Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës dhe benzinës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës dhe benzinës
AktualitetEkonomi

Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës dhe benzinës

Published: May 16, 2026
Shpërndaje

Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja të karburanteve në vend, duke sjellë sërish rritje të çmimit të naftës dhe benzinës. Vendimi hyn në fuqi ditën e sotme në orën 13:00 dhe do të mbetet në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të bordit.

Sipas vendimit të fundit, nafta do të tregtohet me 202 lekë për litër, duke shënuar një rritje prej 4 lekësh krahasuar me çmimin e mëparshëm. Ndërkohë, benzina është caktuar në 188 lekë për litër, ose 3 lekë më shumë nga vendimi i fundit.

Rritja vjen vetëm një ditë pasi çmimet pëesuan një ulje të lehtë, ku nafta ishte ulur me 3 lekë dhe benzina me 2 lekë për litër.

- Publicitet -

Në njoftimin zyrtar, Bordi bëri me dije se çmimi me shumicë për gazoilin nuk duhet të kalojë 190 lekë/litër, ndërsa për benzinën 176 lekë/litër. Autoritetet paralajmëruan operatorët e tregut se moszbatimi i çmimeve të vendosura do të sjellë masa deri në pezullim aktiviteti.

“Bordi i Transparencës në datë 16 Maj 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 202 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 190 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë jo më shumë se 188 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 176 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 16 ora  13.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë  janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurrencës së ndershme në treg.

SQARIM: Referuar Aktit Normativ nr. 1, Datë 3.4.2026 “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar, ku është parashikuar, se në rast se çmimi i shitjes me pakicë, për gazoili është më i lartë se 220 lek/litri, apo për benzinën është më i lartë se 200 lek/litri, zbatohet niveli 80% i akcizës. Bazuar në zbatimin e metodologjisë për llogaritjen e çmimeve tavan te shitjes me pakice, çmimet janë nën kufirin e Aktit Normativ nr. 1, datë 3.4.2026, dhe për rrjedhojë niveli i akcizës do të zbatohet i plotë, 100%”, thuhet në njoftimin e Bordit.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Antikomunisti i Facebook-ut
  • Akademiku që paralajmëroi dënimet në Hagë: Pranuan Gjykatën Speciale që Perëndimi të mbyllte sytë ndaj korrupsionit. Çfarë pritet në Apel
  • Pse familja e Adem Jasharit po qëndron larg protestave për vendimin e Gjykatës Speciale?
  • “Jeta në qytet nuk është për ne…”
  • “Jetojmë të izoluar për 6 muaj, çdo shtator bëjmë 4 mijë dollarë pazar”

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on FOTO: Ura në Klos shembet vetëm 10 ditë pas inaugurimit
  2. demo on Dyshohet se Belinda Balluku fshehu dy vila në emër të tij, Igli Tare paraqitet sërish në SPAK
  3. abdiaga on FOTO: Ura në Klos shembet vetëm 10 ditë pas inaugurimit
  4. Pasurohen duke vjedhur shtetin on FOTO: Ura në Klos shembet vetëm 10 ditë pas inaugurimit
  5. Dea on Edi thotë “nuk shitet”, por trau thotë “nuk hyhet”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?