Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Bllokohen pasuritë?! Berisha ‘Non Grata’, ambasadori britanik: Personat në ‘listën e zezë’ s’do ruajnë as paratë në Mbretërinë e Bashkuar
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Bllokohen pasuritë?! Berisha ‘Non Grata’, ambasadori britanik: Personat në ‘listën e zezë’ s’do ruajnë as paratë në Mbretërinë e Bashkuar
KryesorePolitike

Bllokohen pasuritë?! Berisha ‘Non Grata’, ambasadori britanik: Personat në ‘listën e zezë’ s’do ruajnë as paratë në Mbretërinë e Bashkuar

Published: September 2, 2022
Shpërndaje

olitikanët e korruptuar dhe të inkriminuar duhet të japin llogari para ligjit dhe të përballen me pasoja. Ky është qëndrimi i ambasadorit britanik në Tiranë, Alaistair King-Smith duke komentuar listën e zezë që po aplikon qeveria britanike për politikanët e korruptuar shqiptare përfshirë dhe Sali Berishën.

Në një intervistë dhënë për Report Tv, ambasadori King-Smith shtoi se krahas ndalimit për të hyrë ne Britani ata nuk do të lejohej që të ruajnë paratë e tyre.

“Pra, është vërtet e rëndësishme që secili nga ne, në botën mbarë, të bëjë gjithçka mundet. Dhënia fund pandëshkueshmërisë dhe forcimi i llogaridhënies nuk janë nevoja ekskluzive të Shqipërisë. Kjo mund të arrihet vetëm duke punuar së bashku dhe duke mbështetur njëri-tjetrin me vepra. Pra, gjëja e parë është që në Shqipëri duhet të jepet llogari. Është shumë e rëndësishme që ligji të sundojë. Institucionet që luftojnë krimin dhe korrupsionin janë të rëndësishme dhe duhet të jenë efektive.

- Publicitet -

Ne duhet t’i mbështesim ato. Por ne ndërmarrim veprime edhe nga ana jonë në mënyrë që dikush që është i përfshirë në krim dhe korrupsion dhe që dënohet këtu, në mënyrë të veçante në raste të tilla, ata nuk do të jenë të mirëpritur në Mbretërinë e Bashkuar dhe as të ruajnë paratë në Mbretërinë e Bashkuar. Në raste të tilla do të ndërmarrim veprime të pavarura. Tani siç e dini, Sër Stuart Peach, i dërguari i posaçëm i kryeministrit tonë për Ballkanin Perëndimor, shpalli valën e parë të veprimeve që kemi ndërmarrë. Do të vazhdojmë kështu sepse është vërtet e rëndësishme. Kjo është diçka që duhet të kthehet në rutinë, në mënyrë që njerëzit që kryejnë veprime të paligjshme dhe që nxisin krimin dhe korrupsionin të përballen me pasoja. Është e vështirë, apo jo?

Sepse, ju e dini, se neve nuk na pëlqen të ndërpresim kontaktet me askënd, por ka një kufi. Nëse dikush ngulmon dhe përsërit veprimet e tij që nxisin krimin dhe korrupsionin, atëherë kemi të bëjmë me një problem të vërtetë, sepse kjo futet në sistem, duke vështirësuar ndërveprimin e mëtejshëm. Ne ndjekim një qasje të ekuilibruar. Nuk shënjestrojmë asnjë individ, asnjë parti politike. Gjithmonë do të kemi një qasje të ekuilibruar. Kjo bazohet në interesat e popullit britanik dhe ne shpresojmë edhe në interesat e popullit shqiptar. Kështu që do të bëjmë çmos për ta ruajtur këtë qasje ndaj problemeve, çka është realisht në interes të popullit të Shqipërisë dhe të Mbretërisë së Bashkuar.

Do desha të them edhe një gjë tjetër në lidhje me zgjedhjet që po afrojnë. Vitin tjetër kemi zgjedhjet lokale dhe më vonë zgjedhjet e përgjithshme. Njerëzit mund të bëjnë një gjë vërtet të rëndësishme. Politikanët mund të bëjnë të njëjtën gjë të rëndësishme. Njerëzit duhet të kërkojnë që t’i jepet fund krimit dhe korrupsionit. Duhet të kërkojnë që kandidatët e paraqitur në zgjedhje të mos kenë të bëjnë me krimin dhe korrupsionin. Ndërsa partitë politike, sigurisht duhet të marrin masa, dhe kjo është edhe thirrja që ne u drejtojmë atyre, që kur të përzgjedhin kandidatët, të mos kandidojnë ata që janë të përshirë në krim dhe korrupsion, por t’i paraqesin elektoratit individë të pastër”, tha ai.

Ambasadori ngriti shqetesimin edhe për emigracionin e paligjshëm duke u bërë thirrje të rinjve shqiptarë të mos bien pre e trafikantëve pasi nuk do të pranohen në Britaninë e Madhe.

“Më vjen shumë keq për këtë, sepse të rinjtë po shfrytëzohen nga persona të lidhur me krimin, të cilët përmes këtyre videove në TikTok u thonë ejani në MB, kushton jo shumë, vetëm disa mijëra paund, dhe mbërritja është e sigurt, por realiteti është se shumica e tyre do të ndalohen dhe do të kthehen në Shqipëri. Jo vetëm që do të kenë shpërdoruar paratë, por më pas nuk do të mund të shkojnë më në Mbretërinë e Bashkuar. Kjo do t’u shkaktojë probleme me udhëtimet jashtë vendit në të ardhmen. Dhe sigurisht, ne duam që njerëzit të parapëlqejnë dhe të kenë mundësi të qëndrojnë në Shqipëri, si dhe për të qenë të suksesshëm duke studiuar dhe punuar këtu.

Por edhe për të ndërtuar një jetë të suksesshme në Mbretërinë e Bashkuar apo gjetkë. Pra, unë jam vërtet i vendosur ta ndryshoj këtë gjë. Ne po punojmë shumë fort për këtë, por thirrja ime për të rinjtë është të mos mashtrohen nga kontrabandistët dhe trafikantët që e paraqesin gjithçka si të shkëlqyer dhe të lehtë, sikur shumë shpejt ju do të jeni në gjendje të vini këtu me Ferrari. Nuk është kështu. Nëse mbërrini në MB, e vetmja mënyrë për të shlyer paratë e marra borxh për udhëtimin mbetet droga dhe krimi, kështu që mos harroni çfarë do të thotë kjo për të ardhmen tuaj dhe për familjet tuaja. Prandaj, mesazhi im është ju lutem mos e bëni këtë”, u shpreh ai.

I pyetur rreth incidentit me rusët e kapur në uzinën e armëve në Gramsh ambasadori britanik nuk komentoi konkretisht rastin, por shtoi se Rusia e sheh Shqipërinë dhe Britaninë si armiq dhe se duhet të jemi të përgatitur për incidente edhe më të rënda.

Ambasada britanike në Tiranë po organizon nga 1 shtatori javën kultore me aktivitet të shumta përfshirë këtu dhe koncerin e këngetares së njohur Rita Ora që do të mbahet ne 6 shtator.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • mali says:
    September 2, 2022 at 5:50 pm

    Dobic i madh anglezi.Berisha ka zero para ne bankat e Anglise.

    Reply
  • mali says:
    September 2, 2022 at 6:00 pm

    nuk na tha gje per Ilir Meten sepse ai ka disa para ne bankat angleze,vec ato ne qipro e australi.

    Reply
  • Avokat Ngjela qe nuk ka fituar asnje gjyq. says:
    September 2, 2022 at 6:47 pm

    Qenka debil i lindur ose rrote cari ky ambasadori i U.K., ka vend me te sigurt per te fshehesh parate dhe t’i hash ato rehat rahat se sa ne Albanistan?

    Reply
  • TEMO says:
    September 3, 2022 at 8:06 am

    Më vjen keq që disa Albanez idiot shajnë edhe Ambasadorin Anglez sikur të ishte rrugaç si Ata vetë.
    -Ambasadori jep këshilla të vlefshme për RININ TON TË DROGËS DHE PROSTITUCIONIT që të mos mashtrohen nga kriminelët siç kan bërë në vite,kur shumë prej tyre i kan KOCKAT NË FUND TË DETIT.
    -Porosia e tij se NON GRATAT si Saliu nuk do i marrin parat e futura në bankat Angleze nuk është vetëm për Salin ….dhe jo vetëm për Anglinë.Parat të korruptuarit nuk do i Marin në asnjë shtet të botës.Kjo është domethënia e fjalës së tij.Kush nuk e kupton këtë është SALIST.

    Reply
  • mali says:
    September 3, 2022 at 2:28 pm

    Temo ,te pjerdhsha trute qe me ke.Ambasadori eshte nje nepunes i thjeshte shteteror.Bankat zoti Temo jane promotori i shtetit,ato bejne ligjin ne Angli,Amerike e kudo.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Shpërthen revolta edhe në Kakome, banorët shembin rrethimin që u ndalonte daljen në plazh prej më shumë se 20 vitesh
  • VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve gjatë fjalimit të Ramës (flasin më shumë se vetë fjalimi)
  • Dalin pamjet për kapjen e “Vis Korçarit”, ishte i dënuar me 4 vite burg nga GJKKO
  • Rama vijon me “armiqtë e jashtëm”, u tregon protestuesve Waterlonë: Po mbroni interesat e “dikujt tjetër”
  • Protestat, Rama: Një betejë globale kundër Donald Trump u spostua në Nartë

Komentet e Fundit

  1. K R on Rama vijon me “armiqtë e jashtëm”, u tregon protestuesve Waterlonë: Po mbroni interesat e “dikujt tjetër”
  2. Dino on VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve gjatë fjalimit të Ramës (flasin më shumë se vetë fjalimi)
  3. Anonymous on VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve gjatë fjalimit të Ramës (flasin më shumë se vetë fjalimi)
  4. Kafshën time ma Përgojoni on Leksione morali me Aruba në sfond
  5. Dino on VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve gjatë fjalimit të Ramës (flasin më shumë se vetë fjalimi)

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?