Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Burg për një parkim, imunitet për miliardat
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Komente > Burg për një parkim, imunitet për miliardat
Komente

Burg për një parkim, imunitet për miliardat

Published: February 7, 2026
Shpërndaje

Nga Adrian Thano

Shteti, në nivel qendror dhe lokal, me veprimet dhe mosveprimet e tij, i ka shndërruar qytetet tona në hapësira armiqësore për jetën e përditshme. Mungesa e parkimeve është një nga pasojat më direkte të kësaj para-politike urbane që ka privilegjuar betonin mbi njeriun.

Lagje të tëra janë ndërtuar pa asnjë standard minimal, nuk kanë rrugë dytësore, nuk kanë hapësira publike. Çdo centimetër katror është trajtuar si mall në tregun e fitimit. Organizmi urban në dobi të qytetarit ka ardhur i fundit në listë.

- Publicitet -

Shteti ka firmosur, ka legalizuar për vota, ose ka heshtur sepse zyrtarët e tij në të gjitha nivelet kanë mbyllur sytë përballë shkeljeve, në këmbim të interesave korruptive.

I njëjti shtet sot kërkon të ndëshkojë qytetarin me burg për një parkim!

Por të parkosh keq sot në Tiranë, nuk është zgjedhje. Është detyrim. Është pasojë direkte e kaosit urban të krijuar pasi shteti nuk ka bërë punën e vet.

Le ta provojnë këta që lëvizin me eskortë dhe sirena. Mund të vërdallosesh me orë të tëra, pa gjetur asnjë mundësi parkimi, ndërsa gjobaxhiu i shtetit të mbin pas rrote me bllok në dorë.

Ajo që duhet kuptuar: Qytetari nuk po sfidon rendin për të merituar burgun. Po përpiqet të mbijetojë brenda një rendi të ndërtuar keq, përsëris: me përgjegjës shtetin! I cili, për më tepër, sot nuk ofron alternativë dhe as zgjidhje, përpara se të tregojë burgun.

Ka edhe një kontrast tronditës.

Ku është ky “rigorozitet” i menjëhershëm i shtetit kur përballë nuk është qytetari i thjeshtë, por pushtetari? Krahasoni prangat që u tunden para fytyrës qytetarëve për një parkim të gabuar me qetësinë absolute me të cilën i njëjti pushtet sillet ndaj një zv.kryeministreje që refuzon të dalë para drejtësisë për dyshime që shkojnë deri në 1.2 miliardë euro!

Ironia është e qartë dhe brutale. Një qytetar përfundon në burg për një faturë apo një parkim, ndërsa një funksionare e lartë e shtetit nuk shkon as për miliarda.

Në një shtet serioz, përgjegjësia rritet bashkë me pushtetin. Sa më i lartë funksioni, aq më i madh detyrimi për transparencë dhe llogaridhënie. Kur ndodh e kundërta, ligji është vetëm instrument frike për të dobëtit. Kjo përmbysje e e zhvesh ligjin nga çdo moral. Një shtet që është i pamëshirshëm me qytetarin e zakonshëm dhe indulgjent me të fortët e humb arsyen edhe për të kërkuar bindje.

Sa për problemet e parkimit dhe të trafikut, ato nuk zgjidhen me gjoba më të larta. As me polici më agresive, as me kamera më të shumta. Edhe vetë statistikat tregojnë dështimin e kësaj qasjeje represive.

Madje në opinionin publik ka lindur dyshimi i arsyeshëm se gjoba nuk është më një mjet ndëshkimi dhe rregullimi, por një qëllim në vetvete. Qarkullojnë gjerësisht fjalë se strukturave të policisë u është caktuar një “normë” gjobitjeje (!) Kjo e zhvendos fokusin nga rendi publik te mbushja e arkës.

Nëse shteti ka vërtet ndërmend të bëjë detyrën, zgjidhja nis duke pranuar fillimisht fajin në nivel shtetëror. Më pas duke ndaluar ndërtimet aty ku nuk ka më infrastrukturë, duke krijuar hapësira të reja publike, duke ndërtuar parkime reale. Duke aktivizuar strategji afatgjata ligjore për makinat që hyjnë në qarkullim dhe ato që dalin.

Shkurt, duke planifikuar qytetet për njerëzit, jo për klientelën e politikës. Pastaj na tregoni burgun.

Pa këtë reflektim, kjo sjellje e një shteti që kërkon disiplinë nga qytetari për dështimet që vetë ka prodhuar, është një akt arrogance i pashembullt, një kapardisje e neveritshme që e godet hapur dinjitetin.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Ai na tha që jemi grekë…” Edhe i riu me aftësi ndryshe, në protestë
  • Edhe një murgeshë në protestë: Shqiptarët më në fund nuk janë më spektatorë
  • E moshuara me flamur emocionon protestuesit: Po të shesin copa-copa moj Shqipni’ 
  • Zvërneci, si u ul mbrojtja nga ‘Rezervat’ në ‘Peizazh’
  • Tymnaja e “patriotëve”

Komentet e Fundit

  1. K R on Me dorën te barku, protestuesja: Jam këtu për vajzën që do vij në jetë
  2. ¿? on Nga Partia Socialiste te Partia e Resorteve
  3. demo on A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?
  4. Cen Durimadhi on Si e fshehu Belinda Balluku vilën në Dhërmi në emër të Igli Tares
  5. TRENI on Rama “ndërron armikun e jashtëm”, heq dorë nga grekët: Pas protestës në Tiranë janë iranianët!

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?