Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Bllokimi i Tiranës: Dy pamje të ndryshme dhe një palë pranga në mes
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Bllokimi i Tiranës: Dy pamje të ndryshme dhe një palë pranga në mes
Analizaopinion

Bllokimi i Tiranës: Dy pamje të ndryshme dhe një palë pranga në mes

Published: December 1, 2024
Shpërndaje

Nga Lorenc Vangjeli

Botuar në JAVA

Të martën Tirana u ngrys e bllokuar. Opozita bllokoi në një perimetër të gjerë rrugët e kryeqytetit, të cilat edhe pa këtë lloj ndërhyrjeje, janë të bllokuara “vetvetiu”. Një shkulm i shumëfishtë urrejtjeje, ndeshjeje e përplasjeje mes policisë dhe opozitës, me një shumicë qytetarësh të trazuar anash, nga ajo frakturë e shtuar e rutinës së tyre.

- Publicitet -

Në thelb, çdo lloj proteste është një injeksion adrenaline për nervin e një qeverisjeje të vetëkënaqur e të shkëputur nga realiteti. Në pasojë ajo nuk është asnjë hap më shumë drejt tentativës për rotacion politik. Mosbindja guerrile mund të trembë qeverinë, por është mjeti i fundit për të fituar simpatinë e votuesit. Tundja e flamujve të ankthit, lenë pak hapësirë për gaz e entuziazëm për fushatën e pritshme.

Të premten Tirana u bllokua sërish. Disa mijëra shqiptarë, të ardhur nga të gjitha trevat shqiptare zhvilluan paradën e madhe kuq e zi për të festuar 112 vjetorin e Pavarësisë.

Me daulle dhe qeleshe, me kostume kombëtare, Bulevardi Dëshmorët e Kombit u bë shtrati i një lumi gjigant krenarie. Me Harley Davidson buçitës dhe kalorës mbi kuaj, me cyrle lozonjare dhe kitara DJ, për disa orë rresht bulevardi ishte një oaz feste me parakalues që brohorisnin sesa gjë e mrekullueshme është të jesh shqiptar.

Valëvitja e flamujve kombëtarë nën një qiell hareje, është një shkas më shumë për të paraprirë festën e pritshme të një mandati të katërt, jo si pohim për çfarë duhet bërë, por si mohim i asaj që është bërë më herët. Festa edhe në mort, është më mirë se morti vetëm.

Një mori turistësh kuriozë që ndiqte paradën ndoshta e kishte të pamundur të kuptonte sepse shqiptarët janë të zhurshmën edhe në funeral, edhe në dasma. Për dikë që vjen nga veriu i Evropës, fjala vjen, është i paqartë se cili ind ballkanik e bën shqiptarin e zakonshëm që të mos mungojë në përcjelljen e një të panjohuri dhe të nxjerrë armën për të vrarë në dasmën e djalit të dajës.

Mes të martës dhe të premtes, të mërkurën, Sali Berisha rifitoi lirinë me vendim gjykate. E kishin mbyllur në sallonin e zonjë Liri, sepse po vetë kishte hyrë – siç ka bërë gjithmonë – në një kurs përplasjeje me drejtësinë. Opozita e brohoriti si fitore, maxhoranca e topitur nuk i dha zë as gëk-ut dhe as mëk-ut publik.

Njëra e tkurrur nën mungesën e shpresës për ndryshim, tjetra e frikësuar se do të jetë po njëlloj në pushtet, por me njerëz krejt të tjerë në polifoto. Me të përzënët për shkak të fatit fundor të vetë Berishës në sfond.

Të dy palët po marrin dëshmi dita-ditës se në Tiranë është shfaqur një pushtet i ri që po trazon ujërat e kënetës politike të tranzcionit. Se po zbulohet ajo fluskë gjigante hipokrizie ku ka jetuar klasa politike shqiptare. Tërësisht e shkëputur nga realiteti, e dashuruar verbërisht vetëm nga një pakicë gjithmonë e më e rrudhur, të përbërë nga idhujtarët e pashmangshëm të pushtetit, nga llogaritarët e interesit, nga viktimat e varësisë ndaj tifozerisë me politikës, por e përbuzur nga një shumicë gjithmonë e më e madhe shqiptarësh, ajo po ndeshet me një realitet kryeneç që nuk ka as takat dhe as mundësi që ta ndryshojë.

Një stap i ri i ardhur në Tiranë, me akronimin SPAK, me shumë probleme të vetat, me defekte dhe paqartësi, në fund të fundit, ka trazuar ujërat e ndenjura të kënetës në Tiranë. Ka nxjerë në dritë një sekret publik: në politikë, në gjyqësor, në botën e krimit, në media, në biznes e në çdo qelizë tjetër të shoqërisë shqiptare, “hajër” kanë bërë sojsëzët.

Eshtë e pamundur që të filtrohet e gjithë këneta, por uji po trazohet ligsht. Nuk është keq si fillim! Qoftë dhe duke bërë shumicën e qytetarëve spektatorë në një shfaqje me kukulla llupëse, shpesh në kufirin e qesharakes, që nuk le shkas për vdekje nga mërzia. Në Tiranë po prodhohet një histori ndryshe. Nuk e shohin vetëm të verbërit dhe budallenjtë e padobishëm!

E madje, nuk e dallojnë ulërimën e historisë tek porta edhe shumë nga subjektet e saj të mpira e tarallake në skenë.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Ethem Lalaj says:
    December 1, 2024 at 5:39 pm

    OK me gazetarin & analistin Nr.1 në tranzocionin MJERAN 34 vjeçar,ku deri tanimë nuk i ka dhënë DUM..i kujt është përgjegjësia më e madhe:
    1.E politiqënve po e po-por cili është MË FAQEZIU NË 34 VITE..?
    2.E popullit që i voton në 34 vite dhe i mban syt nga THESI MIELLIT,$,EURO..?
    3.I drejtësisë së KAPUR NGA NJË NJERI-1092,E KORRUPTUAR E DEGJENERUAR I TIPIT GJIN GJONI.?
    4.E MEDJEVE KAZAN që në 99 % i bashkohen të MARRIT.?
    5.I Nd/Kombëtarve që na monitorojnë në çdo hap dhe shumë prej tyre janë PËRGOJUAR si Hajdut,Tutorë,KUNDRA njërit..?
    Zoti Vangjeli: U kam ndjekur në 34 vite.Shpesh ta ndërpresin fjalën në TV-t e Non Gratës të dërguara ATY si kollonë e 5-të.
    Kush mundet e duhet të jetë AI BURRË-GRUA QË TI THOT STOP TRANZICIONIT PA MBARIM.?
    A ka të drejtë E.Hoxha ti thot Saliut:
    1. Pse Sali shkatërrove 500 nd/je e institucione punësimi që ndërtova unë = ME 350 MILD.$ ?
    2.Pse Sali me kursin 6 mujor shpartallove DREJTËSINË e pariparueshme për 100 vite të tjera.?
    3.Saleh: Po të isha unë gjallë do të shpëtoje nga VARJA NË LITAR PËR 1996,97,98,21 JANARIN,GËRDECIN,ÇEZ-DIA,KL.PARTIZANI ME 69 BABESA EDHE NË EUROPË,THYERJEN E EMBARGOS SË
    NAFTËS,SHITJEN E TOKË E DET GREQISË..?
    Nuk ka NJË TË DYTË në botë të ketë bërë mbi 101 krime PA NDËSHKIM ZOTI VANGJELI.!!
    Nëse Qeverisja aktuale po ndëshkohet për korrupsion dhe mund të IKTE..KUJT DO JA DORZONTE SHQIPLRINË NË NATO.. ZOTI VANGJELI- SALEHUT NON GRATA KUNDEA SHBA,BE ANGLISË..GJITHË PERËNDIMIT E PRO LINDJES.?
    Si mundet ky mjeran ti quaj TERRORIST 70.000 PARTIZANËT E LNÇL SI DHE UÇK-KOSOVË.??
    VF LP..!
    FLM LV,DITA.

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    December 1, 2024 at 5:46 pm

    OK me gazetarin & analistin Nr.1 në tranzocionin MJERAN 34 vjeçar,ku deri tanimë nuk i ka dhënë DUM..i kujt është përgjegjësia më e madhe:
    1.E politiqënve po e po-por cili është MË FAQEZIU NË 34 VITE..?
    2.E popullit që i voton në 34 vite dhe i mban syt nga THESI MIELLIT,$,EURO..?
    3.I drejtësisë së KAPUR NGA NJË NJERI-1992,E KORRUPTUAR E DEGJENERUAR I TIPIT GJIN GJONI.?
    4.E MEDJEVE KAZAN që në 99 % i bashkohen të MARRIT.?
    5.I Nd/Kombëtarve që na monitorojnë në çdo hap dhe shumë prej tyre janë PËRGOJUAR si Hajdut,Tutorë,KUNDRA njërit..?
    Zoti Vangjeli: U kam ndjekur në 34 vite.Shpesh ta ndërpresin fjalën në TV-t e Non Gratës të dërguara ATY si kollonë e 5-të.
    Kush mundet e duhet të jetë AI BURRË-GRUA QË TI THOT STOP TRANZICIONIT PA MBARIM.?
    A ka të drejtë E.Hoxha ti thot Saliut:
    1. Pse Sali shkatërrove 500 nd/je e institucione punësimi që ndërtova unë = ME 350 MILD.$ ?
    2.Pse Sali me kursin 6 mujor shpartallove DREJTËSINË e pariparueshme për 100 vite të tjera.?
    3.Saleh: Po të isha unë gjallë do të shpëtoje nga VARJA NË LITAR PËR 1996,97,98,21 JANARIN,GËRDECIN,ÇEZ-DIA,KL.PARTIZANI ME 69 BABESA EDHE NË EUROPË,THYERJEN E EMBARGOS SË
    NAFTËS,SHITJEN E TOKË E DET GREQISË..?
    Nuk ka NJË TË DYTË në botë të ketë bërë mbi 101 krime PA NDËSHKIM ZOTI VANGJELI.!!
    Nëse Qeverisja aktuale po ndëshkohet për korrupsion dhe mund të IKTE..KUJT DO JA DORZONTE SHQIPLRINË NË NATO.. ZOTI VANGJELI- SALEHUT NON GRATA KUNDEA SHBA,BE ANGLISË..GJITHË PERËNDIMIT E PRO LINDJES.?
    Si mundet ky mjeran ti quaj TERRORIST 70.000 PARTIZANËT E LNÇL SI DHE UÇK-KOSOVË.??
    Lutem,bëi një libër për Saleh..se Ai nuk ka asgjë pozitive pa nuk shkruan.!
    VF LP..!
    FLM LV,DITA.

    Reply
  • Xhoxhi Papa says:
    December 1, 2024 at 6:32 pm

    Si dhe herë të tjera Lorenci godet në plagë.Atje dhëmb më shumë. Një ditë para festës Kombëtare populli shikon dhunë, përplasje sherr, Të nesërmen parakalim “madhështor”. Kjo i vjen përshtat pushtetit në fuqi. Një ditë dhunë e shkatërrim, të nesërmen parakalim. Mos mendojmë se janë rastësi. Eshtë përllogaritje matematikore. Për marrjen e pushtetit për herë të katërt radhazi, do vazhdojnë llogartijet edhe më tej, deri në ditën e zgjedhjeve në Maj 2025.
    Verbëria për pushtet nga të dy krahët PS/PD, vazhdimësia në kohë sa më gjatë dhe vetëm për qëllime përfitimi personal të tyre, janë modele poshtërsie. Shqiptarët e ndjejnë në kurriz kçtç maskaradë 34-vjeçare.
    Ne sot nuk jemi të kufizuar vetëm materialisht. Ne ç’do ditë po mbajmë në kurriz dhe ndikohemi nga veprimet dhe mos veprimet e Shtetit. Ato na poshtërojnë me efekte dhe ndikime mos permbushëse ndaj gjithë shqiptarëve, nga ky Shtet, Sidomos në efektet financjare. Sot, këto veprime dhe mos veprime të qëllimëshme të krerëve të PS dhe PD, kanë tradhëtuar idetë mbi te cilat ata erdhën në pushtet në vitet 1990.
    Kryesocialistin dhe kryedemoktatin, nuk i “zë gjumi natën” për hallet e Shqiptarëve. Por, si shpjegohet që 794 mijë pensionistë janë në kufijtë minimal të mbijetesës..?, si shpjegohet që nuk bëhen zgjidhje të drejta, racionale dhe proporcionale për pronat siç parashikojnë ligjet që këta të Dy i hartojnë dhe miratojnë në Kuvend..?. Po, ka një arësye përse nuk bëhen zgjidhe për të drejtat pronësore të tokave. Sepse, janë vet krerët që kanë bërë maskaradën dhe vazhdojnë të bëjnë tjetërsimin dhe përvetësimin me pronat, Janë ndryshuar, tjetërsuar, pervetesuar dhe shitur me 1 euro tokat e ish pronarëve dhe të shpronësuarve të tyre.
    Në asnjë rast dhe në asnjë vënd të botës pronat nuk tjetërsohen, nuk përvehtësohen. Ato mund të shpronësohen (sidomos për interesa publik), por ato nuk e humbasin kurrë origjinën e pronësisë. Ky Shtet është ekzemplari në Botë që zhduk origjinën e pronësisë. Dhe këtë me shpërblim (zero), për trashëgimtarët e tyre.
    SPAK, ka shumë problematika në përditshmëri për zgjidhje në aspektin e trajtimit të shkeljeve të ligjit, që lidhen me individë dhe nivele të larta për shumë çështje,
    Por, i lutem, të trajtojë vetëm një Çeshtje: “Pronat”. Këtu kanë “folenë” të gjitha çështjet që përbëjnë thelbin të gjitha Çështjeve të tjera me problematika të shumta, por që kanë të njëjtën origjinë, Zaptimin e pronave. Shteti me individët e vet, është subjekti juridic ligjor public që miraton ligjin, por dhe përfituesi prej tij. Format dhe mënyrat janë të shumta, por që kanë dy anët e një medalje (monedha): njëra anë ka vlerën qe i takon Shtetit me obërtarët e tij dhe, ana tjetër Flamuri Kombëtar që i takon popullit, por që nuk i vjen radha të shohin ndonjëherë anën tjetër të monedhës.

    p.s. ne se e gjykoni te aresyeshme, botojini te veçanta keto rrjeshta, eshte nje teme me interesa me te gjera.

    Reply
  • Vigjilenca says:
    December 3, 2024 at 4:28 am

    Nuk e kuptoj çfarë do të thotë të mbrosh një vend në rast lufte kur ai është i shtypur nga pashallarët aktualë në mënyrën më përçmuese të mundshme.
    Sa i shërben politika shqiptare këtij vendi?
    Ky vend është i robëruar nga hienat e politikës skllavëruese, populli është i veshur nga ana materiale dhe moralisht tërësisht pa shpresë. I kujt është atdheu? Le të dalin ata që janë pronarë të këtij vendi së bashku me lakejtë e tyre të mbrojnë vendin. Bijtë tani ishin dhe janë të tepërt në këtë vend, ata do të vazhdojnë të largohen se në këtë vend prindërit dhe vet ata u shtypën dhe u poshtëruar, agallarët le ti dalin për zot pasurisë që grabitën. Rinia çdo ditë po i thotë lamtumirë dhe pse me vështirësi në brezin e parë por me dinjitet po jetojnë ata dhe fëmijët e tyre në vendet demokratike.
    Ata ndihmojnë ekonomikisht familjet e tyre, se vendi i tyre ja grabiti, pasurinë këmbëtare, tokën, djersën dhe i hoqi të drejtën e një jete me dinjitet prindërve të tyre.
    Tani grabitësit të luftojnë për pasuritë e tyre, se popullin nuk e lidh asgjë me atdheun, ai doli i tepërt në këtë vend, ai u la në mjerim megjithëse kontribuoi me breza të tërë. Çdo njeri mbron vendin kur ai i jep dinjitet dhe vlera jetës së tij.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Çfarë pritet t’i ndodhë ekonomisë shqiptare nëse lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave do shkojë më tej
  • Takimet në ishullin e famshëm kanë hedhur dritë mbi një nga dyshimet më të forta të hetimit
  • Nga Sazani në Australi: Perandoria miliardere e familjes Trump ndesh në revoltë qytetare
  • Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  • Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut

Komentet e Fundit

  1. K R on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. K R on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  3. Ana on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  4. K R on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  5. Një vlonjat pa parti në Londër on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?