Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Borxhi ndaj sigurimeve 240 mln euro, KLSH: Do mjaftonte për indeksimin e pensioneve për…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Borxhi ndaj sigurimeve 240 mln euro, KLSH: Do mjaftonte për indeksimin e pensioneve për…
EkonomiLajmi i fundit

Borxhi ndaj sigurimeve 240 mln euro, KLSH: Do mjaftonte për indeksimin e pensioneve për…

Published: November 15, 2024
Shpërndaje

Borxhi (detyrimet) në formën e sigurimeve të papaguara të punonjëseve nga bizneset apo dhe vetë institucionet shtetërore arriti në 24,3 miliardë lekë në fund të vitit 2023, sipas të dhënave nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH).

KLSH referon se kjo shumë e përafërt me 240 milionë euro do të ishte e mjaftueshme për të përballuar indeksimin e pensioneve për shumë vite. Mospagimi i detyrimeve të sigurimeve të punonjësve nuk është një shkelje që bëhet vetëm nga bizneset private.

Të paktën 668 ente publike buxhetore dhe jo buxhetore kanë detyrime të papaguara në vlerën e 794 milionë lekëve rreth 8 milionë euro, të cilat duhet të ishin arkëtuar nga Drejtoria e Përgjithshme Tatimeve për llogari të Institutit të Sigurimeve Shoqërore (ISSH), vëren Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) në një kontroll të ushtruar në ISSH. Nga detyrimet e përgjithshme 18,4 miliardë lekë ndiqen nga Drejtoria e Përgjithshme e tatimeve dhe një shumë prej 5,8 miliardë lekësh janë detyrime nën përgjegjësinë e ISSH-se si arkëtime të vonuara nga bujqit dhe pensione të përfituara në mënyrë të padrejtë ndër vite.

- Publicitet -

Të dhëna më të detajuara tregojnë se rreth 103 mijë subjekte debitorë, me vlerë rreth 15.8 miliard detyrime të prapambetura dhe më gjithë kamata dhe gjoba arrin në 18,4 miliardë lekë. Një subjekt identifikohet si debitor nga mospagimi i kontributeve të sigurimeve shoqërore në momentin kur pagesa e kryer është më e vogël në vlerë se vlera e përcaktuar në Deklaratën e Listë pagesës së kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore dhe të ardhurave nga TAP, ku afati ligjor i pagesës së tyre është data 20 e muajit pasardhës.

Nga analiza e të dhënave të debitorëve rezulton se trendi i mos-pagesës së detyrimeve për kontribute është në rritje si në numër dhe në vlerë. Peshën më të madhe të detyrimeve e zënë subjektet juridike, biznes i madh me 58% dhe subjektet biznes i vogël zënë 38% të vlerës totale të detyrimit ( detyrim+gjobë+interesa). Detyrimet e papaguara nga subjektet nën përgjegjësi të DPT-së, janë progresive dhe dërgohen nga DPT çdo 3 muaj, sipas akt marrëveshjes midis dy institucioneve, për të cilat ISSH nuk ka tagër në mbledhjen e tyre.

KLSH vë në dukje se detyrimet e papaguara nga subjektet debitorë në lidhje më shumat e papaguara të kontributeve, përfaqësojnë një numër të konsiderueshëm personash, të punësuar në këto subjekte, të cilët nuk mund të përfitojnë nga skema e sigurimeve shoqërore (pensione, leje barrë-lindje, raporte mjekësore etj). Të dhënat tregojnë se gati gjysma e  borxhit është i arkëtueshëm, pasi zotërohet nga ndërmarrjet që kanë status aktiv.

Subjektet aktive debitorë rezultojnë në numër 44,980 ose zënë rreth 41% të numrit gjithsej të subjekteve debitorë dhe në vlerë 8,5 miliardë lekë ose 47% të të gjithë shumës të detyrimit prej 18,4 miliardë lekësh. Peshën specifike më të lartë kundrejt totalit të detyrimeve të subjekteve aktive e kanë Subjektet juridike prej 53%, e më pas biznesi i vogël me 41% dhe subjektet publike mesatarisht me 6%.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • Dursakja says:
    November 15, 2024 at 7:51 am

    Kur vjen puna për të paguar energjinë elektrike dhe një familjar me të ardhura të këputura, i sfilitur nga ekonomia shteti ekziston dhe është i rreptë me të, duke e lënë në errësirë ndërsa subjekteve juridike, bisneseve të mëdha dhe aktiviteteve të tëra aktive nuk paska mundësi ti mbledhë borxhet e detyruara këtyre subjekteve legale. Ky është një shtet i falimentuar ku dhe vet administrata nuk paguan detyrimet legjitime.
    A doni më për Belulin i thonë kësaj pune.
    Hajde institucione shtetërore hajde!
    Jeto po deshe në këtë vend!

    Reply
  • Arben says:
    November 15, 2024 at 7:55 am

    ai qe paguan sigurimet shoqerore, ja heq nga goja femijes se vet dhe ja hedh qenerve te helmuar

    Reply
  • Soza says:
    November 15, 2024 at 9:30 am

    Nuk di gjë KM se do të ishin të paguara të gjitha detyeimet e papaguara.
    Janë ata të poshtrit që e mashtruan dhe tani po hanë . . .

    Reply
  • Soza says:
    November 15, 2024 at 9:35 am

    Pse rri më KM ky person kur nuk e pyesin vartësit në administratën e tij?
    Borxhi më i i madh nga entet shtetërore!
    A ka njeri mbi glob që mund të shpjegojë këtë mrekulli?

    Reply
  • Humoristi says:
    November 15, 2024 at 11:13 am

    Po nuk u vendos ligjerisht minimumi jetik ne Shqiperi,tana llogaritje me pas jane vetem demagogji,ne polikat ekonomike per pagat e pensionet!O kriminele!Nuk mun te paguaj te njejtin tatim mbi pagat si beqari,e ai qe ka mbi pese femije!

    Reply
  • Lexuesi says:
    November 15, 2024 at 11:50 am

    Po me duket me pasaktesi.Sa jane gjobat sa jane interesat dhe sa principali.Se dyti bizneset jo aktive konsiderohen te falimentuara dhe Klsh duhet te spjegoje ne se ka funksonuar ligji falimentit me konfiskim te aseteve pasi perbejne mbi 50 perwind.Prandaj me duket propagande.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Një cirk i dështuar
  • Xhafaj kritika KLGJ: Gabim i madh zbatimi i hartës së re gjyqësore, ua thashë që në fillim
  • Çfarë do të ndodhë me protestën
  • Dështon konsensusi në Strasburg për rezolutën Shqipëri-BE, PS dhe PD përplasen për amendamentet
  • EMRAT: Krim në familje, burri vret me çifte bashkëshorten në Shkodër, bie në pranga

Komentet e Fundit

  1. O nëne, o nëne on Çfarë do të ndodhë me protestën
  2. K O R C A on Çfarë do të ndodhë me protestën
  3. Phoenix on Çfarë do të ndodhë me protestën
  4. Anonymous on Çfarë do të ndodhë me protestën
  5. Komshiu on Çfarë do të ndodhë me protestën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?