Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Bujari nuk ka qenë President i Republikës, por i Saliut. Një shënim për qurret e hipokrizisë dhe librat e historisë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Bujari nuk ka qenë President i Republikës, por i Saliut. Një shënim për qurret e hipokrizisë dhe librat e historisë
Analiza

Bujari nuk ka qenë President i Republikës, por i Saliut. Një shënim për qurret e hipokrizisë dhe librat e historisë

Published: June 8, 2022
Shpërndaje

Ikjet nga kjo botë, pasohen përgjithësisht nga lavde e vlerësime të tepruara; një kod ky, thuajse qesharak, që gjithsesi nuk vlen për të gjithë. Kur bëhet fjalë për një figurë publike, për më tepër, ish-president, duhet të ndalemi pak.

Për ata që e kanë patur familjar apo mik, Bujar Nishani nuk mund të jetë veçse prind, bashkëshort e burrë i mirë. Por për të tjerët që nuk e kanë parë me pizhame gjumi, por me kostumin e Presidentit të vendit, nuk është njësoj.

Shprehja “vdekja i merr me vete të gjitha” nuk vlen për ata që duhet të lenë pas një shembull të shërbimit publik. Këto ditë që Shqipëria po zgjedh kreun e ri të shtetit, kjo ka rëndësi të veçantë.

- Publicitet -

Nishani mund të përmendet për shumëçka, por jo si shembull i kryerjes së detyrës. Tallja me veten duhet të ketë një masë. E vërteta është që Bujar Nishani nuk ka qenë asnjë ditë President i Shqipërisë. Ai ka qenë president i Sali Berishës nga dita kur e mori atë detyrë e deri ditën që e la.

Shqipëria e 30 viteve të fundit ka patur përgjithësisht një elitë politike dhe intelektuale të dobët e të shitur që ka dështuar të mbrojë dhe zhvillojë interesat e vendit. Ata janë të neveritur në opinionin publik.

Vdekja e ndokujt prej tyre, pavarësisht nderimeve false që merr brenda vetë grupimit, nuk e ndryshon realitetin jashtë tij. Dhe aty jashtë nuk derdhen qurre hipokritësh si në varrime.

Nga ana tjetër ato qurre janë arsyeja pse shumë burra e gra që i shërbyen deri në vetëmohim interesit publik nuk i gjejmë në librat tanë të historisë. Kurse ca të tjerë, që dhanë shembullin e kundërt, i kemi shtatore e tabela nëpër rrugë e sheshe.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Bureto says:
    June 7, 2022 at 11:35 am

    Mund te kete shume episode nga verimtaria e Nishanit si President I Berishes, por mua tre me kane ngelur ne mendje dhe me kane bere shume pershtypje, duke qene te treja shume publike, tre episode:
    1.Paraqitja groteske ne mbeshtetje te protestes se Gent Strazimirit e co. me 30-40 falanga berishiste, te shtuquajtura ‘ambjentaliste’, te Parkun e Lodrave per femije ne kodrat e Liqenit Artificial.
    2.Dalja e paprecedent e nje presidenti te Republikes, (kunder çdo protokolli te Shtetit, qe per keto raste administrohet nga Ministria e Jashtme), per te pritur tek shkallet e avionit, ish Sekretarin e Shtetit, Jon Kerri. Ky, mbasi zbriti, 9 besoj qe as e ka njohur!) vetem sa i dha doreni, i hipi makines se Ambasades dhe shkoi në destinacionin qe i kishte rezervuar protokolli i saj. Presidneti ngeli aty per turp, si i dh…r! Duke e parenga TV mbeta i fyer si qytetar i ketij vendi. Pyetja retorike shtrohet: Cili e dergoi aty ‘presidentin’?
    3. E fundit (nga shembujt e mi), ishte refuzimi qe iu bë propozimit nga ana e kryeministrit Rama, të zotit Visar Zhiti, si ambasador i Shqiperise prane Selise se Shenjte në Vatikan! Nje refuzim i tille, kur me pare Zhiti, pervecse intelektual, poet, i burgosur politik, ishte dhe deputet i PD dhe minister Kulture i qeverise se Berishes. Ishte kaq i habitshem, sa zoti Zhiti, kur doli nga takimi me ‘presidentin’, dhe u pyet nga gazetaret, u pergjigj ne menyre lakonike, por jo pa doza zhgenjimi dhe zemerimi: “Fali Zot se nuk dine ç’bejne”! A kishte Nishani kurajo ta bente dekretimin, pa u konsultuar më pare me ‘padronin’? Duke konsideruar se ky propozim “provokues’ vinte nge “armiku” Rama, urdheri ishte i prere: Joooo! Dhe ashtu ndodhi.
    Nuk di per te tjere shqiptare, po per mua si qytetar i ketij vendi, keto ishin shume te papranueshme, per te patur ndaj tij, respektin si president i Republikes.

    Reply
  • Ku je o shtet? says:
    June 7, 2022 at 12:10 pm

    Ne nje shtet ku te gjitha pushtetet i ka nen kembe vetem nje njeri,DIKTATORI ,mos kerkoni gje tjeter pervec shtypjes dhe shfrytezimit te eger prej tij!
    Fakti,qe prej 32 vjetesh nuk ka patur dhe nuk ka demokraci dhe shtet ligjor,por te gjithe kane mbyllur gojen dhe i bejne temenara DIKTATORIT RAMA,mos kerkoni me teper!
    Rama prej 9 vjetesh ka zbatuar me perpikmeri,parimin kryesor qe kane patur te gjithe SUNDIMTARET,qe “Lere nje popull te varfer se e SUNDON LEHTE”!

    Reply
  • Xixa says:
    June 8, 2022 at 10:42 am

    Kerkova autorin e ketij shkrimi, po nuk ma pane syte

    Reply
    • sopiqoti says:
      June 8, 2022 at 1:45 pm

      Jaa Ke FUTUR koooot o plako.

      Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Gonxhe: Protestat po dëmtojnë turizmin, operatorët raportojnë shqetësim
  • Po ja iku ky, kush do vijë?! Makthi i një pushteti në rrokullisje
  • “Ç’doni këtu, po flet broçkulla? Kushner po arrin një m*t” – Rama nuk përmbahet me gazetaren amerikane
  • 15 qershor 2026
  • Deputetja e qarkut të Shkodrës, Marjana Koçeku, njofton largimin nga Partia Socialiste

Komentet e Fundit

  1. Gani USA on “Ç’doni këtu, po flet broçkulla? Kushner po arrin një m*t” – Rama nuk përmbahet me gazetaren amerikane
  2. E on “Ç’doni këtu, po flet broçkulla? Kushner po arrin një m*t” – Rama nuk përmbahet me gazetaren amerikane
  3. ILIR on “Ç’doni këtu, po flet broçkulla? Kushner po arrin një m*t” – Rama nuk përmbahet me gazetaren amerikane
  4. Enxhi Sulo on “Ç’doni këtu, po flet broçkulla? Kushner po arrin një m*t” – Rama nuk përmbahet me gazetaren amerikane
  5. Y on “Ç’doni këtu, po flet broçkulla? Kushner po arrin një m*t” – Rama nuk përmbahet me gazetaren amerikane

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?