Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Ekzistojnë tri qendra të fshehta molotovi në Tiranë, Berisha kriminel që përdor fëmijë për të plagosur policë”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > “Ekzistojnë tri qendra të fshehta molotovi në Tiranë, Berisha kriminel që përdor fëmijë për të plagosur policë”
KronikeLajmi i fundit

“Ekzistojnë tri qendra të fshehta molotovi në Tiranë, Berisha kriminel që përdor fëmijë për të plagosur policë”

Published: February 18, 2026
Shpërndaje

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, njëherazi edhe ish-kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Spartak Braho tha në një intervistë për “Studio Live”, se në Tiranë me porosi të Sali Berisha janë sajuar tre qendra të fshehta për prodhim artizanal të bombave molotov.

Duke folur për protestën e pritshme të datës 20 Shkurt, Braho theksoi se “Protesta nuk ka sjellë asgjë nga ato që synon e çirret Sali Berisha, pasi ai më tepër e ka ngatërruar dhe e ka ngushtuar fokusin e objektivave që ka opozita. Ju mendoni se në 20 shkurt, kryengritja që thërret Saliu do sjellë ndryshim?

Asnjë ndryshim nuk do ketë, militantët do rrinë 2-3 orë atje, do hedhin fishekzjarre, molotovë kundër policëve duke rritur numrin e të plagosurve, të lënduarve, larg qoftë edhe ndonjë viktimë dhe pastaj do ikin si në rastet e tjera. Ky është skenari i kësaj proteste që bëhet vetëm për qëllimet personale të Sali Berishës.

- Publicitet -

Ata që do e pësojnë janë vetëm policët. Ky kriminel, nuk i bëhet gajle fare për shëndetin e trupës policore, kur ende në spital vazhdojnë të jenë të shtruar ende dy policë që mjekohen për djegjet e shkaktuara nga molotovi.

Atij nuk i bëhet vonë as nga angazhimi rrugaçëror i dhjetëra fëmijëve të gënjyer me pagesa, për të hedhur fishekzjarre dhe molotov.

Është konstatuar nga organet ligjzbatuese se në Tiranë ekzistojnë 3 qendra dhe mini-ofiçina ku prodhohen bombat molotov. Është plotësisht e saktë se këto pajisje janë armë luftarake të përdorura fillimisht si mjete luftarake në Luftën e Dytë Botërore. Me molotovë, ushtria sovjetike nxori jashtë loje tanket e gjermanëve në betejat për pushtimin e Kurskut dhe Stalingradit.

Pra, po prodhohen mjete luftarake nën dirigjimin dhe drejtimin e Sali Berishës dhe bandës së tij. Kjo është kryengritja thotë “paqësore”… Por në historinë e kryengritjeve dhe qëllimeve të tyre, kryengritjet s’kanë qenë asnjëherë paqësore. Nuk ka kryengritje paqësore. Kryengritjet realizohen me dhunë, gjak e të vrarë.

Kjo është biografia politike e Sali Berishës. Të vrasë, të krijojë destabilizim në Shqipëri. Policia dhe organet e tjera ligjzbatuese kanë kohë të identifikojnë qendrat prodhuese dhe personat që merren me prodhimin e këtyre mjeteve luftarake. Prodhimi dhe përdorimi i granatave molotov është vepër penale, krim, ndaj ata që përdorin dhe urdhërojnë përdorimin e tyre duhet të ndiqen, goditen dhe përgjigjen penalisht” – theksoi ai.

Braho shtoi se pafuqia e të majtës, organeve të drejtësisë dhe strukturave shtetërore, ka bërë që Berisha të jetë pjella e këtyre kryengritjeve ogurzeza, sepse disa herë ka provuar të djegë vendin si në 1997, në grushtin e shtetit në vitin 1998 etj.

“Është pafuqia e mazhorancës”, që e ka lejuar Berishën pas 1997 të vazhdojë normalisht rrugën e zjarrvënësit, sikur nuk ishte ky që dogji Shqipërinë, që tentoi grushtin e shtetit në vitin 1998, që shkaktoi 4 viktima dhe dhjetëra të plagosur në 21 Janar 2011.

Është paaftësia e organeve të drejtësisë, që e kanë lënë të livadhisë në këtë mënyrë. Ai ka qëndruar 4 vjet pa imunitet, në rastin e grushtit të shtetit në vitin 1998. Nga 1998-2001 ai, ndonëse ishte subjekt i denoncuar për krimet e mësipërme, por asnjëherë nuk u thirr nga organet e drejtësisë të jepte llogari.

Është iluzion të besosh tek ky i çmendur, i sëmurë psiqik, vrasësi gjakftohtë, që mendon vetëm për të veshur popullin e tij me të zeza, për të marrë pushtetin me dhunë e qëllimin e ruajtjes së interesave të familjes së tij. Por shumë shpejt, atij do t’i tregohet vendi. Ka kohë që ai po vëzhgohet edhe nga faktorë të tjerë ndërkombëtarë.

Ai është shpallur familjarisht person non grata, i rrezikshëm, jo vetëm për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuar, por edhe për opinionin e gjerë të vendit. Ai sot nominohet si person dhe politikani kryesor që sjell ngatërresa dhe pengon zhvillimet demokratike në Shqipëri”.

E keqja ka hyrë thellë në zhvillimet e këtij vendi – theksoi Braho, dhe nuk po i del, por jo se nuk do dalë një ditë. Brenda një kohe shumë të shkurtër do kemi ndryshime të mëdha në forcat politike kryesore dhe drejtuesit e tyre. Si majtas dhe djathtas. Vetëm atëherë do ndryshojë fati i këtij vendi”. Unë vazhdoj të besoj tek NDRYSHIMI dhe mostra politike, Sali Berisha do t’i hiqet qafe këtij vendi dhe këtij populli.

Lidhur me ndryshimet që PS propozon në Kodin e Procedurës Penale, për pezullimin e drejtuesve të lartë shtetërorë kur ata akuzohen për shkelje të ligjit, korrupsion janë të pabazuara dhe të justifikuara. Ato bëhen vetëm gjoja për të “shpëtuar” disa drejtues të veçantë ministrorë të ngatërruar në korrupsion e shpërdorime siç është rasti i ministres Belinda Balluku.

Braho deklaroi se argumentet e mazhorancës janë fëminorë dhe se këto ndryshime të Kodit nuk e pengojnë dhe ndalojnë SPAK-un të vijojë hetimet ndaj kujtdo qoftë.

“Kam përshtypjen se ky ndryshim i propozuar është edhe selektiv, edhe kur shkelet zbatohet për të tërë njësoj. Formulimi i ndryshimit nuk arrin të pengojë hetimin e organeve, prokurorisë dhe gjykatës. Sipas ndryshimit të propozuar nga mazhoranca, mirë Ministri, zëvendësat, Kryeministri etj nuk kanë të drejtë të pezullohen në detyrë, po kategoria tjetër e drejtuesve të lartë a kanë të drejtë të hetohen duke u pezulluar kur shkelin ligjin?

Atëherë çfarë do fitohet me këtë ndryshim? Zonja Balluku siç tha Kryeministri paska dhënë 3 herë dorëheqjen. Por në këtë rast ka mungesë transparence. Nëse e ka dhënë 3 herë dorëheqjen dhe Kryeministri nuk ia ka pranuar, duhet pyetur, përse ka dhënë dorëheqjen? Shkaqet dhe arsyet duhen bërë publike. Dosja, me çfarë dëgjohet dhe thuhet dhe akuzat ndaj saj janë bërë goxha të trasha.

A do të shkojë ndonjëherë në gjyq zonja Balluku? Padyshim që po. Ky ndryshim i Kodit të Procedurës Penale mund ta shtyjë kohën, por nuk e pengon SPAK dhe nuk e ndihmon Ballukun që të gjykohet nga organet gjyqësore. Ky ndryshim nuk e nderon mazhorancën sepse është vetëm një alkimi ligjore dhe artificë.

Hetimi për zonjën Balluku po vazhdon dhe nuk ka njeri që i bën derman e ta ndalë. Ndonëse Kryeministri kohë më parë kur janë penalizuar ministra të tjerë ka rrëshqitur, duke argumentuar se përgjegjësia e gjithsecilit para ligjit është personale dhe jo e tija apo e PS.

Tani ai ka ndërruar pjatë dhe ka hedhur mantelin e mbrojtësit dhe avokatit duke propozuar ndryshime që nuk e ndihmojnë as atë as të penalizuarit rrotull tij – tha juristi Braho.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
8 Comments
  • xxx says:
    February 17, 2026 at 1:56 pm

    E ka thene sh. mir:e:
    E keqja ka hyre thelle ne zhvillimet e katoj vendi.

    Reply
  • Mirësia says:
    February 17, 2026 at 2:51 pm

    E keqja e këtij vendi u fut nga politika djathtas _majtas që në kohën e piramida kur drejtor i firmës “Gjallica” ishte Arben MALAJ që tani hiqet si i dituri dhe shpëtimtar i kombit.
    Arben Malaj mashtrues e hipokrit.

    Reply
  • Ethem LALAJ says:
    February 17, 2026 at 4:56 pm

    S..Braho di shumë gjëra për politikën në Shqipëri.Por,pasi iku nga PS,del jashtë konteksit duke dal kundërshtar pa shumë fakte:
    -PS,E.Rama inicuan REFORMËN NË DREJTËSI,Por drejtësia u bë me MILITANT TË SALIUT 92 QË NUK ISHTE NË DORËN E TIJ,POR TË SHBA,BE…Ndaj Saliu për 101 krime nuk mundet të dënkhej prej tyre.
    -Tashmë SPAK është kthyer në REPUBLIKË MË VEHTE,DALË.MBI GJK,KUVËNDIN,QEVERINË..sigirisht me OK ND/KOMBËTAR.
    -Sa i përket B.Ballukur,gabon.Ajo do të jetë në DETYRË,PASI DEPUTETËT NUK I MARRIN LEJE SPAK. Buxhetin e kan msrr firmat ndërtuese OLIGARKËT E SALIUT DHE JO MINISTRI.!
    -Ndaj,SPAK për shkrirjen e Qeverisë duhet ti drejtohet më parë KUVËNDIT TË SHQIPËRISË.!

    Reply
  • fjala says:
    February 17, 2026 at 7:38 pm

    Spartak, mos fol vetem ashtu, por ti e kishe ne dore ne 1998 bashke me Spartak Ngjelen, ishit te dy bashkekryetar te komisionit per pergatitjen e materjalit per ngjerjet e 1997-es. E pergatitiet, e dorezuat ne prokurori dhe i bete sehir pastaj. Nuk e thirret ne parlament prokurorin dhe ti thosheta kembet ne nje kepuce ose Saliu ne burg se per ato krime ai do kishte vdekur ne burg.Pastaj shoku Fatos, udheheqesi yt, e kishte mendjen per p….. dhe pije, s’kish kohe per Shqiperine, prandaj e mbrojten dhe Kastriot Islami qe u be deputet i Saliut apo Arben Malaj, i biri Qamilit, qe derdellis dhe sot me njerin sy te zvogeluar. Ju keni qene nje garde qe e moret pushtetin ne dore dhe e çfrytezuat per vete, fare qe ishit mbjellur keq. Ti si person, te pakten , e mbrojte dinjitetin e trasheguar te familjes tende, por Saliun nuk ja vute koqet ne bige qe atehere. E mba mend mitingun e fundit te Fatos Nanos para godines se universitetit ? Tundete doren dhe ja dhuroi pushtetin Saliut si “burre shteti”, por kish dhe nje te drejte se ishin firmosur kontratat qe Fatosi hengri pie e … deri sa vdiq. te pakten ai iku i ngopur nga te gjitha anet. Saliun e kemi peshqesh nga ju dhe sot eshte peshqesh nga parate qe vodhi gjithe Shqiperine dhe nuk ke çfare ti besh se nuk ka burre tjeter ne Shqiperi si ai qe te helmoje apo te vrase kur e kercenojne. Mundesisht i bleni dhe nje uturak kur tund ate flamurin midis molotoveve. Po si ore nuk kane ç’ti bejne? Mire Dumani qe eshte kthyer ne bashkepuntore me krimin dhe ata prokruoret e tjere qe kane mbyllur ne sirtar 21 janrin, pse nuk shkojne tu vene flaken atyre tani me gjithe mace? Mire Remzi Hoxhen qe e hegern peshqit me urdher te Saliut, por ky çdo te hene ne mengjez shkon ne spak tek Dumani, se çfare bisedojne ne vesh brenda qysh do ta shtyjne pastaj te rene ne dakortesi bashke, del e jep konfernce ku shane Dumanijn ! E kuptoni ju çfare bejen keta tardhetare te shqiptareve ?! Më fal se te fola shume por kisha dhe gjera konkrete, por do ti theme nje here tjeter dhe ato. Saliu duhet varur per gjuhe !

    Reply
  • demo says:
    February 18, 2026 at 2:33 am

    A-Zoti Braho,cafare mendimi keni ju per Tokat dhe Pronat e shtetezuar nga Regjimi enverist dhe me ligjin 7501 te Sali Berishes ju shperndane koprativisteve dhe malokeve qe rane nga mali ne toke te bute?
    Cfare mendimi keni ju z.Braho per dyqanet,magazinat,fabrikat e pronareve te ligjshem te shtetezuar nga Enverizmi dhe me qarkore te Sali Berishes ju dhane ne Pronesi shitsave,magazinjereve,militanteve te shkathet,burgaxhijve,Hajdarave te forte te
    Berishes qe ne 92-93? Sepse KETU JANE RRENJET E TE KEQES SE KETIJ VENDI.
    Po te kisha marre tokat dhe pronat edhe Une nuk kisha pse votoja Ramen 3 mandate radhe,qe te bente zap Berishen.
    Keshtuqe Rama nuk do te ishte bere Monark i pakontrollueshem.

    Reply
  • nje shqiptar says:
    February 18, 2026 at 7:11 am

    Sa i zgjuar qenke ti fjala ! Por ama ke nje te mire, ke burrni ! Ramen nuk e prek kurre sepse eshte ai qe te paguan !

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    February 18, 2026 at 8:23 am

    Z.Taku deklaroi se nuk e ka në fis Drejtuesin e SPAK KLODIAN BRAHO.Dhe Taku nuk gënjen.
    Por,ka shumë kohë që Z.Klodian nuk po ndihet fare për DOSJET E KRIMIT TË SALISPIUNIT:
    -Dosjen e 21 janarit me 4 të vrarë dhe 137 të plagosur me URDHËR TË S.SËRBIT E KANË NË SIRTAR PREJ 15 VITESH PREKURORI ALFRED SHEHU DHE DIBRANI A.DUMANI.! A mos duhet të kalojnë edhe 15 vite të tjera ose pritet sa të shkou Saliu në botën tjetër.?
    • Ku duhet të ankohen familjet e dëshmorve.?
    -Dosja e HIROSHIMËS SË GËRDECIT ME 28 TË VRAR DHE 300 TË PLAGISUR ME VKM QEVERIE PREJ 17 VITESH QËNDRON NË SIRTAR DHE FATE MEDIU BËN QEJFË NË AMERIKË 2-3 HERË NË MUAJ DHE SB 24/24 ORË NË SHQUP TALL PRAPANICËN ME PLANETIN.!
    -Të paktën për këto 2 dosje krimi të Non Gratës KLODIAN BRAHO ËSHTË NË PROVË.
    •NDRYSHE DORHEQJA NUK ËSHTË KRIM.
    • LE TA MARE VESH AMERIKA QË SPAK ËDHTË TREDHUR NGA SB 92.

    Reply
  • MH says:
    February 18, 2026 at 8:49 am

    Amerika tani ka fatin te mesoje nga Kapterr Ethe Lalaj ne nje katund te Ballkanit Perendimor se SPAK i ngritur prej tyre e qe Rama betohet se ka lindur gjate qeverisjen e tij, na qenka i tredhur nga SB (per Saliu e ka) qe nga i largeti 92.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 12 qershor 2026
  • “Administrata të bashkohet me popullin”! Sot, antimitingu i Ramës, ja thirrja që kanë përhapur protestuesit
  • FOTO: Det me njerëz në Tiranë, në ditën e 12-të të protestës! Marshim kilometrik nga Bulevardi në Astir, koha e heshtjes ka mbaruar!
  • Për të gjithë dashnorët e investimit Kushner
  • Viza “mjekësore” një hakmarrje mizore e Berishës ndaj SHBA-së

Komentet e Fundit

  1. Replikuesi on Shqipëria përjeton protestën më të madhe pas rënies së komunizmit
  2. Belinda on Gazetari investigativ: Heqja e nongratës, gënjeshtra e radhës e Berishës, ja kush dhe pse po e përhapë
  3. nje qytetar on Qofsh e bekuar rini e vëndit tim! Protesta dhe dy propozime racionale  
  4. Berati on Gazetari investigativ: Heqja e nongratës, gënjeshtra e radhës e Berishës, ja kush dhe pse po e përhapë
  5. Deputeti vrases i Europes, "kurves se motit" sipas epikut Fishta on Iu hoq “non grata”? Berisha pritet me duartrokitje nga demokratët në Kuvend. Ambasada Amerikane: Pyesni DASH!

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?