Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Bloomberg: Të djathtët në Europë, po përqafojnë politikat e majta
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Bloomberg: Të djathtët në Europë, po përqafojnë politikat e majta
AktualitetBote

Bloomberg: Të djathtët në Europë, po përqafojnë politikat e majta

Published: October 13, 2022
Shpërndaje

Në SHBA, ekspertët po parashikojnë se një grup me votuese gra të indinjuara nga vendimi i fundit i Gjykatës së Lartë mbi abortin do të ndihmojë demokratët të mbajnë kontrollin e Senatit. Mund të kenë të drejtë. Por një shikim nga politika e krahut të djathtë në Europë, do t’i bëjë strategjistët e Demokratëve të mendojnë pak.

Në Europë dhe Britani, gratë dhe minoritetet janë bërë qëllimi kryesor i partive të ekstremit të djathtë. Kryeministrja e re e Italisë do të jetë Giorgia Meloni, liderja populiste e Vëllezërve të Italisë, një parti me rrënjë fashiste.

Kryeministrja e re e Britanisë, Liz Truss e mban veten si një version akoma më të fortë të Margaret Thatcher edhe pse deri tani pa sukses. Partia e Marine Le Pen në Francë është tani grupi më i madh në kuvendin francez.

- Publicitet -

Kabineti i Truss ka dhe një numër të madh njerëzish nga Afrika dhe Azia e Jugut, përfshirë kancelarin e Thesarit, Kwasi Kwarteng, nga Gana. Në kontrast, kabineti i partisë Laburiste ka vetëm një person me ngjyrë, David Lammy, i marrëdhënieve me jashtë.

Ashtu si në SHBA, partitë e krahut të majtë në Europë dhe në Mbretërinë e Bashkuar krenohen me përkrahjen e grupeve të nënpërfaqësuara. Pra, pse kaq shumë politikanë të shquar nga ato grupe po drejtohen djathtas?

Fillimisht, ata duken të tërhequr nga mesazhet populiste të së djathtës. Ata mbështesin njerëzit e thjeshtë dhe janë armiqësorë, të paktën në retorikë, ndaj elitave urbane dhe të arsimuara. Meloni u rrit në një zonë të klasës punëtore në Romë. Babai i saj braktisi familjen e tyre dhe më vonë u dënua me burg. Truss krenohet me arsimimin e saj në shkollën shtetërore, ndryshe nga shumë politikanë konservatorë britanikë (por jo Thatcher) që ndoqën shkolla të shtrenjta private. Ndërsa Le Pen vjen nga një familje e pasur politike, ajo ka kaluar shumë kohë në veriun e zymtë industrial të Francës, ku pretendon se ndihet më shumë si në shtëpinë e saj.

Gratë dhe minoritetet që janë pjesë e politikave të djathta shpërndajnë idenë se ata kanë punuar fort për tu përballur me pengesat sociale dhe presin që të tjerët të sillen njësoj. Këto janë më pak se të sinqerta. Truss është vajza e një profesori matematike. E vetmja pengesë sociale për Le pen ka qenë të tejkalojë prirjet fashiste të të atit. Kwarteng ka studiuar në Cambridge dhe Harvard.

Megjithatë, ky nuk është një këndvështrim i panjohur. Shpesh, emigrantët dhe pakicat e tjera që janë të suksesshëm, u pëlqen t’ia atribuojnë ngritjen e tyre meritave personale dhe punës së palodhur. Ata mund të kenë tolerancë të kufizuar për njerëzit që nuk kanë bërë njësoj.

Emigrantët e vjetër nuk janë gjithmonë të mirë ndaj të rinjve. Sapo ata dalin nga varfëria dhe zhvendosen në një periferi të pasur, qasjet e tyre shkojnë në të djathtë. Shumë aziatikë votuan Brexit, duke kërkuar politika më të forta emigrimi.

Të gjitha këto gjëra nxjerrin sfida të reja për partitë e majta që mbështesin gratë dhe njerëzit me ngjyrë. Një problem i rëndësishëm është ideologjia. Progresivët synojnë tu përkushtohen minoriteteve, viktimave sociale dhe atyre që kanë nevojë për ndihmë. Mendohet se njerëzit më pak të privilegjuar kanë nevojë për trajtim preferencial për të pasur sukses. Ideologjia e majtë sot merret më shumë me luftimin e paragjykimeve kundër pakicave racore dhe seksuale.

Luftimi i paragjykimeve është një gjë e mirë. Dhe dhënia e mundësive më të mira në arsim dhe fusha të tjera të jetës njerëzve që kanë qenë viktima të racizmit është e lavdërueshme. Por ekziston rreziku politik që pakicat të reagojnë keq ndaj asaj që shihet si mospërfillje. Njerëzit nuk pëlqejnë domosdoshmërisht të trajtohen si viktima. Trajtimi preferencial mund të fyhet kur vjen nga ndjenja e fajit mes më të privilegjuarve./Bloomberg

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • xy says:
    October 13, 2022 at 8:25 pm

    e djathta nuk mbron shoqërinë dhe të varfrit por individët e pasur se ata ia ruajnë pushtetin.
    por sot nuk ka më luftë ideologjike.

    çdo gjë është shpërfyturuar dhe mbizotëron vetëm etja për pushtet

    Reply
  • Arben.T says:
    October 14, 2022 at 2:38 am

    A ka ndonje tendence qe te konvergjojne ndjenjae nacionale ms nato sociale?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Temperaturat në rritje, apeli i mjekëve: Kujdes! Shmangni daljet në orët e pikut
  • Botërori 2026: Anglia ndalet, Uruguai gabon! 7 kombëtaret që kanë siguruar kualifikimin
  • “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  • Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës
  • Trump zgjat me një vit gjendjen e emergjencës kombëtare në Ballkanin Perëndimor, lihen në fuqi sanksionet

Komentet e Fundit

  1. Fjalë me vend on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  2. ¿? on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  3. demo on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  4. nastradini on DY PËRGJIGJE: A ka bërë Dritan Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është Dritani dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  5. Emigrant 97 on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?