Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Braktisi Serbinë dhe zgjodhi të luante për Kosovën, mediat serbe sulmojnë futbollistin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Braktisi Serbinë dhe zgjodhi të luante për Kosovën, mediat serbe sulmojnë futbollistin
Lajmi i funditSport

Braktisi Serbinë dhe zgjodhi të luante për Kosovën, mediat serbe sulmojnë futbollistin

Published: April 16, 2024
Shpërndaje

Futbollisti Arton Zekaj kishte luajtur për U15, U16 e U17 të Serbisë. Ai vlerësohej si talent i madh dhe pas Partizanit të Beogradit dhe disa skuadrave të tjera në Serbi u transferua te Lila në Francë.

23-vjeçari, i lindur në Suboticë, ndërkohë u bashkua me Kosovën U21. Kishte luajtur pesë ndeshje në vitet 2019 e 2020, ndërsa në një prej tyre ishte kapiten.

Por, karriera e tij nuk u zhvillua siç pritej. Në vitin 2022, Zekaj u kthye në Serbi, përkatësisht në Vojvodinë. Luajti për skuadrën e nivelit të ulët Tisa Adorjan. Prej atëherë është pa skuadër.

- Publicitet -

Dhe fakti që është pa skuadër, e sidomos që kishte lënë Serbinë për të luajtur për Kosovën, ka bërë që mediat serbe të sulmonin futbollistin Zekaj.

“Arton Zekaj dikur ishte kapiten i Serbisë dhe më pas kaloi tek e ashtuquajtura Kosovë, tani thuajse ka humbur nga harta e futbollit”, është titulli i një mediumit serb.

“Luajti për Serbinë, më pas u paraqit për Kosovën dhe mbeti pa klub”, shkruan “nova.rs”.

“Arton Zekaj zgjodhi të ashtuquajturën Kosovë para Serbisë e tani nuk luan askund”, është titulli i “blic.rs”.

Në tituj të mediave të tjera është shkruar që Zekaj tradhtoi Serbinë, ndërsa në përgjithësi qasja e mediave serbe ishte sulmuese ndaj futbollistit.

“Me krenari kam vendosur të pranoj fanellën e Kosovës. E di që prindërit e mi dhe populli i Kosovës do të jenë krenarë për mua. E di gjithashtu që njeriu që nuk është më në mesin tonë, Fadil Vokrri, gjithashtu do të ishte krenar”, kishte deklaruar Zekaj pasi pranoi ftesën e Kosovës.

Me Kosovën U21 Zekaj kishte luajtur ndaj Anglisë, Austrisë, Andorrës, Shqipërisë e Turqisë. Ndaj Shqipërisë ishte kapiten.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • demo says:
    April 16, 2024 at 2:49 pm

    Arton qe behet Artemic nuk ka,po rrecka qe behen jorgo gjen sa te duash,,Prandaj Kosova do fitojeee.
    aaama edhe nip sternipa bejleresh dhe pashallaresh nuk i ndrruan emrat ne Greqi.Kllasa punetore,proletariati de fshatarsia kooprativiste,u bene Jorgo dhe Frossina,si u bene marxist leninista me yll ne prapanice..Rrofte kongresi VII i Partise dhe Tulloni Vajgurit.

    Reply
  • Transparent says:
    April 23, 2024 at 3:09 pm

    Asgje per tu cuditur. Normal. Edhe mediat tona nuk lane gje pa thene per peshengritesit shqiptare (Pirro Dhima, Xhelili, etj…) apo futbollistet qe sportuan / sportojne per Greqine.; apo Januzaj per Belgjiken, etj etj.

    Reply
  • Remo says:
    April 23, 2024 at 5:13 pm

    demo o turkoshak, ata niperit e pashallareve dhe bejlereve qe trasheguan grada e timare nga baba turku, s’kishin c’te nderronin, e kishin bere te paret e tire qe ne krie te heres, DNA , emra, zakone e tradita, te pabese qe u bene paterica e pushtuesit me te zi qe ajo toke ka pare! Shiko si flet akoma ti, me gjuhen e nje shpirtziu akoma sot( imagjino ata te paret e tu), me cfare perbuzje per ate “fshatarsine” ate qe e kishit lene ne mjerim, ne mesjete, ne ekstrem, analfabete dhe skllave te familjeve me tituj anadollake( te cilave ti u perket) qe edhe ne grahmat e fundit te qoftelargut osman, benit intrigat e zakonshme per mos te humbur benefitet qe kishit perfituar ne shekujt e obskurantizmit, ne kurriz te po atij populli te vuajtur e ne roberi, nderruat xhaketen, hoqet festen turke dhe cuat kravate, pazare e poshtersi me kedo pushtues te ri( si gjithmone me humbesit), zgjodhet edhe nje “mbret” dallkauk te seres tuaj qe ja mbathi si skuth ne diten me te zeze, me mbrapa dihet se kush e shkruajti Historine, ju perfunduat atje ku perfundoi Safeti juaj, NE HALE!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Ambasada e Izraelit në Portugali kërkon anulimin e koncertit të Kanye West
  • Tre anëtarë të një familje shqiptare humbin jetën në Gjermani
  • Nismë për Referendum pas rreth 70 ditësh protestë: Kërkohet shfuqizimi i ligjit që cenon Zonat e Mbrojtura
  • Episodi që trazoi verën e BE-së
  • “Smart City” premton siguri në shkolla, por kush e garanton sigurinë nga kamerat?

Komentet e Fundit

  1. K R on “Evis kujdes, nuk është thjesht vrimë…”
  2. xxx on Gjykata e Tiranës lë në burg aktivisten turke, pavarësisht azilit politik nga Franca
  3. demo on Një simptomë e skemës së PPP-ve, me kosto të tjera të larta financiare për taksapaguesit
  4. lato on Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
  5. Dashi on “Evis kujdes, nuk është thjesht vrimë…”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?