Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Braho: Hetuesit e BKH i nënshtrohen testit të poligrafit, hetimi nga SPAK për korrupsionin të ndryshojë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Braho: Hetuesit e BKH i nënshtrohen testit të poligrafit, hetimi nga SPAK për korrupsionin të ndryshojë
KronikeLajmi i fundit

Braho: Hetuesit e BKH i nënshtrohen testit të poligrafit, hetimi nga SPAK për korrupsionin të ndryshojë

Published: April 27, 2026
Shpërndaje

Kreu i ri i SPAK, Klodian Brahoi bëri raportimin vjetor para KLP-së ditën e sotme, ku pas fjalës së tij nisi edhe seanca me pyetje-përgjigje nga anëtarët e Këshillit.

“Në vitin 2025 janë sekuestruar në tre vendime, 12.4 mln euro e kriptvalutave. Ka sekuestrime edhe gjatë 2026, por që do të jenë pjesë e raporitt tjetër. Baza ligjore e sekuestrimit të tyre është e njëjtë si çdo pasuri, por kemi pasur problematikë në lidhje me administrimin.

Kemi pasur problematike mënyrën e administrimit të tyre. Në dijeninë time punohet për kuadrin ligjor për të mundësuar administrimin e kriptovalutave. Kemi bashkëpunuar me autoritete të tjera, na kanë ndihmuar në marrjen, sekuestrimin dhe menaxhimin e tyre si e vetmja formë për mbajtjen e tyre. Shpresojmë që agjencia për administrimin e pasurive të sekuestruara të ketë mundësi që të administrojë protofole kriptovalutash. “

- Publicitet -

Braho u pyet në lidhje me ngarkesën e punës në Prokurorinë e Posaçme, nëse stafi i prokurorëve ishte i mjaftueshëm si dhe për fashën e ligjit për çështjet e korrupsionit, në lidhje me shifrën 50 mijë lekë.

Ai tha se kjo fashë duhet ndryshuar pasi rrit ngarkesën e çështjeve në SPAK, por do kërkonte më shumë kohë që të realizoheshin këto ndryshime, kurse për numrin e prokurorëve u shpreh se 20 janë të mjaftueshëm.

“Ngarkesa është e lartë, mendoj se do vijojë të rritet më tej, Mendoj se numri i prokurorëve është i mjaftueshëm, duke pasur parasysh sistemin në Shqipëri. Ajo që duhet të bëjmë është të gjejmë mënyrën e duhur për të vendosur prioritetet për çështjet në hetim dhe të rrisim punën me BKH, të rrisim nivelin profesional të hetuesve të BKH, që të lehtësohet puna e prokurorëve.

Lajm i mirë është se së shpejti do nisim edhe rekrutimin edhe të 40 hetuesve të tjerë në BKH që do rrisë cilësinë e punës dhe hetimit. Ka nisur procesi i konkurrimi i 10 oficerëve të policisë gjyqësore, ka mbetur vetëm vetingu i tyre dhe do rrisë gjithashtu cilësinë dhe shpejtësinë e hetimeve. Kemi planifikuar të hapim edhe një konkurs tjetër për një numër tjetër të oficerëve gjyqësorë për vendet vakante që kemi”, tha Braho për çështjen e ngarkesës së dosjeve.

Kurse për korrupsionin pasiv dhe aktiv ai u shpreh se ishte dakord që të ndryshohej fasha e ryshfetit.

“Për sa i përket ndryshimeve ligjore unë nuk shoh diçka që është gabim në këtë moment që të ndryshohet, në mënyrë që të ulet ngarkesa e punës. Përveç diskutimeve që kemi bërë më parë, për disa lloj veprash penale, si korrupsioni pasiv dhe aktiv. Për procedimet ë kemi bërë më parë, korrupsioni aktiv dhe pasiv, mendoj se ajo fasha për 500 mijë lekë duhet parë, është proces që kërkon kohën e vetë, është shumë e vogël dhe rrit ngarkesën e çështjes, por duhet kohë dhe mund të bëhet më vonë. Edhe ajo për prokurimin është një shifër e vogël, por kërkojnë kohë për t’u realizuar ndryshimet”, tha kreu i SPAK.

Braho u pyet edhe për mënyrën se si rekrutohen hetuesit e BKH-së, teksa shpjegoi procedurën se ata janë nën vlerësim të vazhdueshëm nga një Komision i Posaçëm, periodik, për punën dhe profesionalizmin e tyre, teksa i nënshtrohen edhe poligrafit.

“Qasja që duhet të kenë hetuesit e BKH-së te hetimi. Që prej kohës kur janë rekrutuar, sepse janë rekrutuar në dy kohë hetuesit e BKH, i janë nënshtruar dhe janë duke iu nënshtruar vlerësimeve dy vjeçare të punës së tyre, vlerësimi i cili është në disa komponentë, duke përfshirë edhe poligrafit,  bëhet për ato vlerësimet profesionale dhe rezultatet e punës së tyre, të cilat bëhen nga një Komision i Posaçëm. Pra çdo hetues është nën vlerësim të vazhdueshëm”, tha Braho.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Anonymous says:
    April 27, 2026 at 1:36 pm

    Po ata mbi 100 milione leke, i hetoni? Sigurisht qe jo.

    Reply
  • Tirana says:
    April 27, 2026 at 4:37 pm

    More mashtrues e keni kthyer SPAK dhe BKH si ndermarrje private, nepitizmi tarafi klientelizmi jane ulur kembkryq

    Reply
  • Bani i Gjkko says:
    April 27, 2026 at 9:48 pm

    Braho dhe tere Spaku duhet te kaloje ne poligraf. Tamam tama as Braho vete nuk e kalon ket test, pale pastaj Dodo, Dumani, Premci dhe vartesit e tjere te Argites qe punojne ne Spak dhe Gjkko.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Portugezi nxori thikën, unë ia mora nga dora”, dëshmia e Sokrat Vatës për vrasjen e Ksamilit
  • Kostoja e jetesës godet familjet e reja në Tiranë, kryeqyteti po “zbrazet” nga lindjet
  • Lëkundje tërmeti në vend, ndihen në disa qytete
  • Zbardhet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil
  • Shqipëria nuk do të pasurohet nga turizmi dhe as duke shkatërruar atë që e bën unike

Komentet e Fundit

  1. Nuk jemi shtet mysliman, por laik. on Nga monedha te pasaportat, rikthehet projekti për “shtetin bektashi” në Shqipëri
  2. Lexo Vikipedian on Nga monedha te pasaportat, rikthehet projekti për “shtetin bektashi” në Shqipëri
  3. ¿? on Shehaj denoncon: Kapri u kërcënua nga zyrtari i PS!
  4. Titi on Shqipëria nuk do të pasurohet nga turizmi dhe as duke shkatërruar atë që e bën unike
  5. Ëndërrime on Shqipëria nuk do të pasurohet nga turizmi dhe as duke shkatërruar atë që e bën unike

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?