Bashkimi Evropian nuk do të miratojë një paketë të mbështetjes financiare për energjinë për Malin e Zi nëse vazhdon bllokada e institucioneve dhe situata nuk normalizohet në të ardhmen e afërt, tha sot përfaqësuesi i lartë i BE-së, Joseph Borrell.
Në Madrid, Borell u takua me presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, i cili po merr pjesë në Kongresin e Internacionales Socialiste në cilësinë e Presidentit të DPS-së, njoftoi Kabineti i Presidentit të Malit të Zi.
Siç thuhet në njoftim, Gjukanoviç e ka informuar përfaqësuesin e lartë në detaje për gjendjen aktuale në Mal të Zi dhe një skenar të mundshëm për tejkalimin e krizës në funksionalitetin e institucioneve të sistemit.
a.m/dita

Te njejten gje pse nuk e beni per Serbine apo se keni frike se mos Rusia penetron me shume sec duhet nga ju europianet dhe fillon ti pelqeje Serbise penetrimi qe i behet nga Rusia pastaj.