Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Bullgaria “kërcënon” Maqedoninë e Veriut me një veto të re në rrugën e anëtarësimit në BE
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Bullgaria “kërcënon” Maqedoninë e Veriut me një veto të re në rrugën e anëtarësimit në BE
BoteKryesore

Bullgaria “kërcënon” Maqedoninë e Veriut me një veto të re në rrugën e anëtarësimit në BE

Published: November 24, 2022
Shpërndaje

Presidenti Rumen Radev tha sot se sulmi ndaj një klubi kulturor bullgar në Ohër, në Republikën e Maqedonisë së Veriut, një ditë më parë ishte një “akt i papranueshëm agresioni i kultivuar me dekada kundër bullgarëve”.

“Rruga e Shkupit drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian kalon përmes njohjes dhe respektimit të të drejtave të bullgarëve”, shtoi ai.

Sulmi, i treti që nga hapja e klubit në tetor dhe i dyti në katër ditët e fundit, ndodhi të mërkurën mbrëma kur një sulmues i panjohur qëlloi me armë, duke lënë dy vrima në dritaren e klubit. Ministritë e jashtme në Sofje dhe Shkup e dënuan sulmin.

- Publicitet -

Presidenti i Bullgarisë tha se lidershipi i shtetit dhe populli i Republikës së Maqedonisë së Veriut duhet të kuptojnë se rruga drejt BE-së kalon përmes njohjes dhe respektit të bullgarëve në këtë vend, trashëgimisë së tyre kulturore dhe historike, shkruan protothema.gr.

“Kur ishim nën presion të madh për të lejuar Republikën e Maqedonisë së Veriut që pa kushte të fillojë bisedimet e anëtarësimit me BE, unë vura veton dy herë”, shtoi ai duke theksuar se ai ngriti çështjen e të drejtave të bullgarëve në atë vend për aleatët dhe partnerët në BE.

“Së pari duhet të sigurohen të drejtat e tyre duke i shtuar ato në Kushtetutën e vendit dhe më pas t’i hapet rruga negociatave”, tha presidenti.

Ndërkaq, Ministria e Punëve të Jashtme në Sofje dënoi sulmin e fundit kundër klubit kulturor bullgar “Car Boris III” në Ohër. Një notë proteste sot iu dorëzua ambasadores së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Agnesa Rousi Popovska.

Ministria e Jashtme në Shkup e dënoi sulmin, duke deklaruar se akte të tilla vandaliste rrezikojnë jetën e qytetarëve dhe se ky veprim bie ndesh me aspiratat e vendit për anëtarësim në BE.

Ministria e Jashtme në Sofje nuk e pranoi cilësimin e sulmit si akt vandalizmi dhe deklaroi se ky ishte një “vepër e rëndë kriminale”.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • Shqiperia eshte CIRKO-KOLONI says:
    November 24, 2022 at 8:29 pm

    Duhet prit komenti i aktivistit te ceshtjes bullgare, Pandeli Majko.

    Reply
  • Andis says:
    November 24, 2022 at 8:59 pm

    Bullgaria historikisht ka qene nje leve e Rusise ne arenen politike europiane dhe vazhdon te jete edhe sot.

    Reply
  • Çfarë emri?! says:
    November 24, 2022 at 11:40 pm

    Klubi kulturor “Car Boris i III”!!! Sipas mendimit tim, sllavo-maqedonët janë të afërt me bullgarët, ndryshimet janë në shtresat para sllave dhe bullgare, por në këtë rast klubi nuk është kulturor, por është politiko-provokativ nga emri që i kanë vënë, të Carit 1200 vjet përpara. Me përzjerjet e shtresave të tyre, as bullgarët dhe as sllavo-maqedonasit nuk janë pasardhës të Car Borisit, që përdoret politikisht për të realizuar hegjemoninë e tyre.

    Reply
  • I tille je , sa here qe hap gojen says:
    November 25, 2022 at 6:36 am

    Jo , duhet pritur mendimi i intelobajges , qe shpejgon cdo problem , si me fuqi magjike , duke perdorur hajmaline e Enver Hoxhes , qe e mban te mbshtjelle nen sqetullqe ne femini nga nena e tij .

    Reply
  • Ne says:
    November 25, 2022 at 7:24 am

    NUK LE VEND PER DISKUTIME
    HISTORIA KOCKE E FORTE
    OHRI ESHTE TOKA JONE
    BULLGAR RROTA JA FUT KOT

    IKU KOHE E QEPES
    MITET JANE PERRALLA
    BULLGAR SERB E GREK
    JANE ENDE TEK SHKALLA

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Ish-gjyqtari e shpalli 91-vjeçarin të vdekur, sot e këshillon të ndjekë ankimimin në rrugët e tjera të drejtësisë
  • Zgjidhet qeveria e re e Kosovës, Albin Kurti merr mandatin si kryeministër, prezantohet kabineti i ri
  • Pullat, dializa, sterilizimi, Kayo: Shteti po shndërrohet në një kompani gjigande guackë
  • AKU: Salmonelë dhe antibiotikë të rrezikshëm në mishin e importuar nga Brazili
  • “Territorialja”, tensione mes Ramës dhe kryebashkiakut të Poliçanit, përfshihet edhe aktorja

Komentet e Fundit

  1. 'Antishqiptari' on Pullat, dializa, sterilizimi, Kayo: Shteti po shndërrohet në një kompani gjigande guackë
  2. Socialisti i zhgenjyer on “Territorialja”, tensione mes Ramës dhe kryebashkiakut të Poliçanit, përfshihet edhe aktorja
  3. MeteH on Zbulohen pjesë nga teksti i padisë së Pacollit në Arbitrazh: Konçesioni i Aeroportit të Vlorës po na merret për t’iu dhënë Ron Yeffet-it
  4. Anonymous on Zbulohen pjesë nga teksti i padisë së Pacollit në Arbitrazh: Konçesioni i Aeroportit të Vlorës po na merret për t’iu dhënë Ron Yeffet-it
  5. olaola on Zbulohen pjesë nga teksti i padisë së Pacollit në Arbitrazh: Konçesioni i Aeroportit të Vlorës po na merret për t’iu dhënë Ron Yeffet-it

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?