Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Bonusi i fundvitit për pensionistët, nis sot ndarja e pagesave
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Bonusi i fundvitit për pensionistët, nis sot ndarja e pagesave
AktualitetEkonomi

Bonusi i fundvitit për pensionistët, nis sot ndarja e pagesave

Published: December 2, 2022
Shpërndaje

Nis sot ndarja e bonusit të fundvitit për të gjithë pensionistët në vend. Këshilli i Ministrave ka miratuar gjatë ditës së djeshme vendimin në të cilin konfirmon ndarjen e shpërblimit të fundvitit për të gjithë përfituesit e skemës së pensioneve. Sipas vendimit të marrë nga Këshilli i Ministrave, pensionistët edhe këtë fundvit bashkë me pensionin mujor do të marrin edhe shpërblimin në masën prej 5,000 lekësh. Ndërkohë që shpërblimi do të jetë më i lartë për përfituesit e pensionit të invaliditetit. Pas mbledhjes së qeverisë të zhvilluar ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama bëri me dije se bonusi për përfituesit e pensioneve të invaliditetit do të jetë në masën e 11 mijë lekëve. Shpërblimi do të akordohet edhe për të gjitha familjet që aktualisht janë pjesë e skemës së ndihmës ekonomike, ku pjesë e skemës janë përkatësisht 64 mijë përfitues të kësaj pagese.

Sikundër ka ndodhur edhe përgjatë viteve të shkuara, ndarja e shpërblimit do të bëhet në pikat e postës, apo qendrat e pagesave ku merret pensioni çdo muaj. Për të shmangur radhët, Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka përcaktuar edhe grafikun me datat se kur çdo pensionist do të duhet të paraqitet për të marrë shpërblimin që i takon.

“Kemi marrë një vendim, të cilin ua kemi premtuar pensionistëve dhe falë këtij vendimi, duke filluar nga dita e sotme do të fillojë lëvrimi i bonusit të fundvitit për të gjithë 695101 pensionistë, prej 5 mijë lekësh të reja. Për ata që kanë pension invaliditeti do të akordojmë edhe plus 6 mijë lekë të reja që shkojnë në 11 mijë lekë për këta pensionistë si kompensim i nevojshëm dhe i merituar. Do mbështesim edhe 64 mijë familje me ndihmë ekonomike”, ka deklaruar kryeministri Rama pas mbarimit të mbledhjes.

- Publicitet -

Shpërblimin për festat e fundvitit  do ta përfitojnë të gjithë personat që marrin pension pleqërie, pension invaliditeti, pension familjar dhe pension social, sipas Ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar dhe Ligjit nr. 4171, datë 13.9.1966 “Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë”. Një tjetër kategori përfituese janë edhe personat që marrin pension, sipas paragrafit të katërt, të nenit 96, të Ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar dhe sipas Ligjit nr. 4976, datë 29.6.1972 “Për pensionet e anëtarëve të kooperativave bujqësore në Republikën Popullore të Shqipërisë”. Po ashtu, përfitojnë edhe personat që marrin pension sipas Ligjit 150/2014 “Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë”, personat që marrin trajtim të veçantë financiar, sipas Ligjit nr. 8685, datë 09.11.2000 “Për një trajtim të veçantë të punonjësve, që kanë punuar në miniera, në nëntokë”, të ndryshuar, dhe personat, që përfitojnë trajtim të veçantë financiar, sipas Ligjit nr. 9179, datë 29.01.2004 “Për një trajtim të veçantë të punonjësve, që kanë punuar në disa ndërmarrje të industrisë ushtarake”, të ndryshuar.

Shpërblimi sigurohet edhe nga personat që marrin pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, sipas Ligjit nr. 10142, datë 15.05.2009 “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit e të punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;

Të drejtën e shpërblimit e kanë edhe të gjithë personat që nuk përfitojnë pension, por që trajtohen vetëm me shpërblimin financiar si veteranë të LANC-it, sipas Vendimit 190, datë 03.05.1995 të Këshillit të Ministrave “Për zbatimin e Ligjit nr. 7874, datë 17.11.1994 “Për statusin e veteranit të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të popullit shqiptar”, si dhe personat, të cilët marrin vetëm pension të posaçëm për merita të veçanta, sipas dispozitave të Ligjit nr. 4171, datë 13.9.1966 “Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë”;

Kategoria radhës përfituese janë edhe personat që marrin pension per shkak të profesionit te vështirë, sipas nenit 5 të Ligjit 29/2019 “Për trajtimin financiar, suplementar të punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë, të punonjësve të industrisë së naftës e të gazit dhe të punonjësve që kanë punuar në metalurgji”.

Një tjetër vendim i kaluar më herët nga qeveria është edhe mbështetja që do të jepet për mbulimin e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për nënat me shumë fëmijë që angazhohen në rritjen e tyre. Kështu duke nisur nga një janari i vitit 2023, është marrë vendim për nënat e papuna me tre fëmijë që qeveria do t’u paguaj të gjithë detyrimet shoqërore. “Kemi marrë vendimin për të filluar nga janari i vitit të ardhshëm edhe aplikimi për nënat e papuna e tre fëmijë të mitur që shoqëria do tu paguajë të gjitha sigurimet shoqërore dhe shëndetësore njësoj sikur të ishin në punë”, tha dje në përfundim të mbledhjes, kryeministri Edi Rama.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Ambasada e Izraelit në Portugali kërkon anulimin e koncertit të Kanye West
  • Tre anëtarë të një familje shqiptare humbin jetën në Gjermani
  • Nismë për Referendum pas rreth 70 ditësh protestë: Kërkohet shfuqizimi i ligjit që cenon Zonat e Mbrojtura
  • Episodi që trazoi verën e BE-së
  • “Smart City” premton siguri në shkolla, por kush e garanton sigurinë nga kamerat?

Komentet e Fundit

  1. K R on “Evis kujdes, nuk është thjesht vrimë…”
  2. xxx on Gjykata e Tiranës lë në burg aktivisten turke, pavarësisht azilit politik nga Franca
  3. demo on Një simptomë e skemës së PPP-ve, me kosto të tjera të larta financiare për taksapaguesit
  4. lato on Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
  5. Dashi on “Evis kujdes, nuk është thjesht vrimë…”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?