Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Briken Çalja reagon për shpërblimet: Hipokrizi e federatës, ministria e ka bërë detyrën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Sport > Briken Çalja reagon për shpërblimet: Hipokrizi e federatës, ministria e ka bërë detyrën
Sport

Briken Çalja reagon për shpërblimet: Hipokrizi e federatës, ministria e ka bërë detyrën

Published: July 11, 2022
Shpërndaje

Peshëngritësi Briken Çalja ka sqaruar se shpërblimin që kishte për të marrë nga Ministria e Arsimit i kanë kaluar në llogari dhe se statusi i tij, nuk kishte asnjë lidhje me këtë çështje. Mirëpo, duke shfrytëzuar këtë moment, ai nuk ka nguruar që të hedhë akuza në drejtim të Federatës së Peshëngritjes, sipas së cilit kjo e fundit ka gënjyer dhe nuk i ka dhënë atë që meriton.

“Sqarim për opinionin publik në lidhje me situatën e krijuar: Së pari, postimi i bërë dje në profilin tim nuk ka lidhje me shpërblimet financiare të medaljeve të fundit. Për çdo postim në profilin tim mbaj përgjegjësi morale prandaj është udhës të sqaroj konkretisht disa situatat dhe mos t’i lihet vend keqinterpretimeve.

Së dyti, meqë kartat për temën e shpërblimeve u hapën mbi tryezë doja të sqaroja dhe të vija pikat mbi “i” për disa gjëra.

- Publicitet -

Në lidhje me qeverinë dhe Ministrinë konkretisht i jam vërtet mirënjohës për Ligjin e ndryshuar të Sportit dhe për procedurat korrekte në lidhje me shpërblimet e sportistëve për medaljet e fituara. Ministria e ka bërë punën e vetë për këtë temë dhe korrektësia e treguar nga ana e saj meriton veç se duartrokitje.

Në lidhje me Federatën e Peshëngritjes, doja thjesht të shprehja keqardhje për gënjeshtrat dhe hipokrizitë e vazhdueshme në lidhje me këtë temë. Nëse në llogarinë e Brikenit ka ardhur shpërblimi i plotë i medaljeve siç Federata pretendon kjo është lehtësisht e verifikueshme.

Në llogarinë e Brikenit ka kaluar vetëm urdhri i pare i Ministrisë, siç dhe unë kam rënë personalisht dakord për ndarjen e shpërblimit në pjesë. Çdo transaksion bankar është lehtësisht i verifikueshëm në sistemet bankare dhe në Thesarin e shtetit, kështu që t’i lëmë mënjane hipokrizitë dhe gënjeshtrat por t’i japim drejtim punës siç duhet.

Mbaj përgjegjësi morale e ndoshta edhe me tepër për fjalitë e fundit në lidhje me Federatën e Peshëngritjes dhe procedurat e shpërblimit financiar! Doja thjesht t’ju falenderoja për përkrahjen dhe shihemi se shpejti në garat e ardhshme. Brikeni”!

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Feniks says:
    July 11, 2022 at 2:03 pm

    Presidenti i Federates se Peshengritjes eshte nje matrapaz dhe mashtrues,qe kur ishte doganier,we ua nxinte jeten bizneseve!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Sipas TCH Berisha do shkojë në SHBA në fillim të shtatorit
  • Vdes në burg “kasapi i Bosnjes”
  • Arrestimi i Agasit, reagon Shehaj: Radha e Ramës, e kishte krah të djathtë
  • Pishina e peshkaqenëve
  • Pushtimi me kapital: Pse qytetarët po thonë JO për mega-projektet luksoze në Ballkan

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO: Njoftimi zyrtar i SPAK lidhur me arrestimin e Ergys Agasit dhe Ulian Shpatarakut
  2. demo on Me “targa të fortish”, SPAK gjen një nga makinat luksoze të Ergys Agasit, të fshehur në garazhin e Equos Resort
  3. bjeri drejt se ke lehtesira on Me “targa të fortish”, SPAK gjen një nga makinat luksoze të Ergys Agasit, të fshehur në garazhin e Equos Resort
  4. I.Troplini on Me “targa të fortish”, SPAK gjen një nga makinat luksoze të Ergys Agasit, të fshehur në garazhin e Equos Resort
  5. Pushtetarët e mallkuar 36 vieçar on Qytetet më të ‘shkretuara’, Korça ka mbi 80% të territorit pa banorë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?