Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Bojkotuan takimin, PS i përgjigjet opozitës: Komisioni Hetimor për Check-up, s’ka arsye të mblidhet derisa…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Bojkotuan takimin, PS i përgjigjet opozitës: Komisioni Hetimor për Check-up, s’ka arsye të mblidhet derisa…
Politike

Bojkotuan takimin, PS i përgjigjet opozitës: Komisioni Hetimor për Check-up, s’ka arsye të mblidhet derisa…

Published: April 5, 2024
Shpërndaje

Anëtarët e Partisë Socialiste në Komisionin Hetimor për Check-Up në Shëndetësi iu janë përgjigjur shkresës së opozitës, duke u shprehur se nuk ka arsye për t’u zhvilluar mbledhja deri në hartimin e planit hetimor.

Në letrën drejtuar anëtarëve të opozitës, PS shprehet se “po tentoni të injektoni frymën e imponimit, paragjykimit dhe nxitimit për të realizuar, sipas tyre, një proçes partiak politik e jo një proces të rregullt ligjor”.

“Pika 3 e rendit të ditës, nuk u miratua nga ana e komisionit, pasi neni 15 i ligjit Nr.8891 datë 02.05.2002 “Për organizimin dhe funksionimin e Komisioneve Hetimore të Kuvendit” përcakton qartazi procedurën që duhet ndjekur për zhvillimin e veprimtarisë normale të Komisioneve Hetimore parlamentare, nën frymën e Kushtetutës dhe ligjit të posaçëm.

- Publicitet -

Komisioni mbledh të dhëna për çështjen nëpërmjet ekspertëve ligjorë të zgjedhur dhe vetëm ekspertët ligjorë kanë tagrin t’ia raportojnë gjetjet e tyre Komisionit si dhe propozojnë planin e hetimeve”, thuhet në shkresë.

Anëtarët e PS, të cilët bojkotuan mbledhjen e Komisionit Hetimor të 3 prillit, shprehen se opozita ka thirrur takimin e sotëm (5 prill) në mënyrë të njëanshme.

“Lind nevoja që jo vetëm datat e mbledhjeve të radhës, por edhe oraret e zhvillimit të tyre, vëndi i zhvillimit dhe rendi i ditës, të vendosen me mirëkuptim mes palëve, për të patur mbledhje të vlefshme të komisionit hetimor”, shkruhet në shkresë.

Gjithashtu, anëtarët e mazhorancës theksojnë se ekspertët e propozuar të PS dhe të miratuar nga Komisioni, kanë filluar nga puna dhe po hartojnë një plan hetimi, që do i nënshtrohet më pas vendimarrjes në komision.

“Do ishtë në përputhje me frymën e ligjit që ekspertët e të dy palëve të kodinonin me njëri tjetrin për të realizuar një plan hetimi konsensual. Në momentin që ekspertët kanë realizuar planin e hetimit ne do kërkojmë mbledhjen e Komisionit për të miratuar këtë plan, si hapi procedurial i rradhës i parashikuar nga ligji 8891”, theksohet në shkresë.

Deklarata e plotë:

Të nderuar kolegë, përfaqësues të 1/3 së anëtarëve të Komisionit Hetimor “Lidhur me Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe të Chek-up në Shëndetësi”, u njohëm me shkresën Tuaj të datës 03.04.2024.

  1. Konstatojmë me keqardhje, se edhe nëpërmjet kësaj shkrese, ashtu si edhe ne seancat e mbledhjes së komisionit, po tentoni të injektoni frymën e imponimit, paragjykimit dhe nxitimit për të realizuar një proçes partiak politik e jo një “proces të rregullt ligjor”, bazuar mbi vlera e parime kushtetuese.
  2. Nëpërmjet shkresës Tuaj kuptojmë, që nuk po ecni në shtratin ligjor të funksionimit të një organi kolegjial dhe posaçërisht Komisionit Hetimor i cili ka një rregullim të posaçëm.
  3. Referuar nenit 13 të ligjit 8891, datë 02.05.2002 “Për Organizmin dhe Funksionimin e Komisioneve Hetimore të Kuvendit” mbledhja e një komisioni hetimor që të konsiderohet e vlefshme kërkohet prezenca e 50+1 e anëtarëve të komisionit. Si rrjedhojë Kryetarja e komisionit, përpara se të thërras një mbledhje duhet të sigurohet për prezencën e kourumit të kërkuar, për vlefshmërinë e mbledhje. E për ta siguruar këtë kourum, duhet të komunikojë me “shumicën e komisionit” për të kordinuar datën, orën, vendin dhe rendin e ditës së mbledhjes pasardhëse. Sigurisht që një gjë e tillë nuk realizohet me njoftime të njëanshme, që nuk kanë objektiv mirëfunksionimin dhe eficencën e punës së komisionit, por realizimin e shfaqjes mediatike të radhës, në funksion të agjendave partiake dhe jo atyre institucionale e kushtetuese.
  4. Referuar shkresës Nr.1231 prot datë 03.04.2024 të nënshkruar nga 1/3 e anëtarëve të këtij Komisioni, pretendohet se anëtarët e maxhorancës kanë refuzuar të diskutonin pikën 4 të rendit të ditës që lidhej me “kërkesat për informacion”. Fakti që ngatërroni edhe pikat e rendit të ditës, është tregues tjetër i seriozitetit insitucional me të cilin trajtoni punën e komisionit. Pika 4 e rendit te ditës ishte “caktimi i mbledhjes pasardhëse”, që Kryetarja e komisionit refuzoi ta merrte në shqyrtim, për të dakortësuar me anëtarët prezent mbledhjen e ardhshme.
  5. Pika 3 e rendit të ditës, nuk u miratua nga ana e komisionit, pasi neni 15 i ligjit Nr.8891 datë 02.05.2002 “Për organizimin dhe funksionimin e Komisioneve Hetimore të Kuvendit” përcakton qartazi procedurën që duhet ndjekur për zhvillimin e veprimtarisë normale të Komisioneve Hetimore parlamentare, nën frymën e Kushtetutës dhe ligjit të posaçëm. Komisioni mbledh të dhëna për çështjen nëpërmjet ekspertëve ligjorë të zgjedhur dhe vetëm ekspertët ligjorë kanë tagrin t’ia raportojnë gjetjet e tyre Komisionit si dhe propozojnë planin e hetimeve.
  6. Ndërkohë që sic rezulton nga shkresa Juaj keni kërkuar për diskutim të njëjtën çështje për të cilën Komisioni ka marrë vendim.
  7. Deri në hartimin e këtij plani hetimor, Komisioni nuk ka arsye të mbidhet apo të vijojë me shqyrtimin e pikave të tjera në rend dite.
  8. Komisioni me vendim të ndërmjetëm miraton planin e hetimeve sipas propozimeve të ekspertëve deri në përfundimin e tyre. Plani i hetimeve përmban gjithë hapat proceduralë, veprimet hetimore që do të ndiqen nga komisioni për hetimin e çështjes, si dhe rrethin e personave që do të thirren. Pra vetëm pas miratimit të planit të hetimit të propozuar nga ekspertët, Komisioni deklaron fillimin e hetimeve dhe nuk mundet që kryetari i Komisionit Hetimor të paraqesë një plan të gatshëm hetimi pa u shprehur ekspertët, sipas procedurës që përcakton ligji specifik.
  9. Në shkresën e sipërcituar, 1/3 e anëtarëve të Komisionit Hetimor të Kuvendit për Shërbimin Publik të Sterilizimit dhe Shërbimin Publik të Check-up në Shëndetësi, ka përcaktuar në mënyrë të njëanshme mbledhjen e radhës së komisionit për në datën 05.04.2024 si dhe rendin e ditës, bazuar në nenin 32.2 të Rregullores së Kuvendit[1], që referon tek mbledhjet e komisioneve të përhershme parlamentare, jo tek komisionet hetimore parlamentare.
  10. Bazuar në gjithë argumentimet e mësipërme, lind nevoja që jo vetëm datat e mbledhjeve të radhës, por edhe oraret e zhvillimit të tyre, vëndi i zhvillimit dhe rendi i ditës, të vendosen me mirëkuptim mes palëve[2], për të patur mbledhje të vlefshme të komisionit hetimor.
  11. Njëkohësisht Ju bëjmë me dije, që ekspertët e propozuar nga ana jonë dhe të miratuar nga Komisioni, kanë filluar nga puna dhe po hartojnë një plan hetimi, që do i nënshtrohet më pas vendimarrjes në komision. Do ishtë në përputhje me frymën e ligjit që ekspertët e të dy palëve të kodinonin me njëri tjetrin për të realizuar një plan hetimi konsensual. Në momentin që ekspertët kanë realizuar planin e hetimit ne do kërkojmë mbledhjen e Komisionit për të miratuar këtë plan, si hapi procedurial i rradhës i parashikuar nga ligji 8891.
  12. Duam t’Ju informojmë gjithashtu se nga ana e kryetares së Komisionit, në shkelje të plotë të detyrimeve të saj, nuk është depozituar në sekretarinë e komisionit, asnjë dokument i relatuar dhe diskutuar në mbledhjet e Komisionit, përfshirë këtu edhe deklaratat e konfliktit të interesit, që me aq pasion u valviten publikisht në mbledhjen e fundit. Dokumentacioni i cili relatohet dhe diskutohet në mbledhjet e komisionit, duhet depozituar në sekretarinë e tij, për t’u njohur nga ana e ekspertëve tanë dhe konsideruar si i administruar zyrtarisht nga Komisioni, në të kundërt ai dokumentacion konsiderohet i pavlefshëm për efekt të punës së Komisionit.
  13. Së fundi kërkojmë vëmendjen Tuaj në ndalimin e praktikës së përdorimit të logos dhe protokollit të Komisionit, sa kohë shkresa nuk është si pasojë e vendimarrjes së Tij. Vetëm shkresat e miratuara me vendim në mbledhje komisioni dalin me logon dhe protokollin e Komisionit. Komisioni Hetimor nuk është as 1/3, as 1/2 dhe as 2/3 e tij, por vendimarrja kolegjiale e vlefshme e tij.

Duke shpresuar mirëkuptimin Tuaj ligjor në mes kolegësh Ju përshëndesim!

Anëtarët përfaqësues të shumicës në komision:

[1] Mbledhjet e komisionit të përhershëm thirren nga kryetari i tij. Ato mund të thirren edhe me kërkesën e jo më pak se një të katërtës së anëtarëve të komisionit ose me kërkesën e Kryetarit të Kuvendit, duke përcaktuar në kërkesë dhe çështjet që do të diskutohen në mbledhje. Komisionet e përhershme nuk mund të mblidhen gjatë kohës kur Kuvendi zhvillon punimet në seancë plenare, përveçse me miratimin e Kryetarit të Kuvendit. Për të siguruar numrin e kërkuar për votim, drejtuesi i seancës plenare ka të drejtë në çdo kohë të anulojë ose të ndërpresë mbledhjen e komisionit.

[2] Deputetët kanë një kalendar të ngjeshur parlamentar, i detyrueshëm për t’u zbatuar, përveç angazhimeve politike në zonat e tyre elektorale.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • BG says:
    April 5, 2024 at 5:48 pm

    Shoku Erion Veliçkoviç, ne e dijme se po ta besh ADN, do te konfirmosh ate qe eshte boterisht e ditur, qe ti je NIP SERBI, por tani nuk eshte ajo qeshtja. Tani qeshtja eshte, a e dije ti, qe drejtoret tu, nepunesit tu, te cilet kryesisht jane PATRONAZHISTE te deshmuar per vjedhje votash, a e dije qe ata vidhnin, dhe sa eshte perqindja jote, dhe perqindja e Ramoviqeve, Edvinit dhe Olsit, ne tere kete hajni qe po vazhdon prej 1939, kur Komunistet Jugosllav e pushtuan Shqiperine. Sepse je shume patetik kur flet per drejtesi dhe patriotizem, ti qe Pasurine Kombetare, e pate shenderruar ne Salle dasme!

    Reply
  • LOL says:
    April 5, 2024 at 8:39 pm

    MBAROI DHE RIPJELLJA
    PO LENE TESTAMENTIN
    NDAJ DHE CORBE DERRI
    E BENE KUVENDIN

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Zbulohet një fragment papirusi 1700-vjeçar i Odisesë, ja çfarë shkruhet në të
  • Kurti nis në SHBA fushatën kundër vendimit të Hagës, takohet me kongresmenin amerikan
  • Rritja e shpejtë e çmimit të banesave dhe kreditë, Moody’s paralajmëron Shqipërinë
  • Atentati në Sarandë, policia merr në pyetje rreth 20 persona
  • Si e arritëm dhe e kaluam mesataren e BE-së me çmimet e ushqimeve

Komentet e Fundit

  1. Socialist Polican on Si e arritëm dhe e kaluam mesataren e BE-së me çmimet e ushqimeve
  2. Realist on Si e arritëm dhe e kaluam mesataren e BE-së me çmimet e ushqimeve
  3. labi on Bedri Islami: Vendimi ndaj liderëve të UÇK-së, i papranueshëm dhe disproporcional! Shqipëria të futet në lojë
  4. K R on Tërmet politik në Gjermani: E djathta ekstreme fiton në Meklenburg, e majta e shtetëzimeve merr kryeqytetin, CDU prek fundin
  5. Berlin on BE-ja shpik “anëtarësimin e asociuar” për Kanadanë, çfarë do të thotë kjo për Shqipërinë?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?