Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale një postim ku thotë se gazeta britanike Metro sugjeron Shqipërinë si një nga vendet që duhen vizituar në vitin 2023.
Kreu i qeverisë thotë ndër të tjera se nga Janari deri në Nëntor të këtij viti, në vendin tonë kanë ardhur 157 mijë vizitorë anglezë. Kjo shifër sipas kryeministrit përbën 93% më shumë se një vit më parë.
“Edhe gazeta britanike Metro, këtë fundvit rendit sugjerimet për vendet që duhen vizituar në vitin 2023, ku natyrisht Shqipëria është pjesë e guidës së rekomanduar. Nga Janari deri në Nëntor të këtij viti 157 mijë vizitorë anglezë mikpritëm në Shqipëri, 93% më shumë se një vit më parë”, shkruan Rama.

Çfarë shkruan Metro për Shqipërinë
Gazeta britanike ka renditur disa vende të ndryshme e ndër to është edhe Shqipëria që duhen vizituar vitin e ardhshëm. Metro shkruan se brigjet e Shqipërisë janë njësoj si ujërat e Maldives, si dhe e konsideron një vend të përballueshëm ekonomikisht.
Metro shkruan se në Prill bileta Londër-Tiranë kushtonte 64 Paund, ndërsa një taksi për në Durrës nis nga 15 Paund. Gazeta britanike u sugjeron lexuesve të saj se një fundjavë në Shqipëri mund të kushtojë 200 Paund për person.
a.m/dita

Eshte qesharake kur nje kryeminister fillon dhe shfleton faqet e agjensive turistike ne internet qe reklamojne destinacione turistike per te yshtur klientet e tyre dhe te perdori reklamat e tyre per propagande enveriste si ne Kohen e Qepes te Partise se Punes kur Shqypnia e falimentuar me tollona dhe bunkere fitonte cmimin e pare ne Bote per ushqimin prandaj ne kete kendveshtrim po tregoj nje nga resortet e ishujve Maldive per ta krahasuar me karikaturat e shemtuara te Samir Manes ne Palase qe i ndertoi duke u bere sekser i Edi Rames qe u grabiti tokat e himarioteve vendalinj si nje kulceder komuniste e papare ne asnje vend te Botes. Ja shikoni se cfare perfaqesojne ishujt Maldive qe te kuptoni idiotesine e kryeministrit grabiqar shqyptar:
https://www.booking.com/hotel/mv/the-westin-maldives-miriandhoo-resort.en-gb.html?aid=303948&label=mv-XsQqLqI7fTVis3plQQ*zsgS392992145686%3Apl%3Ata%3Ap1%3Ap2%3
Si gjithmone lajmet e dites jepen nga vetem dhe vetem nje person . Ai eshte Edi Rama.
Intelektual,
Ajo zallishte ishte pronë e palasjotëve apo pjesë e malit, dmth. pronë e shtetit, siç janë të gjitha malet? Po edhe sikur të ishte pronë e tyre, pse nuk e bënë palasjotët rezortin. Është njëlloj si historia e gjirit të Kakomesë, ku u pengua një investim i madh për të bërë niviciotët kasollet e tyre. Me kasolle do të zhvillohet turizmi në Shqipëri?
Mbylleni ate pusete te gjithe ju injorante qe shikoni endra dhe nga qe jeni aq popull I ulet…enderoni dhe thoni…Thethi si Zvicra Korca si Parisi Durresi si Dubai Borshi si Maldivet…O Zot leri se nuk dine cfare bejne…harrojne Shqiptaret qe realiteti eshte… kur ndodh nje vrasje ne rruget e Londres thone Anglezet e keni bere Londren si Shqioerine…kur ndodh nje vjedhje ne Zvicer thone e bete Zvicren si Shqioerine… kur gjen nje leter ne toke ne Maldive thone e keni bete plazhin si ne Shqiperi…kur degjojne ne France qe flasin ne ze te larte thone e bete Parisin si ne Shqiperi…
Ky eshte realiteti Ed I dashur dhe ti e di mire…por vazhdo jepi atij populli ilacin e shpelarjes se trurit tre here ne dite mbas tasit te groshes…pfffff