Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Borrell mbledh në New York liderët e Ballkanit Perëndimor, ja çfarë pritet të diskutohet
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Borrell mbledh në New York liderët e Ballkanit Perëndimor, ja çfarë pritet të diskutohet
AktualitetPolitike

Borrell mbledh në New York liderët e Ballkanit Perëndimor, ja çfarë pritet të diskutohet

Published: September 19, 2022
Shpërndaje

Me ftesë të shefit të diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, më 20 shtator liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të takohen në New York.

Këtë takim e kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë burime brenda BE-së në Bruksel, të cilat kanë thënë se “tashmë është bërë traditë që në javën e shtatorit kur në New York zhvillohet seanca vjetore e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, përfaqësuesi i lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, të mbledh në takim të tillë liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor”.

Këto burime kanë thënë se nuk e dinë cili shtet do të përfaqësohet në cilin nivel, por janë shprehur të bindur se të gjitha shtetet do të marrin pjesë.

- Publicitet -

Kosovën në javën e takimeve në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në New York do ta përfaqësojë presidentja, Vjosa Osmani.

Burimet kanë thënë po ashtu se aty do të diskutohet për situatën globale, e ndryshuar në mënyrë dramatike pas pushtimit rus të Ukrainës, por edhe për situatën aktuale në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Pikërisht lufta në Ukrainë është përmendur disa herë si një prej arsyeve shtesë që problemet e mbetura në këtë rajon duhet të zgjidhen sa më parë, në mënyrë që të parandalohet rritja e tensioneve.

Ka një varg zhvillimesh që pritet të ndodhin në javët dhe muajt në vijim në raportet e BE-së me Ballkanin Perëndimor, mes tyre edhe një samit që pritet të zhvillohet në fillim të tetorit në Pragë. Aty për herë do të diskutohet për krijimin e një Bashkësie Politike Evropiane, një format ku do të ishin vendet e BE-së dhe vendet tjera evropiane që nuk janë anëtare formale të bllokut.

Për Ballkanin Perëndimor dhe nevojën që të vazhdohet bashkëpunimi mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, pritet të flitet edhe në një takim trans-atlantik në nivel të ministrave të Jashtëm, të cilin takim do ta organizojë Sekretari amerikan i Shtetit, Athony Blinken. Në këtë takim do të marr pjesë edhe Borrell.

BE-ja dhe SHBA-ja janë zotuar se do të bashkëpunojnë në të ardhmen në përpjekjet e përbashkëta për të ruajtur stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimorë dhe për të zgjidhur problemet që kanë mbetur. / REL

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Arben.T says:
    September 19, 2022 at 3:57 pm

    Permbajtja e artikullit pasqyron faktin se jemi te rrethuar, te perkrahur plotesisht, nga vendet Euro-Atlantike.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rregullorja e re e GJKKO, gazetarët padi në Kushtetuese: Do kërkojmë shfuqizimin
  • 6 shkolla të reja hapin dyert në Tiranë, investimet e nisura nga administrata Veliaj përfundojnë në vitin e ri shkollor
  • Vijon ngërçi për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm, një tjetër kandidate kërkon largimin e anëtarit të KLP-së
  • Tension me grupe protestuesish në kryqëzimin kyç të kryeqytetit, shoqërohen disa prej tyre
  • Nis viti i ri shkollor: Mbi 340 mijë nxënës në gjithë vendin, 25 mijë për herë të parë në banka

Komentet e Fundit

  1. Jeniceri on Pacolli në Arbitrazh: Konçesioni i Aeroportit të Vlorës po na merret për t’iu dhënë Ron Yeffet-it
  2. Gjyshi on Nis viti i ri shkollor: Mbi 340 mijë nxënës në gjithë vendin, 25 mijë për herë të parë në banka
  3. Drini on I dërguari i Trump, me mision lobimi në Tiranë për rizgjedhjen e kreut të FIFA-s, Infantino
  4. rapsodi popullor on Përplasja për pagat në gjyqësor, Rama publikon tabelën: Janë vetë zot, vetë shkop dhe paguhen më shumë se në Greqi
  5. Detari on I dërguari i Trump, me mision lobimi në Tiranë për rizgjedhjen e kreut të FIFA-s, Infantino

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?