Ai njihej si “gjenerali me qeleshe të bardhë”.
Nuk e hiqte kurrë kostumin popullor dhe thuhet se mbante një kobure të fshehur kudo që shkonte.
Ishte njeriu i fortë i Ismail Qemalit dhe organizoi forcat e armatosura për mbrojtjen e Qeverisë së Përkohshme të Vlorës.
Kthesa fatale e jetës së tij duket se nisi një vit pas shpalljes së pavarësisë në Vlorë, me përfshirjen e Kosovës nën Jugosllavinë, sipas vendimeve të Fuqive të Mëdha në takimin e Londrës më 1913.
Legjendat për vrasjen e tij janë të shumta, por një botim i vitit 1971 jep me detaje një skenë krimi ku duket se janë implikuar autoritetet malazeze dhe diplomatët francezë të kohës.
Botimi i 1971 jep një dëshmi të nipit të mbijetuar nga ngjarja, Tafil Boletinit.
Në vitin 1915, malazezët pushtojnë Shkodrën. Isa Boletini kërkoi ndihmën e ndërkombëtarëve. Francezët ofrohen dhe konsulli i tyre në Shkodër, i thotë Isa Boletinit dhe njerëzve të tij që të shkojnë në Ambasadën Franceze në Cetinë, asokohe kryeqytet i Malit të Zi, nga ku do të merrnin vizë për të shkuar në një vend neutral.
Anglezët, më bujarë, e ftojnë Boletinin ta marrin nën mbrojtje, por nisur nga ligjet e maleve, ai preferon “mikun që i hapi derën i pari”
Boletini dhe njerëzit e tij mbërrijnë në Cetinë dhe fillimisht bëjnë një vizitë në ambasadën franceze.
Pak orë më pas, në mëngjes, Isa Boletini sheh se shtëpia ku rrinte ishte rrethuar me xhandarë malazezë.
Ata e shoqërojnë atë bashkë me njerëzit më të afërt në Danilograd dhe më pas në Podgoricë.
Më 23 janar 1916, në ditën kur malazezët po u dorëzonin kryeqytetin pa luftë austriakëve, është dhënë urdhri për vrasjen e Boletinit.
Ja rrëfimi i Tafilit, nipit të Isa Boletinit, që i mbijetoi ngjarjes, sipas librit të Skënder Luarasit, cituar sot nga DITA:
“Rreth 80 xhandarë ishin në të dyja anët e urës së Ribnicës, karshi prefekturës, afër kishës katolike.
Unë me dy vëllezërit, sipas lajmërimit po ktheheshim për në shtëpi, te axha Isë.
Patrulla në krye të urës na ndali. Xhandarët pyesin: Kush asht Isa Boletini?! Por oficeri ndërhyn duke u thënë: Mos shtini, nuk është asnjë nga këta!”.
Në këtë kohë Isa Boletini, vetë i tetë, kishte hedhur hapat e parë në dërrasat e urës së Ribnicës. Një oficer u kërkon të dorëzojnë armët, por Isa Boletini kundërshton.
I pari që shtie ishte njëfarë Pero Buriqi nga Vasoviçi.
Menjëherë flakë për flakë përgjigjet edhe Isa Boletini dhe të tijtë me nga dy revolverë në duar.
Brenda disa minutave, vriten të gjithë, Isa Boletini dhe dy të bijtë, Halili dhe Zahidi, që ishte student në Vjenë, dy nipërit, Jonuzi dhe Halili, Hajdar Selim Radisheva, kunati i Isait, djali i vëllait të Hajdarit, Idriz Bilimi dhe Misin Bala nga Isniqi”.
FOTO: Garda e Nderit gjatë ceremonisë solemne të rivarrosjes së eshtrave të Boletinit në Mitrovicë, 10 Qershor 2015 – DITA
Patjeter qe do jete nje francez qe te behet ngjarja e besueshme. Ahaha.
Franca ishte ne lufte me Austro-Hungarine. Mali i Zi u pushtua nga Austriaket dhe francezet dolen krejt jashte loje. Isa mbeti pa mbrojtjen e ofruar dhe sqaroheni se pse.
Analizoni pak financimet serbe qe mori Isa Boletini per shume vite. Sqaroni pak publikun se pse ishin ato financime. Qe te shkaterrohej projekti i hekurudhes qe ndertuan austrohungarezet e qe do kalonte mes permes Kosoves. Austro-hungaria ishte ne lufte me Serbine.
Ku u prish Isa me serbet dhe pse ishte armik ne Mal te Zi sa te kerkonte mbrojtje nga kundershtari i serbeve dhe austro-hungareze, Franca?
Isa eshte nje prej te vrareve te Luftes se Pare Boterore dhe kjo s’eshte nje histori patriotike por nje histori interesash. Isa luajti per shume vite me shume porta dhe natyrisht kur filloi kaosi i luftes mbeti pa financues dhe mbrojtes dhe pagoi cash te gjitha qendrimet e merparshme.
Ti filoeuropiani qënke një derr maskarai që meritoke plumbi ballit! Siç duket, për interesat e tua dhe të atyre që të paguajnë, na ke ngatërruar Isa Boletinin me Esat Pashën. Nuk do të çuditesha fare që tê na e bënje Esatin hero kombëtar.¨E tillë ështê raca juaj. Shqipërisë kurrë nuk i kanë munguar Hamzatê dhe Esadët. Një më shumë dhe një më pak nuk na prish punë.
@alphazeta para se te kercesh me pistolete siper tastiere lexo ndonje gje a derezi se historia nuk mesohet nga filmi Nentori i Dyte.
Harrova te shtoj se Isa Boletini, Ish-kryebodyguard i Sulltan Abdyl Hamidit prej 1904-1908, pas Revolucionit Xhonturk luftoi per kthimin e tij ne pushtet dhe autonomine e Shqiperise. E gjitha kishte te bente me koncensionet e drurit e ca perfitime te tjera qe perfitonte prej sulltanit dhe Turqise.
Faktet nuk kane te bejne me patriotizmin qe ke mesuar ti ne tetevjecare por qe te kuptosh se Isa Boletini me 1916 nuk kishte miq perndyshe nuk kishte pse te largohej ne France. Ku e gjeti Isa qe urrente kaurret Francen?! Perdore pak trurin te besh pyetjen e thjeshte: Pse Isa tentoi te largohej bashkë me familjen në France ne mes te luftes? Apo Angli e cila ishte mundesia e dyte? Pse nuk qendroi te luftonte Isa?
Pra qe t’i thjeshtoj llogarite Isa perfundoi i rrethuar vetem me armiq: serbet, malazezet, turqit, dhe austrohungarezet prandaj tentoi te emigronte (me vize franceze) se e dinte shume mire qe kur futesh mes shkelmave te te medhenjve nuk del gjallë.
Kjo nuk e ben tradhetar per te te ulur pak tensionin tat patriotik por ja qe te tilla ishin llogaritë.
Re File, na nxirr pak PPPte e ISa Boletinit ne Serbi, ku e paske nxjerre buxhetin financiar te Ises?
Cne kjo pikepyetje, francezet i vrane shqipetaret.
@Aldrin nuk do bej punet e tua. Ja fillo germo nga pak. Mos u bej dembel. Levize pak trurin.
https://sq.wikipedia.org/wiki/Isa_Boletini
@Aldrin nuk me le moderatori i Dita po lexo ndonje gje ne rrjet si Wikipedia. Mos perto.
Gjithsesi nuk do shume tru te kuptosh qe para dhe pas renies se Perandorise interesat e te pareve te shqiptareve ishin te lidhura me Turqine ose fqinjet.
Kjo nuk i ben me pak patriot. Komentet ishin per tu sqaru per armiqte e Isa Boletinit me 1916 dhe vizen politike qe kerkonte me i forti i veriut ne France apo Angli.
Isa Buletinin e vrane serbo malazezet sepse ishte nje udheheqes,nje gjeneral shqiptar qe luftonte per kombin shqiptar.Nese do te ishte gjalle Isa pas luftes ,kosova do te organizohej edhe me teper kunder pushtimit serb.Fjalet e tjera jane dokrra.
Nuk je Fyloeuropiani por je fyloserbi.
Cfare faktesh ke ti,qe shkruan:Ku e gjeti Isa qe urrente kaurret,Francen????
Une di te kunderten.Pikerisht per te mbrojtur kaurret serbe ,ca bujq te pronave te tij ne Mitrovice,bujqit serbe qe sherbenin ne pronat e Manastireve,nga raprezaljet e pushtetit turk ne vitet 1898-1902,Isa me vllazerine e tij hyri ne konflikt me Ushtrine turke ,qe e sulmoi,i dogji kullen dhe e dergpoi ne Stamboll,,Ketu thua nje te vertete pas genjeshtrave.Sulltani per interesa te tij(Vellazeria Boletini ishin bajraktaret e Mitrovices me Influence dhe pasuri)e emeroi pushkatar te gardes Perandorake.
Pse e beri kete gabim Isa?Kam biseduar me pleq kosovare qe rronin ne 1970,,.I thane:-Mos Ise ,se keta qe sot po te puthin kembe e duar per te shpetuar koken,,NESER DO NA HANE KOKEN.
Kete ti Filoeuropiani jo vetem nuk e thua,por cpif te kunderten.
Kurse Serbet vete,jo vetem qe pranojne qe shpetuan nga nderhyrja Isa Boletinit,,por qeverria serbe per kete veper humanitare e shperbleu me para dhe me arme,kur Isa ne 1909 filloi kryengritjen kunder turqve.
Kujtuan se me kete shperblim Isa do te bashkohej me Ushtrine serbe kunder Kosoves ne 1912,kur filloi kryengritja shqiptare e Kosoves per clirim nga Turqia.Por Isa i sulmoi Serbet ne Merdare dhe e detyroi ushtrine serbe te terhiqej,.Kete ti nuk e thua,,por ben nje pytje sa te poshter dhe provokuese:-Pse nuk luftoi Isa,por kerkoi te largohej ne France?
Po pse mor provokator,je kaq ligesire?Kush e beri Betejen e Cerraleves dhe Termopilet e Kacanikut,ku u vrane 12 mije ushteare turq, Kush e organizoi dhe luftoi ne kunderOfensiven e shqiptareve ne Diber ne 1913,qe e shpartalluan ushtrine serbe dhe e shtyne pertej Vardarit?
Pasi tradhtari Esad pashe Toptani shpetoi ushtrine serbe nga mesymja Austriake dhe malsoret shqiptare duke e swtrehyuar ne Durres,kjo ushtri e rekuperuar nga francezet ne Selanik me Artileri dhe armatim modern,ju versul Mitrovices se Isa Boletinit.Te akuzosh Isen pse nuk beri lufte frontale me ushtrine e nje shteti 30 here me te shumte dhe me te armatosur se bajraku Mitrovices me Martina e me shpata,eshte si te akuzosh Skenderbeun,pse nuk u perball me ushtrine e sulltaneve ne tre rrethimet e Krujes,por i sulmonte pas shpine,naten me lufte guerrile.
Ketu vjen pjesa jote,,Pasi ke fshire gjithe lufterat e Isa Boletinit me turqit dhe serbet Ti z. Fyloeuropjane ben pyetjen asgjesueswe : Ku e gjeti Iasa qe urrente kaurret,Francen?
Ja,kesaj nuk i jap dot pergjigje edhe une,,Pse i besoi kurves franceze?
Ne kosovar qe kishte kaluar kufirin per Shqiperi,pasi e mbajten 10 vjet ne Hoxhare, Dega e Puneve Brendshme e arrestoi,si UDB ist dhe ne hetysi nje vllahogrekqire Korce,qe ishte hetyes e pyeste:-Pse erdhe ne Shqiperi?Pasi i tha arsyet dhe hetuesia nuk bindej,,ne fund Shqyptari i Kosoves ne sgrip te shpirtit i tha hetuesit;Isha ne breg te Drinit,kur shoh picken e sateme qe ka ra ne lume,.U hodha ta kap po picka e sateme ec dhe une ec pas pickes sateme,deri sa arrita ne Shqiperi.
Natyrisht qe e mbyten ne dajak ,I dhane ate 10 vjet qe u jepnin Kosovareve dhe perfundoi ne zgafellat e Spacit.
Demo Lexo dhe kupto taktiken e luftave te dibraneve me Esat Pashen dhe Ahmet Zogun
Kunderofensiven qe vune para serbet dhe i perzune matane kerçove -vardar-tetove asht populli i Dibres sebashku me Esat Pashen. Qene bash ata trimat dibrane qe luftuan krahe Esat Pashes ne Shkoder. Direkt pas largimit nga Shkodra, Esati me dibrane beri ate qe t’i thote Evropes se populli shqiptare nuk asht dakorde me kufijte e vendosur qe linte gjysmen e territoreve jasht. Nisja e luftes asht ba tek URA E LUSHES, CIDHEN. Esati ka luftuar me Hazize Kaloshin, Kurt Nel Hoxhen dhe Ali Tahir Piren ne krahun perendimor te Drinit te ZI. Ne konakun ku u ndaluan trimat te furnizohen me buke e ushqim ne Muhurr u gjete dhe djali i Kurt Nel Hoxhes 7 vjeçe i mbytur ate dite ne lumin Drini i Zi. Esati ka qendruar ushtare i thjeshte(ne hije) nen urdherat e trimave dibrane qe i njihte mire ne Shkoder dhe kur ka arrite tek guret e Sel Hasanit, Selman Alia, me Lushen e Arrasit dhe Kaloshin e Kandrrit ne anen lindorete Drinit te Zi perparonin drejtim Llasenit sebashku me popullin fshatrave poshte Peshkopise dhe ne kete moment u ngrit ne kambe tane Dibra deri ne Sheher. Esat Pasha i emocionuar nga zjarri i luftes dhe perleshja e tane popullit te dibres ne çdo fshat deri ne Radike me serbet tha: T’kisha pas arme te tanve me u dhane , kisha mposhte serbin veç me dibrane. Sistemi i Enver Hoxhes duke ngatrruar kalendarin allaturk me ate allafranga u perpoq te vertetoje qe Esat Pasha nuk ka qene ne luften e dibres. Esat Pasha po me kete Pari te dibres i nxori dhe i priti serbet me 1915 duke hapur shteg qe ata serbet te mos ndeshesheshin me austriak ne Prishtin ku Peteri (mbreti serb) deshti te realizoi betejen dhe ta vdiste ushtrine serbe aty. Ahmet Zogu shkoi dhe vizitoi i pari ushtaret serbe qe hyne nga Shehri ne Diber. Ata lajmeruan krahun tjeter te serbeve te enklavuar nga Peteri per beteje ne Prishtine. Atehere ushtria tradhtoi realisht Peterin dhe u fute nga Luma. atehere Peteri u detyrua te levize pas ushtrise te shpetoi koken e vet.
Kanga thote:
Tu sjelle koha e mire ba puna,
Mbreti i serbeve hyne nga Luma,
çka po bie moj Zane e fatit,
Me ra Peteri n’dore t’Esatit.
Esat Pasha nuk ka shpetuar ushtrine serbe por shpetoi popullin e Kosoves sepse ushtria serbe doli e pergjysmuar nga percjellja neper Shqiperi. Esat Pasha ka luejt çamçe me serbet. ja çfare rrotulloi koha brenda dy vjeteve pas dorzimit te Shkodres.
Shkodra u dorzua sepse shqiptaret u gjeten ne te njejten llogore me turqit. Serbet megjithse Evropa e njohti Shkodren Shqiperi, nuk e ndalonin luften, dhe nuk ju lane kohe shqiptareve qe te shkeputeshin nga forcat turke. Atehere anijet europiane levizen drejtim Malit te Zi qe tju jepnin dhe ma teper arme e ndihme sllaveve dhe ti thyenin turqe e shqiptare si nje aleance e papranuar per Europen. Sllavet ne ate kohe ishin te perkedhelurit e Europes. Pastaj kur Esat Pasha dorzoi shkodren dhe i nxori turqit, Evropa i dergoi urdhe Malit te Zi qe mbajtja e shkodres quhet pushtim i nje shteti te huaj. Megjithate koha e solli shume shpejt qe Esat Pasha t’i sjelle rrotull serbet e t’i baje per spital, mu para syve te Evropes. Esati nuk ishte vetem luftarak por dhe politikane i pa arritshem. Avni Rustemi vrau Esat Pashen. Kurse bandat partizane te jugut vrane Parine e dibres duke plotsuar deshiren(hakmarrjen) e serbeve per ate qe kishin luftuar ne Shkoder dhe per ate qe i punuan me 1915.
Or Dibran!Nuk ka luftu Esad paswha me dibran ne luften e Dibres!
Esad pasha dhe Ahmed Zogu kane qene armiq te Elez Isufit,.
enver Hoxha nuk e ka permende esad pashen,,ka sulmua Zogun,Fishten,libohovat,Kelcyren,Verlacin,por Esad pashen pak ose aspak e ka permende,.
I ka shtru serbet ne spital ne Durres esad pasha,?.po ku kishte spitale Durresi per 100 mije ushtare serbe te cfilitur,te malarisur,te katandisur cope cope nga plumbat e malesoreve te Lumes.
Esad pashen te dekoruar nga Mbreteria Serbe,te lavderuar dhe te akomoduar ne varrezat serbe te Parisit,nuk e keni prej enver Hoxhes,Keto kane ndodhur para enver hoxhyes.
or ti prej dibre!Esad pashen e kane telendisur me nje drame:Dy Krisma ne Paris,,dy Zogiste te perveluar,,Autori Leka Bungo dhe regjisori Pellumb Kulla.
@demo o shefi i Dita-s lexo historine qe nga Lidhja e Prizrenit (1878) te cilen ty ta kane mesuar qe eshte lidhja shqiptare por ne fakt eshte lidhja e muslimaneve te Bosnjes, Metohise dhe Kosoves per tu mbrojtur nga Austro-Hungarezet qe moren Bosnjen. Lidhja u nxit dhe u sponsorizua ne Sulltan Abdyl Hamidi.
Lexo per Pan-Islamizmin e Sulltanit per t’iu kundervene Oksidentit.
Lexo per Betejen e Gallipolit/Canakales me 1915-16 ku moren pjese 20.000 shqiptare dhe shume prej tyre rane Shehid (do perkthim?!)
Lexo se udheheqesit Shqiptare mes tyre edhe Isa deri ne tetor 1912 kerkonin autonomi nen sulltanin pan-islamist.
Dhe pasi t’i mbarosh keto do kuptosh ndoshta lideret muslimane shqiptare, vecanerisht ata me interesa ushtarake dhe ekonomike se pse mbanin anen e sulltanit kunder kaurrit. Po kur sulltani cau ferren nga Ballkani ne tetor 1912 ata mbeten pa mbrojtje dhe ia degjuan llafin kaurrit austriak per te ngritur ate flamur. Se s’kishin c’benin.
Nuk ka lidhje ishin burra te mire apo te keqinj por politika ne ate kohe keshtu e ndante boten dhe Isa qe merrte pak vesht nga politika dhe forca zgjodhi te emigroje ne France. (Anglia luftonte ne Gallipoli qe ta dish ti) Per fatin e tij Mali i Zi ra dhe ai fati deri diku u vendos.
Vazhdo leximin. Lexo pak edhe per Haxhi Qamilin dhe Mbreterine muslimane te Esat Pashes te marresh vesh se ne c’plan ishte politika. E pastaj te kuptosh pse fjalen kryesore ne bisedat me oksidentin e moren Fan Noli dhe Gjergj Fishta.
Ke pare shume filma dhe s’ke faj.
Sqarim per demon!
Esat Pasha dhe Elez Isufi kane pasur nje lidhje te holle e te padiktueshme. Kur Esati levizi per Tirane duke hyre nga Serbia, Suf Xhelili me forcat e Uje m’Ujes ishte me Esatin. Zuf Xhelili ishte djali i vllait te Elezit por ma i madhe ne moshe se Elezi pra dhe zot shpie sipas se drejtes se familjes patriarkale. Duke kaluar neper Mat Esati shikone nje force 60 vetesh qe vinte te afrohet e tu ngjitej forcave qe shoqeronin Esatin por as nuk shpejtonin as nuk afroheshin. Esati mori te dhana se kush ishin. Atehere ktheu vetem mbrapsht dhe i takoi, dhe foli tek per tek me Elezin pasi nuk e njihte, se familja Ndreu nuk kishin qene ne luften Shkodres. Pastaj Esati dhe Elezi u ndane. Esati erdhi drejtim forces se madhe qe leviznin per Tirane, ku me ta ishte dha Suf Xhelili, kurse Elezi me forcen e vogel te tij u kthye drejtim Slloves. çfare detyre i ngarkoi Esati, Elezit? Thuhet qe i dha dhe do pare!?
Me Zogun, Elezi ka bashkpunuar me afer dhe te atashuar me austriaket. Por kur prifti i kuq Fanoli e trubulloi Elezin me idet sllave te komunizmit, Elezi harroi miqsine me austriaket dhe munde te ishte ba nje “fashist” i mire si Hysni Dema dhe Paria e Dibres qe ecen paralele me italiane e gjermane, hapen shkollat shipe, n’ket ane dhe matane kufirit dhe unifikuan Shqiperine e plote.
Per ate qe me thua dibrane, do te kisha nderin te jeme dibrane po per fate nuk jam. Mirpo nuk jam ngjitur dhe si Havzi Nela por edhe shume me larg.
Tash po te tregoj se si u njoha me dibranet. Kur u ba tufezimi, Partia me kapi te kisha 20 dele. Mi moren delet dhe dhjete mi paguan aq sa e vendosi komisioni e dhjete te tjerat mi konfiskuan se i kisha mbajtur mbi statut. U ankova dhe me thane rri urte se te fusim dhe brenda. Erdhi viti i ri. Gruaja nuk dilte ne pune dhe me ndaluan racionin e mishit 900 grame per fryme. U bana trim, u futa naten ne stallen e kooperatives dhe mora nje nga delet e mia sepse i njihja mire. Preva delen e ngopa femijet me mish. Lekuren e fsheha ne tra te shtepise, te thahet. Kur femijet filluan shkollen, pas 11 janarit, mesuesi i pyet se si e kishin festuar vitin e ri. Folen femijet e tjere dhe flete dhe djali im ne klase te dyte te fillores. Tregon i gezuar se kishte kaluar nje vit te ri si asnjehere….ishte ngopur me mish. Mesuesi (“Pellumb Kulla”) ishte porositur nga sigurimi, pasi bariu qe kulloste tufen kishte dhene te dhena se mungonte delja qe me kishin marrun mua, e pyet nxanesin se ku e kishte groposur babai lekuren e deles. Djali i sinqert, i thote: e ka vendosur duke u tha ne traun e shtepise. U kapa me fakte, e gjeten lekuren dhe me denuan 16 vjete burge. Me derguan ne minjieren e Bulqizez dhe aty mbarova universitetin e dibres dhe mesova historine e vertet te Dibres. Pake prej te denuarve dibrane e ma shume prej kapterrave roje te kampit, e te punes qe na zhdepnin ne dru kur nuk realizonim normen. Thone qe ka lumpen proletar por une pashe dhe lumpen Kapterra. Ishte nje i denuar nga Ebasani e quhej Hisni Lala. Na zhvishte ne gjyse e lart dhe na niste per pune ne galeri. Temperatura 12-13 grade ne galeri e ne filluam te realizojme nga dy norma ne dite. E nganjehere kur kishte avari, rriheshim me njeri tjetrin te mos ngrinim. Organizata e partise se kampit riedukues deshi ta trasmetoi si gjetje ta rralle per tek te burgosurit politike ne Qafe-Bari. Mirpo Enver Hoxha e kundershtoi me te drejte se minjerat e kromit jane te fresketa kurse ne minjerat e bakrit munde te flesh dhe lakuriq. Tani nga thellsia e madhe ka filluar te ngrohen dhe galerite e kromit. E demo me fale se u zgjata e skam kohe te te tregoi historine e mushkes dhe ne diten kur erdhi demokracia perfundova nje “vrases”. Nuk e di a pati lumpen artista qe u lartesuan me Zogun dhe diten ta dredhin me komunista(!)
Mos duhet te me mesosh edhe Alfabetin,o Filoeuropian?
I suksesshem ne Rrenat Historike nuk eshte Ay qe rren ne te tera,por ay qe thote 7 rrena,3 te verteta,ose 7 te verteta dhe tre rrena.,,Pra, bindes eshte rrenacaku qe karashtis rrenat me te vertetat.
Turqia ishte shkaktarja e Reagimit te Popullsise shqiptare per te mbrojtur Tokat dhe popullsine qe Fqinjet i rrembenin Shqiperise.Turqia e shpartalluar ne Frontin bullgar nga ushtria Ruse leshonte tokat shqiptare qe te mos cenohej Turqia,kur ushtria ruse ndodhej 100 km nga Stambolli.
Turqia me lot ne sy vajtonte fatin e tokave shqiptare pa reaguar ne Nish,kur ushtria serbe masakrooi dhe perzuri shqiptaret,.Githe duke vajtuar,kur pa reagimin e Fuqishem te shqiptareve,,arriti me ane te myderrizeve,myftive,Ulemave,pashallareve te xhamive te fuse nje nen te fundit ne Vendimet e Lidhjes se Prizrenit,.pikerisht ate qe flet per pranimin e Bosnjes ne Lidhjen e shqiptareve te veriut,te jugut,krishtereve dhe muslimaneve ne kryeqytetin e Lidhjes Prizrend .E verteta eshte qe asnje fuqi luftarake e Lidhjes nuk shkoi te luftonte kunder Austriakeve per Bosnjen,,
Lidhja swhpartalloi Ushtrine Malazeze ne dy beteja te pergjakshme Beteja Nikshiqit dhe Ura Rrzhanices.
Gjenerali Fitimtar i betejave kunder Turqve,kur ra ne shqyptar Kosove,i hipi kalit dhe ja mbathi kur ushtria malazeze ngadhnjimtare kunder turqve,,u pre me jatagana dhe u mbyt ne Lim.
Abdul Fraqsheri Dume,organizoi degen e Jugut Laberi dhe Cameri dhe mbrojti Arten dhe Prevezen nga ushtria greke,.Atehere greket zbarkuan prapa kraheve ne Likures,por hasen ne laberit e Zhu8latit e Fushe Bardhes,Golemit dhe Kardhiqit,qe i mbyten ne det,.Duke pare se me lot e me skena vajtimi Turqia nuk e bindi dot Lidhjen te dorzonte tokat shqiptare,qe te shpetonte Anadolli, Turqia dergoi Ushtrine te dorzonte Ulqinin dhe Tivarin,Dergoi Xhandarmerine te Arrestonte Ideologun,TRURIN e Lidhjes Abdul Frasheri,Dergoi gjeneral Dervish pashen dhe Xhavit paswhen me aqte ushtri qe i hengrii mutin rusise,,te luftonte Hapur Forcayt e Lidhjes se Prizrenit,.po si s`ke turpo mor fyloevropian,qe thua:Lidhja u organizua nga Turqia,.!!!!!!!!
Lidhja u mbyt nga Turqia,,
pasi malazezet,grekerit nuk po merrnin tokat shhqiptare,,Turqia po kishte frike Ushtrine Ruse qe mund te marshonte drejt Stambollit dhe Fuqite e Medha qe demostruan Fuqine Detare me luftanijet ne Ulqin,,
Me 15 batalione te armatosur me artileri Dervish pasha nga Shkupi marshoi drejt Kosoves Ketu ra ne lufte me Forcat e Lidhjes te udhehequra nga Sylejman Vokshi,Ali Ibra,Mic Sokoli ne Gryken e Cerraleves.Betejat e Shtimljes dhe te Slivoves,ku Ushtria turke la 4500 te vrare me thika e me shpata nga shqiptaret e paarmatosur.Sef Kosharen e kapen te plagosur rende dhe e varen ne maje te Lisit.800 burra kosove u vrane ate dite,pa arme e plumba. Ku do i fusesh ,ne xhep keto lumenj gjaku o Fyloevropiani?
Apo hajt se ka budalla ky vend,,pavarsia ketyre ka qene dhurateeeee!
Se keshtu te ka thene ay papu grek ty dhe Afendikoi qe te punesoi famijljen ne Greqi!
Dhurate eshte sot Trualli i Likursit ne Sarande,ku ushtria greke u shpartallua nga populli lab,,dhe per turp,,PER MARRE,,qeverrite e korruptuara tradhetare te Tiranes,atdhemohuese,te shitura tek greket dhe seerbet,Mostrat e Tranxicionit ja falen grekomanit Vangjel tavo,hyjenes qe vrau gruan me vajzen truallin e betejes heroike te Likursit..
@demo ziu e shoh qe je turbulluar dhe hallakatesh sa ne nje dege ne tjetren por lexo Kararnamen e Prizren Ittihadi se nuk e kam shkruar unë. E megjithate ishte hera e pare kur shqiptaret muslimane i therriten mendjes se duhej te organizoheshin por as mos e diskuto qe nuk ishin kunder Sulltanit dhe Perandorise. Per te krishteret ku kujtuan pak më vonë.
1. Lidhja jonë është forumar me qëllim që të mos njohë asnjë qeveri tjetër përveç Perandorisë Osmane dhe të mbrojë integritetin tokësor me të gjithë mjetet.
2. Qëllimi ynë i lart është të mbrojmë të drejtën e lartmadhërisë së tij sulltanit, sovranit tonë. Në do quajmë armiq të kombit (osman) dhe atdheut të gjithë ata që kundërshtojnë dhe prishin qetësinë, ata që dobësojnë qeverinë dhe bashkëpunëtorët e tyre. Në rast se turbulluesit nuk heqin dorë do i dëbojmë jashtë shtetit
3. Ata delegatë të krahinave të tjera që duan të hynë në Lidhjen tonë do i pranojmë me gëzim dhe regjistrojmë si miq të qeverisë dhe vendit
4. Në bazë të Sheriatit do të mbrojmë jetën, pasurinë dhe nderin edhe të atyre që nuk janë muhamedanë, por janë besnikë, tamam si për veten tonë. Ndërsa kryengritësit do ti dënojmë sipas fajit.
Kuptove gje?!
Sa miiire.,sa mireee qe i ke kopjuar,,Po pse cfare kujton ti?Lidhja do ti shpallte Lufte Portes se Larte,qe ishte perseri e Fuqishme..Tani shkruaj edhe 17 pikat e vendimeve te Plota te Kuvendit te Prizrenit,,se ato qe ke shkruar ti jane Reagimi i pare i Lidhjes pas vendimeve te Shen Stefanit,,pa u mbledhur Kongresi Berlinit.
Shkruaj edhe vendimet e Kuuvendit te Dibres Tetor 1978 Tevlidi Vilajet,,dmth.Formimi i nje Vilajeti te vetem qe te perfshinte Popullsine shqiptare me Autonomi te gjere Administrative,ushtarake dhe nen Guvernatorin turk.Kopjo edhe Vendimet me Progresiste te Kuvendit te Gjirokastres te kryesuar nga Abdyl Frasheri qe quhet edhe Kuvendi AUTONOMIST I LIDHJES,.
1-Asnje cope toke grekerve ne Epir,.Grekerve u njihen vetem pushtimet ne Thesali.Lidhja do te mbroje me Fuqite e saj ushtarake cdo intervenim per copetimin e trojeve shqiptare. nuk do te dergoje forca kunder Austriakeve ne Bosnje dhe kunder ruseve ne Thrake,sepse ne nuk mbrojme Perandorine Osmane,por tokat shqiptare.
2Te gjitha krahinat shqiptare te krishtera dhe muslimane te perfshihen ne nje Viajet (Tevlidi Vilajet)
3Administrata shqiptare,Nepunesit shqiptare,
4-Rekrutet shqiptare te sherbejne vetem brenda kufijve te Vilajetit shqiptar,
5-Taxat dhe te Ardhurat te perdoren vetem per mbrojtjen dhe zhvillimin e Viseve shqiptare.
Kopjoji te gjitha .Se vertete Lidhja e Prizrenit zyrtarisht fillon ne 14 qershor 1878,por perfundon me luftra e beteja te ashpra jo vetem me Malazezet e serbet e greket,,por Me Ushtrine perandorake Osmane ,qe dergoi per shtypjen e Lidhjes shqiptare gjithe Fuqine e saj me 30 bataljone me 7 gjenerale,.
Nga 1977 deri ne 1981 Lidhja e Prizrenit sherbeu si nje qeveri e Vertete e Trojeve Shqiptare.
Ju grekomanet e keni hale ne sy.
@demo karallonjt si puna jote perdorin emertime per t’i dhene force “argumenteve” qe kundershtojne njera tjetren sepse ti s’ke konceptin e kohes, epokes.
Si te ta shpjegoj une i ziu qe me 1878 per nje prijes musliman s’ekzistonte koncepti i kombit po vetem i fesë?! Por as per greket qe kishin tezen “Cdo helen eshte ortodoks dhe cdo ortodoks eshte helen”.
E gjithe europa keshtu mendonte madje deri me 1923 kur Turqia dhe Greqia shkembyen popullatat sipas Mileteve sepse qe thua ti @demo ne Perandori nuk njiheshin kombet por vetem miletet sipas fese.
Po te kuptosh kete skeme ndarje kupton edhe sjelljet e njerezve me 1878. Dhe per te disaten here po ta them se nga pikpamja e rruges per shtet dhe me pas per komb (se qe thua ti kombi eshte ende ne formim e siper) bashkimi i prijesve muslimane ishte pozitiv.
Po ti si karallo do marresh prape kot me histori grekesh dhe luftra heroike kunder Perandorise.
Po me neo-otomanet e sotshem (duke nis nga Erdogani) qe po ngre ne piedestal Sulltan Abdyl Hamidin dhe keta te Shqiperise qe po ngrene Lidhjen dhe Esat Pashen a je dakort?! Apo edhe ata jane agjente te grekeve?!