Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Bonusi i fundvitit për pensionistët, ndryshon sasia dhe mënyra e ndarjes, ja kush kategori do të marrë më shumë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Bonusi i fundvitit për pensionistët, ndryshon sasia dhe mënyra e ndarjes, ja kush kategori do të marrë më shumë
EkonomiLajmi i fundit

Bonusi i fundvitit për pensionistët, ndryshon sasia dhe mënyra e ndarjes, ja kush kategori do të marrë më shumë

Published: November 16, 2024
Shpërndaje

Bashkë me reformën e pensioneve, deri në fund të këtij muaji do të ketë edhe një vendim për shpërndarjen e bonusit vjetor për pensionistët e të gjitha llojeve.

Përpos shumës, e cila është thënë vazhdimisht që do të jetë më e lartë se ajo e viteve të shkuara (5 mijë lekë), në tryezën e diskutimeve të Ministrisë së Ekonomisë dhe Institutit të Sigurimeve Shoqërore është sjellë propozimi për diferencimin e përfitimeve midis pensionstëve. Më konkretisht, bëhet fjalë për të dhënë më shumë tek ata që kanë pensione më të ulëta dhe anasjellas.

Kjo ndarje synon të mbështesë kryesisht pensionistët që trajtohen me pensione të ulëta, të cilët janë kryesisht pensione rurale apo pensione të pjesshme, për shkak se nuk kanë shumë vite pune. Edhe vetë reforma, e cila po punohet me asistencën e ekspertëve të Bankës Botërore këtë synon të nxisë në vetvete, të rrisë përfitimet e atyre që marrin më pak dhe të zbusë diferencat midis pensioneve urbane me ato rurale.

- Publicitet -

Referuar statistikave zyrtare të ISSH-së, në fund të vitit 2023 në skemën e pensioneve rezultonin rreth 705 mijë qytetarë, përkatësisht 608,581 pensione urbane dhe 96,418 pensione rurale. Ndër pensionet urbane, 503,747 janë për pleqëri, 60,956 për invaliditet dhe 43,878 janë pensione familjare. Të dhënat më të fundit për vitin 2024 tregojnë se numri ka arritur në 720 mijë.

Me indeksimin e fundit të bërë në muajin tetor, pensioni social arrin në 9710 lekë në muaj, ndërsa pensionet plota të pleqërisë dhe invaliditeti nuk do të jenë më pak se 17.900 lekë. Në të njëjtën masë do të nisin dhe pensionet e parakohshme. Përfitues të indeksimit do të jenë edhe ata pensionistë që dalin në pensin gjatë muajit tetor 2024.

KU DO GJENDEN PARATE

Qeveria ka ndarë veç rreth 7.8 miliardë lekë ose rreth 78 milionë dollarë që do të jepen për pensionistët, ku përfshihet edhe fondi për bonusin apo shpërblimin, që ndahet me rastin e festave të fundvitit. Konkretisht, janë rreth 4.1 miliardë lekë që do të përdoren për indeksimin dhe 3.7 miliardë të tjera që do të shkojnë për bonusin. Shuma e fundit është e njëjtë me fondin e përvitshëm nga i cili pensionistët nuk kanë marrë më shumë se pesë mijë lekë.

Për këtë, po bëhen kalkulimet e nevojshme për të përllogaritur një shumë totale dhe shtesën që do të derdhet nga buxheti i shtetit për shpërblimin vjetor. Skema se si do të funksionojë dhënia e shpërblimit këtë vit do të bëhet publike deri në fundin e këtij muaji. Ndryshime në dhënien e bonusit dhe të indeksimit pritet të ketë edhe për vitin 2025, ku sipas informacioneve pritet që indeksimi të bëhet në muajin prill 2025 dhe të jetë në shifrat 3.5% deri në 3.7%, aq sa planifikohet të jetë indeksi i çmimeve të shportës. Sa i takon fondit të pensioneve për tri vitet e ardhshme, për vitin 2025 janë parashikuar të shpenzohen 7.9 miliardë lekë, ose 126 milionë lekë më tepër.

Për vitin 2026 janë planifikuar rreth 8.3 miliardë lekë dhe pas tri vitesh, pra, në 2027-ën, fondi i dedikuar për rritjen e pensioneve do të jetë 8.8 miliardë lekë, duke njohur një rritje me gati 13 për qind. Por, kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht më shumë para në xhepat e pensionistëve, për vetë faktin që fondi vjetor është i lidhur më së shumti me rritjen e numrit të personave që dalin në pension. Aktualisht, janë rreth 700 mijë të moshuar në skemë, por në 2027-ën numri i tyre pritet të jetë më i lartë. Në këto kushte, edhe fondi që shkon në adresë të pensionistëve parashikohet të vijë në rritje.

PENSIONET QE PERFITOJNE BONUS

Pensionet e pleqërisë

Pensionet e kooperativave

Pensionet sociale

Pensionet e invalidëve të luftës

Pensionet e caktuara me dekret

Pensionet e caktuara nga sigurimet shoqërore

Pensione suplementare

Pensionet e familjeve të pilotëve që humbin jetën

Pensionet e oficerëve

Pensionet e minatorëve

Pensionet e atyre që kanë punuar nën tokë

Pensionet e ushatarkëve

Pensionet e akademikëve

Pensionet e personave që kryejnë funksione kushtetuese

Pensionet e invalidëve

Pensione të veçanta

Pensionet për fëmijët në përkujdesje të shtetit

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
13 Comments
  • Pensionisti ekonomist says:
    November 16, 2024 at 12:07 pm

    Ky vetem lajm nuk edhte,per pensionistet!?

    Reply
  • Ilir says:
    November 16, 2024 at 12:31 pm

    Që duhet të aplikohen diferencime në shpërndarjen e bonusit të qeverisë të premtuar për në fund të këtij viti, mendoj se është detyrim për qeverinë, të vetëquajtur socialiste.
    Pensionisti që merr 100 000 lekë të vjetra në muaj, ka përjetuar vështirësi në përballjen e jetesës gjatë gjithë vitit, dhe nuk ka të krahasuar me pensionistin ish deputet që e ka pensionin 1 000 000 lekë të vjetra në muaj. Ndaj , qeveria atë “”dhuratë ” që e ka vendosur për t’a shpërndarë në fund të vitit, le t’a bëjë në interes të shtresave më të varfëra.
    Le të jetë kjo një pikënisje për të bërë rregullimin e munguar të pensioneve të ulta, që pritet të ndodhë menjëherë pas vendosjes së minimumit jetik për qytetarët e Republikës Shqipërisë .

    Reply
  • Pensionisti says:
    November 16, 2024 at 12:51 pm

    Kjo eshte padrejtesi

    Masa e pensionit te secilit rrjedh nga kontributet qe secili ka bere gjate kohes qe ka punuar. Kush ka kontribuar me shume duhet te marri me shume pension. Pse kjo tendence per barazitizem ne favor te atyre qe gjithe jeten kane “kenduar”.
    Kete akrobacira qeverria ti beje me pensionet sociale por jo me pensionet e pleqerise.
    Masa e indeksimit te pensioneve nuk duhet te varet madhesia e pensionit. Pensioni eshte lek qe secili ka investuar ne te kaluaren. Kush ne rini nuk ka menduar per pleqerine le te mbahet me pension social.
    Indeksimi i pensioneve duhet te jete i barabarte ndryshe kthehemi ne reformen agrare te vitit 1945

    Reply
  • demo says:
    November 16, 2024 at 1:47 pm

    Pensinistet qe kane me shume vite pune,kane kontribuar me shume,dhe meritojne me shume.
    Bej nje sondazh sa pasuri vetura,dyyqane,te ardhura ka ai gjoja pensionisti i vobeket i koprativave me mua qe kam punuar 47 vjet pune shteti dhe kam apartamentin qe mora nga ndermarrja ne 82 me pune vullnetare dhe bicikleten nrrangale tribotiste!

    Reply
  • demo says:
    November 16, 2024 at 1:50 pm

    Pensinistet qe kane me shume vite pune,kane kontribuar me shume,dhe meritojne me shume.
    Bej nje sondazh sa pasuri vetura,dyyqane,Vila me kopeshte ne toke te ish pronarit,te ardhura ka ai gjoja pensionisti i vobeket i koprativave me mua qe kam punuar 47 vjet pune shteti dhe kam apartamentin qe mora nga ndermarrja ne 82 me pune vullnetare dhe bicikleten nrrangale tribotiste!
    Hetoni pasurine e gjoja te vobekteve me 97000 leke pension,Pastaj ndani bonusin.Se po vete parja ke parja.
    Ka punuar qytetari,,Ha qyl katundari.

    Reply
  • nje mendim me teper says:
    November 16, 2024 at 4:14 pm

    Sa do qe te jete shperblimi i fundvitit dhe sido qe te jete skema e shperndarjes se tij, e barabarte per te gjithe, apo ne varesi ne madhesise se pensionit, kjo nuk do te zgjidhe asgje.
    Eshte thjesht nje largim vemendje nga problemi kryesor, ai i indeksimit real te pensioneve dhe percaktimit te pensionit social, ne varesi te minimumit jetik.

    Reply
  • nje punonjes buxhetor says:
    November 16, 2024 at 4:20 pm

    Bonusi i fundvitit per Pensionistet dhe gazeta Dita jep edhe kategorite qe e perfitojne.

    Por ka nga dhjetori i 2012 (kur ne pushtet ishte ai Saliu) qe Punonjesit Buxhetore mbajne mend te fundit Page te 13 apo Shperblim te fundvitit.
    Kete Shperblim a Page te 13 ky Edi Rama e Rilindja e tij nuk e ka dhene asnjehere per Buxhetoret, ndonese eshte e drejte e tyre me ligj.

    Reply
  • !!? says:
    November 16, 2024 at 8:16 pm

    O pensionist, paratë e bonusit nuk dalin nga xhepi i shtetit, dmth Edi Ramës se ai është shteti ynë bashkë me bishtin e tij kompjuterik e-Albanian. Janë paratë vjedhur nga xhepi juaj o të mjerë, Çdo muaj , me TVSH e kusaris 20%, në faturën e energjisë elektrike dhe të ujit kusari Edi Rama më mer mua si pensionist 2000L të rinjë, me faturën e ilaçeve 1000 L të rinjë, në supermarket më grabit rreth1500 L të rinjë, gjithësej 4500 L të rinjë.

    4500 L / muaj X 12 muaj = 54 000,0 L të rinjë.

    Mbasi horri kusar Edi Rama më ka vjedhur me TVSH 54 000, 0 L të rinjë hiqet mender si bamirs, duke më dhënë mender bonusin nga parat që më ka vjedhur, e konvertuar në gjel deti, më ka vjedhur 5 gjela deti , njëlloj si kolegu i tij, kusari veteran i pulave të fshatit tim, më dhuron një nga gjelat që më ka vjedhur dhe për tu tallur pa pik turpi dobiçi me mua pensionistin duke më quajtur gjytyrym nga trutë se nuk e kuptoj fare që ma ka vjedhur mua gjelin që më dhuron, më uron ” Gëzuar vitin e ri o pensionist i dashur”.

    Është tëpkë si kolegu i tij , hajduti veteran i pulave në fshatin tim që kur bënte batërdin në fshat duke vjedhur gjelat e detit , një gjel e linte si dhuratë duke i varur një kartolinë në gushë me urimin e përzëmrt për Vitin e Ri.

    Kur e pyetën se si nuk lehnin qentë e mëhallës kur vithte pa u ndjer fare, ai tregoj sekretin:

    “Kur vidhja, merja buqen me vehte dhe e lidhja në mes të mëhallës dhe qentë mblidheshin rrotull buqes ….”, duke harruar fare vigilencën dhe detyrën për ruajtjen e shtëpisë nga hajdutët.

    Po kusari Edi Rama çfarë lloj “buqeje ” përdor kur vjeth miljarrdat non stop që kur erdhi me thonjtë skrrop të zinjë të paprerë, nga posht urave të Parisit, për 20 vjet rresht, i pa kapur as një herë si kolegu i tij , hajduti i pulave i fshatit tim , Nauni?

    A do të arrij “i dashuri Edi” të vjeth i pa u kapur në flagrancë qindra miljonat e lakmuara të subvencioneve dhe investimeve të BE që po tund zonja van der Lein duke përdorur ndonjë “buqe” speciale, sikurse vodhi miljonat e subvencioneve për bujqësin që tundëte ambasadori Zorreka duke kërcyer me talent vallen e naplonit me Edi Ramën rrotull xhepsite Krifca e cila i zhdukte si me magji miljonat pa vajtur asnjë cent në bujqët dhe blegtorët e mirfilltë të bujqësis dhe blegtoris që po vdes bashkë me vdekjen demografike të fshatit që është vëndi ku është konsumuar plotësisht krimi i spastrimit etnik.

    Të jeni të sigurt që nëqoftëse nuk do të hetohet xhepistja Krifca, një miljarrde euro për Shqipërin në kuadrin e ngritjes së Ballkanit që nga i hapur tani quhet perëndimor, do të ngren vetëm thasët e kusaris të kusarëve që qeverisin Shqipërin dhe kolegëve të tyre që qeverisin BE që dinë të kërcejnë vallen e napolonit së bashku me të “dashurin Edi”.

    Reply
  • Detari says:
    November 16, 2024 at 9:39 pm

    keta pensionistet ti ankohen komunizmit qe vete e mbajten ne krye.

    Reply
  • Konyribuesi says:
    November 16, 2024 at 10:13 pm

    Une kam punuar 43 vjet dhe po per 43 vjet kam derdhur kontribute per pensionin qe marr sot, aqe sa marr. Nje tjeter si puna ime, pas viteve ’90 krijoj nje biznes( mire beri). Me allishverishe dhe akrobacira, duke dhene nonje para nen dore, nuk nxorri asnjehere license per te mos paguar kontributin e sig. shoq. Sot ka vila, vetura, llogari bankare dhe qan se ka pension te ulet. Vodhi shtetin deri sa doli ne pension, sot po kerkon prape te cvate nga parate qe kam derdhur une. Une dhe te tjere qe kane qene korrekt me shtetin. Ta harroje kush mendon barszitizem se mund te na genjeje. Ate pak qe kemi ne dore do ta shfrytezojme. Voten!

    Reply
  • Pensionisti says:
    November 16, 2024 at 11:16 pm

    Ne qe sot jemi pensioniste, ne ate kohe nuk kemi mbajtur komunizmin por kemi mbajtur familjet. Te kesh qene gjalle ne ate periudhe nuk do te thote te kesh mbajtur komunizmin. Trimat e asaj kohe nuk e arriten dot moshen e pensionit.
    Ti Detar ke qene gjalle ne ate kohe? Pse je gjalle sot?
    Meqe solle llafin, ne komunizem me pension mund jetohej ne ate varferi te barabarte.
    Sot me pension pleqerie nuk jetohet dot as ne varferi!

    Reply
  • vlonjati says:
    November 17, 2024 at 4:22 am

    Nuk ka vend ne bote qe puneberesi te marr pension pa kontribuar .PUNOn , kontribuon 55 te pages dhe shteti duhet te kontribuoje 7.5 %te roges . keto jane normat pergj ithesisht ne bote HAPET kartela sa ke kontribuar ti dhe sa punedhenesi ,ndahet ne 180 muaj (JETA MEZATARE PAS PENSIONIT) dhe kete pension e merr per gjithe jeten qe jeton Ne shqiperi ka nje problem me viet e punes se komunizmit qe nuk ka te dhena per kontributet dy paledhe ,punonjes dhe pune dhenes. SHembull te thjeshte ,une punova jashte 25 vjet kontribuova me perqindjet qe thashe me larte .Ne moshen epensionit ne kartelle kishja 250 mije $ ,pensioni 1300 $ cdo muaj deri sa te rroj .Meqene se cdo punonjes kontribuon sigurimet shoqerore ,kushdo qe ka punuar mbi 10 vjet me kontribute ne sigurimet shoqerore mer minimumi 450 euro ne muaj.NUK KA PENSIONE PLEQERIE PAKONTRIBUAR ,kontributet mbahen automatikisht ne rroge .NUK ka ketu kombinacionet e pune dhenesve ne shqiperi jo paguan ,jo spaguan .VEC KESAJ ESHTE TVSH 18% qe emerr shteti MUND TE MARRESH INDEKSIN EINFLACIONET SA PER TE BLERE ME VESHTIRSI NJE KILE DJATH BULLGARI.GRUAJA IME NUK KA KONTRIBUAR NE PENSION PUNON PREJ 25 VJETESH NUK DO MARR PENSION,por do marr 450 $ ,pensionin esigurimit shoqeror qe kontribuoet automatikisht ME PENSIONI QE MERR PAGUAN MINIMUM 150 DERI 250 $ PER SIGURIMIN MJEKESOR QE DHE KWTO I PAGUAN NGA PENSIONI YT CDO MUAJ .NUK KA SHENDETSI FALAS DHE JO MEDIKAMENTE FALAS NE KETE PENSION PAGUAN 250 4 bashki ne 2muaj ,100$ pastrimi i pallatit cdo muaj .plus energji ,gaz etjPra me gjuhe te trashe ti japin me 2 she ti marrin me aso

    Reply
  • vlonjati says:
    November 17, 2024 at 4:24 am

    KONTRIBUTI PERSONAL 5.5 ne muaj jo 55 ,lapsus lingue

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Një cirk i dështuar
  • Xhafaj kritika KLGJ: Gabim i madh zbatimi i hartës së re gjyqësore, ua thashë që në fillim
  • Çfarë do të ndodhë me protestën
  • Dështon konsensusi në Strasburg për rezolutën Shqipëri-BE, PS dhe PD përplasen për amendamentet
  • EMRAT: Krim në familje, burri vret me çifte bashkëshorten në Shkodër, bie në pranga

Komentet e Fundit

  1. O nëne, o nëne on Çfarë do të ndodhë me protestën
  2. K O R C A on Çfarë do të ndodhë me protestën
  3. Phoenix on Çfarë do të ndodhë me protestën
  4. Anonymous on Çfarë do të ndodhë me protestën
  5. Komshiu on Çfarë do të ndodhë me protestën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?