Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Borell zbardh bisedën me Vuçiçin: “Folëm për punë të rëndësishme”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Borell zbardh bisedën me Vuçiçin: “Folëm për punë të rëndësishme”
BoteLajmi i fundit

Borell zbardh bisedën me Vuçiçin: “Folëm për punë të rëndësishme”

Published: June 7, 2022
Shpërndaje

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Biseda u zhvillua me iniciativën e Borrellit, i cili i tha Vuçiçit se përpara i pret një punë e rëndësishme për BE-në dhe Ballkanin Perëndimor.

“Ne duam të llogarisim te Serbia si një kandidate të sinqertë dhe partnere të besueshme evropiane për parimet, vlerat, sigurinë dhe prosperitetin e përbashkët”, shkroi Borrell në llogarinë e tij në Twitter.

- Publicitet -

Biseda midis Borrellit dhe Vuçiçit ndodhi teksa ky i fundit gjendet në Ohër të Maqedonisë së Veriut për të marrë pjesë në takimin e radhës të nismës rajonale “Ballkani i Hapur”.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është nën presion të madh nga Bashkimi Evropian, i cili i kërkon Beogradit që të vendosë sanksione ndaj Rusisë, në përputhje me vendimet e bllokut në përgjigje të agresionit të Rusisë kundër Ukrainës.

Serbia, shtet kandidat për anëtarësimin në BE, është i vetmi shtet në Evropë që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë.

Për më tepër, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ishte planifikoi që të vizitonte Serbinë më 6 dhe 7 qershor, por vizita u anulua pasi Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bullgaria refuzuan që të lejonin avionin e tij të hynte në hapësirën e tyre ajrore, në përputhje me sanksionet evropiane.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, më herët gjatë 7 qershorit i bëri thirrje sërish Serbisë që të mos i forcojë lidhjet me Rusinë.

“Në kohën e agresionit të paprovokuar dhe të paarsyeshëm ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës, BE-ja pret nga Serbia, që si vend kandidat të mos i forcojë edhe më shumë lidhjet me Federatën Ruse. Nga vendet kandidate, përfshirë edhe Serbinë, presim që gradualisht të harmonizojnë politikat e tyre me qëndrimet dhe vendimet e miratuara nga BE-ja ndaj vendeve të treta, përfshirë edhe masat kufizuese”, tha Stano.

Stano tha se “sanksionet e BE-së kundër Rusisë reflektojnë qëndrimin politik dhe moral përballë shkeljes brutale të Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe të drejtës ndërkombëtare”. /Rel

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Zjarret në Shqipëri, presidentja e KE: Jemi gati të ndërhyjmë sapo të jetë nevoja
  • Një vdekje që ka tronditur jo vetëm botën akademike
  • Grupimi i Eurodemokratëve në PE: Rasti Veliaj, thellësisht shqetësues
  • Fotoja me Kurtin e të arrestuarit për spiunazh shkakton debate
  • Musine Kokalari, nga rezistenca ndaj tiranisë te Revolucioni i Flamingove

Komentet e Fundit

  1. Arnold on Fotoja bëhet virale në rrjet: Rama darkon me Aleks Sorosin në Dhërmi?
  2. Dashi on Fotoja bëhet virale në rrjet: Rama darkon me Aleks Sorosin në Dhërmi?
  3. Argita. on “Toka e Kushnerit”, me dokumente false: Gazeta zvicerane shkruan për të hetuarin e drogës, Ramën dhe Sazan-Zvërnecin
  4. Martin. on Fotoja me Kurtin e të arrestuarit për spiunazh shkakton debate
  5. Arnold on Fotoja bëhet virale në rrjet: Rama darkon me Aleks Sorosin në Dhërmi?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?