Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SKANDALI: Burri i ministres goditi me thikë drejtorin e ATK, zbardhet dëshmia: “Më kërcënonte të dorëhiqesha…”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > SKANDALI: Burri i ministres goditi me thikë drejtorin e ATK, zbardhet dëshmia: “Më kërcënonte të dorëhiqesha…”
KronikeLajmi i fundit

SKANDALI: Burri i ministres goditi me thikë drejtorin e ATK, zbardhet dëshmia: “Më kërcënonte të dorëhiqesha…”

Published: April 26, 2024
Shpërndaje

Zbardhen detaje të reja nga plagosja e drejtorit të Agjencisë së Trajtimit të Kredive, Eri Koshaj, prej Andri Ibrahimajt, bashkëshorti i ministres Delina Ibrahimaj.

Mësohet se në datën 21 nëntor 2023 është paraqitur shtetasi Eri Koshaj te komisariati nr.1 në kryeqytet dhe ka bërë kallëzim penal ku ka thënë se burri i ministres së Shtetit për Sipërmarrjen, Delina Ibrahimaj e ka goditur me thikë në trup. Drejtori i ATK ka marrë një goditje me jep prerës nga Andri Ibrahimaj, por fatmirësisht pa pasoja serioze për jetën.

Gazetarja Klodjana Lala raporton për BalkanWeb se është referuar në Prokurorinë e Tiranës vepra penale “goditje për shkak të detyrës” ndaj Andri Ibrahimajt.

- Publicitet -

Koshaj ka thënë para oficerëve të policisë se kishte konflikte të hershme me Ibrahimajn pasi ky i fundit i kërkonte të dorëhiqej nga detyra e drejtorit të Agjencisë së Trajtimit të Kredive. Përplasja mes të dyve mësohet se ka nisur që nga koha kur Delina Ibrahimaj mbante detyrën e ministres së Financave dhe Ekonomisë.

Pas marrjes së denoncimit prej tij, policia është vënë në ndjekje të Andi Ibrahimajt i cili nuk është gjetur në banesë.

Por, pas disa ditësh është bërë shoqërimi i tij. Burimet bëjnë me dije se ka qenë Prokuroria ajo që ka kërkuar nga policia që Ibrahimaj të hetohej në gjendje të lirë, për shkak se zanafilla e ngjarjes dhe goditja e Koshajt ishte bërë për shkak të detyrës.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Tefta Pashko”, pranë “Pazarit të Ri” në kryeqytet, në orët e mbrëmjes së datës 21 nëntor të vitit të kaluar. Andri Ibrahimaj i kishte zënë “pritë” Koshajt dhe pas përplasjes verbale, ka nxjerrë thikën dhe e ka qëlluar në pjesën e shpinës, siç thuhet edhe në raportin mjekoligjor.

Mësohet se Eri Koshaj nuk ka marrë trajtim mjekësor në spital, por në aktekspertimin mjekoligjor thuhet se ai ka marrë goditje nga një mjet prerës.

b.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • Vigjilenca says:
    April 27, 2024 at 12:57 am

    Nuk ka mbetur gjë tjetër veçse të vrisni njëri tjetrin. Turp për burrin e ministres dhe për zonjën që drejtonte një institucion shtetëror! E çfarë mund të presësh nga një administratore shteti kur bashkëshorti vepron si një kriminel?… Ku kemi përfunduar! Fatkeqësi kombëtare, kush na drejton institucionet!

    Reply
  • analfabeti says:
    April 27, 2024 at 6:31 am

    Te pakten duhej te denohej per armembajtje pa leje dhe plagosje te lehte me dashje perderisa ka qene ipregatitur per kete pune. Me kujtohet rasti i djalit te Luiza Xhuvanit qe i shkoi nje tjetri ne Shtepi i armatosur dhe uk mori as denimin per armembajte pa leje por u quajt per vetmbrojtje kur ai tjetri skishte as arme ! Kjo eshte drejtesia politike qe sundon tek ne!

    Reply
  • Joni says:
    April 27, 2024 at 6:40 am

    Mbushur QEVERIA me BUÇE , me DOBIÇA HAJDUTÈ , GRABITQARÈ , KRIMINELÈ qè qèllojnè me Thika !!
    delina ibrahimaj HAJDUTE , FUNDRRINÈ , GRABITQARE , PLEHRÈ

    Reply
  • Rilindja e Lenka Cukove says:
    April 27, 2024 at 6:42 am

    Asgje e re – jemi ne Epoken e Rilindjes se Lenka Cukove te qemotit!
    Ku ato ministreshat me shume se te tilla jane Cingie te Sulltanatit Surrelit …
    …kurse ato Burraqet e tyre jane ata qe Sulltani me Ferman i shpall “Investitor Strategjik”

    Reply
  • FAZLLIQ-qires i familjes Berisha says:
    April 27, 2024 at 8:52 am

    Lenka ÇUKOS t’ia rruani po ska vdekur e po i kane ngelur QIme se SOT,pas 33 vjetess kthyer ne epoken e gurit mund te krahesohet me AJSHTAJN ne krahesim me tere Salianj ERVINAT dhe Ramush EDVINAT! Lenka ÇUKO ashtu si 70 perqind e grave shqiptare e kish filluar nga hiçi dinte edhe te mbillte,korrte e prashiste dhe nga brigadiere kooperative,kryetare e me tere arsimin e mesem e te larte te asaj SHKOLLE…!
    kAmentuesit alabake si puna e ketij me siper jane tru shpelare qe as shkollen tetvjeçare te para ’90-tes nuk jane ne gjendje ta kalojne ashtu si tere EDvinet e ERVINET qe ne vitet ’90-te i vune zjarrin ish Shqiperise dhe ‘Shoqen Lenka’ e tallnin ‘Loqja Shenka’ si tere KOQET si keta mender kAmentues tru shpelare ,SpiroPidha e spiroPale,vrima e shQIna!

    Reply
  • Pensionisti says:
    April 27, 2024 at 10:53 am

    Nga kjo injorance e pulitikajve e pilitikangejsheteve shiptare,rinija po merr arratine ne skaje te ndryshme te globit.Po na thahen zemrat per te pare driten e syve!

    Reply
  • 3D says:
    April 27, 2024 at 3:23 pm

    Ti kishte futur në bythë këti farë provokatori çfarë rrenci je që se mbrojte vehtën ik more i paguar

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • FOTO: Policia largon me forcë protestuesit që kaluan natën te Kryeministria
  • Kthesë në retorikën e Ramës: Pranon se protestuesit kanë halle reale
  • Ndërron jetë i burgosuri në Shkodër, ndodhej në qeli me të birin
  • Balluku, njollë edhe në draft raportin konfidencial të KE-së për Shqipërinë
  • Dritan Goxhaj flet lidhur me akuzat e Ramës për UÇK dhe Iranin: Ja si do vijojë protesta

Komentet e Fundit

  1. Protesta on Një turist në protestë
  2. Aldrin on Dritan Goxhaj flet lidhur me akuzat e Ramës për UÇK dhe Iranin: Ja si do vijojë protesta
  3. nastradini on Rama flet për “The Albanian Files”: Nuk janë deklarata politike, letra për “mbretin” ishte satirë
  4. Arzhivisti i padronit on Banorët e Nivicës refuzojnë takimin me Ramën
  5. TURIEMIGR on Një turist në protestë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?