dhe injorantit dru me pre se te vjen era qe larg si budall prej Kosove

      Reply
    • Intelektuali says:
      June 26, 2022 at 7:12 pm

      Fehmi Komunisti:

      Ata qe rezuan veton bllokuese ne Parlamentin bullgar ishin pinjollet e kolaboracionisteve qe spiunet e UDB ne Maqedoni i quajne si fashiste bullgare, ndersa pinjollet komuniste alias socialiste, miq per koke te Edi Rames votuan kunder,

      prandaj:

      Mbylle halen e debilit llafoqyl dhe injorantit dru me pre se te vjen era qe larg si budall prej Katuni

      Reply
  • Adih says:
    June 26, 2022 at 11:59 pm

    Ju te DASH ,mos i beni presion BE , por behini presion Edi Rames ,kelyshit te Ramiz Alise dhe te Vucicit qe me finte Enveriste shkel kushtetuten Shqiptare ,nenin 41 & 181 posacerisht per pronat , qe Brukseli ja ka lene detyre shtepie Edi Rames dhe parardhesit e tij kryem te tjere ceshtjen e pronave . Ju Amerikanet e DASH po i lejoni Ramen te integrohet nga lindja e PUTINIT me RUSIN .Ne populli e kemi kuptuar fare mire se politikanet mbare shqiptare nuk e deshirojne Shqiperine ne BE . Arsyeja eshte e thjeshte , se ne momentin e pranimit i fillon diktati dhe trasnparenca e ligjit te BE . Nuk jane budallenj politikanet shqiptare ,por budallenj dhe me faj jeni ju te DASH , qe lini post komunistet te vjedhin trojet e pronareve shqiptare mbare ku jane , dhe nuk ja u ka fain Brukseli per integrimin . Keta kane shkuar deri aty , te vjedhin deri te trojet e marines luftarake ne bregdet , per te bere hotele e rezorte me parate e krimbit . Kane prishur vend strehimet ne truaj shteterore e private , per interesa parash neper qytete ne ndetime per te fituar m2 ndertime .Nuk mundet nje shtet anetar i NATO te jete i ndertuar me kooperativa bujqesore te Enver Hoxhes dhe me kolkoze RUSE te PUTINIT . Prandaj beni si te doni ,por mos i bini ne qafe kot Brukselit o DASH i Amerikes ….???

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 18 qershor 2026
  • Kryeministri ynë “sociolog” – Të kërkosh llogari nuk është dhunë
  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?