Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Bordi ngriti çmimet, “Global Price Index”: Shqipëria ngjitet e 14-ta për naftën më të shtrenjtë në botë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Bordi ngriti çmimet, “Global Price Index”: Shqipëria ngjitet e 14-ta për naftën më të shtrenjtë në botë
EkonomiKryesore

Bordi ngriti çmimet, “Global Price Index”: Shqipëria ngjitet e 14-ta për naftën më të shtrenjtë në botë

Published: August 18, 2022
Shpërndaje

Në kulmin e rritjes së paprecedentë të çmimeve të naftës, pas luftës në Ukrainë, qeveria shqiptare mori kontrollin për çmimet tavan të naftës nëpërmjet krijimit të një bordi të posaçëm.

Po javët e fundit vendimet e bordit po shkojnë në favor të kompanive të naftës më shumë se sa të qytetareve, pasi çmimet në bursa po bien, ndërkohë që në vendin tonë rriten.

“Global Price Index” e renditi Shqipërinë me çmimet më të larta të naftës në rang global së fundmi. Shqipëria u rendit e 14 -ta në botë për çmimin e një litër diezël duke lënë pas edhe edhe vende të zhvilluara si, Singapori dhe Gjermania. Sipas Global Price Indeks një litër naftë në Shqipëri kushtoi me 1,95 euro me 18 gusht, për shkak se Bordi një ditë më parë mori vendim për rritjen e mëtejshme të çmimit në vend që ta ulte.

- Publicitet -

Në raportet e mëparshme të Global Price Shqipëria renditej në mesin e 20 vendeve me çmimin më të lartë të naftës në botë, por së fundmi po shkon drejt majës për çmimet më të larta pasi, ulja e çmimeve në bursa nuk po reflektohet me të njëjtën shpejti si në vendet e tjera.

Një fuçi naftë po tregtohet sot në bursa me 94 USD nga më shumë nga 100 dollarë që ishte një javë më parë dhe 110 dollarë në fillim të gushtit.

Edhe treguesi referencë i naftës së përpunuar, Platts, të cilin e importojnë kompanitë në Shqipëri ka zbritur në 900 dollarë/ton, nga 930 dollarë për ton që ishte një javë më parë.

Nga 12 marsi çmimet tavan me pakicë dhe shumicë që tregtohen në vend vendosen nga Bordi i Transparencës i krijuar nga qeveria, bazuar në një formulë që merrte në konsideratë çmimin e blerjes në bursa, taksat, kostot operative, marzhin e fitimit, kursin e këmbimit të dollarit (monedha me të cilën blihet nafta në bursa).

Historiku i këtyre pesë muajve e gjysmë që çmimet vendosen nga Bordi ka treguar se mekanizimi i krijuar nga qeveria për të kontrolluar çmimet dhe për të bërë transparencë, nuk ka arritur të kryejë asnjë nga këto funksione.

Monitor

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Aldrin says:
    August 18, 2022 at 1:13 pm

    Kjo puna e Bordit, u bars mali dhe polli nje mi. Mire cmimet, po dhe Bordin e kishim kusur

    Reply
  • Gaqi says:
    August 18, 2022 at 1:37 pm

    He ai Sala, na e mori shpirton, apo jo Shoku kapter Ethem Lalaj ?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rreth 800 metra gjatësi dhe 59 dhoma: Nën kalldrëmet e pazarit të Gjirokastrës, një nga sekretet më të mëdha të komunizmit
  • Ndryshimi i protestës në ditën 101
  • Shqipëria “dënon” Serbinë një ditë me vonesë, për nderimet shtetërore ndaj “Kasapit të Bosnjes”
  • Pse drejtuesit e Silicon Valley i mbajnë fëmijët e tyre larg teknologjisë që kanë krijuar vetë?
  • 09 shtator 2026

Komentet e Fundit

  1. demo on Shteti alla-Roni
  2. demo on ‘Xhepat e forcës’: Kompanitë private të sigurisë po përdoren si ‘mercenarë’ të biznesit
  3. K O R C A on 25-vjetori i Marrëveshjes së Ohrit: Maqedoni, mars-gusht 2001
  4. ANA on 25-vjetori i Marrëveshjes së Ohrit: Maqedoni, mars-gusht 2001
  5. K O R C A on Shqiptarët e deshën më shumë pavarësinë e Maqedonisë!

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?