Ministrja e Arsimit Evis Kushi, në takimin e zhvilluar këtë martë me rektorët e universiteteve tha se duhet që të shfrytëzohen të gjitha mundësitë, duke shtuar se në vendimit e fundit që u mor, ishte rritja e pagave deri në 15 %.
“Tre vitet e kaluara kanë qenë vite të vështira, por edhe ky vit është i vështirë, për shkak të luftën në Ukrainë, krizës globale, inflacionit, ku edhe Shqipëria është e prekur. Sa i takon sektorit të Arsimit ne duhet të jemi bashkë. Pavarësisht vështirësive duhet të shohim edhe politikat e reja. Ne arritëm të kemi mbështetje studentore si asnjëherë më parë. Studentët do të zgjedhin programet, ku edhe do të ketë përfitime për përjashtime nga tarifat. Sa i takon përmirësimit të infrastrukturës, do të ketë një kampus të UBT, po ashtu edhe në Universitetin e Mjekësisë do të ketë ndërhyrje.
Në një kohë të shkurtër kemi numër të lartë programesh, edhe në nivele Bachelor, master. Ka rritje të nivelit të punës kërkimore shkencore, por duhet të punojmë më shumë për misionin e tretë të universiteteve që rezultatet ti vënë në dispozicion të zhvillimit të vendit. Vendosëm të rrisim pagat deri në 15 % , dhe Universiteti 7% do ta mbulojnë me të ardhurat e tyre dhe ky vendim nxit rritjen e performancës”, tha ajo.
Ministrja shtoi se universitetet që performojnë më mirë do të kenë mbështetje më të madhe nga buxheti i shtetit.
“Asnjëherë më parë nuk ka pasur një sistem të tillë bursash. Një nga punët më të mira që kemi bërë është ndërkombëtarizimi. Ka një rritje të sistemit, por duhet të punojmë më shumë së bashku, misioni jonë është që rezultatet t’i vëjmë në punë. Këtu, ne të gjithë së bashku kemi shumë punë për të bërë. Ligji i arsimit të lartë u jep mundësi universiteteve që të grumbullohen të ardhura. Vendimi i fundit, ka përfshirë rritjen e pagave, ku 7% është rritje e menjëhershme, pjesa tjetër për çdo shtesë, universitetet do ta mbulojënë me të ardhurat e tyre. Rankimi është i rëndësishëm, të dinë dobësitë e veta. Na shërben ne dhe juve. por do të jetë një komponent për financim, tashmë duhet të bazohet tek kjo renditja, ato që performojnë më mirë do të kenë mbështetje më të madhe nga buxheti i shtetit”, tha Kushi.
j.l./ dita

me shumë mundësi luarasi do dalë gjithnjë
Universitetet private mbulohennga buxheti i shtetit?!?!?!Luarasi a eshte privat??????
C’eshte keshtu?
Ministraje arsimit qe duhet te ishte modeli i pastertise se gjuhes shqipe na thote “performon”, nje barbarizemme origjine latine qe nuk kemi pasur e nuk kemi nevoje ta perdorim. C’te keqe ka moj ministre te thuash “punon me mire” ose “kryen me mire detyrat”.
Ne qofte se mendon se duke futur fajle te huaja te panevojshme rritet vlera e fjalise, e ke gabim zonja ministre. Nderkohe qe nje ignoranti mund t’i duket interesante perdorimi i nje fjale te huaj, per nje intelektual ajo e ul vleren e fjalise.