Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Burri i ministres goditi me thikë drejtorin e Kredive?! Reagon Ibrahimaj: Nuk e lejova bashkëshortin të…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Burri i ministres goditi me thikë drejtorin e Kredive?! Reagon Ibrahimaj: Nuk e lejova bashkëshortin të…
KronikeLajmi i fundit

Burri i ministres goditi me thikë drejtorin e Kredive?! Reagon Ibrahimaj: Nuk e lejova bashkëshortin të…

Published: April 26, 2024
Shpërndaje

Andri Brahimaj, bashkëshorti i ministres së Sipërmarrjes, Delina Brahimaj, mësohet se është përfshirë në një sulm me armë të ftohta 5 muaj më parë ndaj drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë së Trajtimit të Kredive, Eri Koshaj.

Koshaj kallzoi në polici se më 20 nëntorin e kaluar Andri Brahimaj e kërcënoi dhe goditi me një mjet të mprehtë në brinjë dhe në fund të shpinës për shkak të detyrës, duke i kërkuar të jepte dorëheqjen si drejtor i Agjencisë së Trajtimit të Kredive, një institucion në varësi të ministrisë së Financave.

Shenjat e këtyre goditjeve nga një mjet i mprehtë u provuan edhe nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, policia dërgoi materialet në organet hetimore, sipas mediave vendore, por prokuroria e kryeqytetit pushoi hetimet ndaj bashkëshortit te ministres.

- Publicitet -

Ministrja Brahimaj konfirmoi sot ngjarjen, duke e quajtur një “konflikt të padëshiruar, i cili ka marrë përgjigje në rrugën e drejtësisë”.

Përmes një deklarimi publik, ministrja Brahimaj theksoi se konflikti është hetuar nga organet e drejtësisë dhe është pushuar për mungesë provash, ndërsa bashkëshorti, sipas saj, u kallëzua padrejtësisht “për diçka që nuk e ka bërë, gjë që u konfirmua edhe nga vendimi i organeve të akuzës”.

Zonja Brahimaj pohoi se nuk e ka lejuar bashkëshortin të bënte kallzim, sepse Eri Koshaj ishte drejtues i një institucioni në varësi të ministrisë së Financave, post që e mbajti edhe pas largimit të saj nga detyra e ministres së Financave dhe Ekonomisë.

Eri Koshaj është shkarkuar tashmë nga detyra e drejtorit të përgjithshëm në Agjencisë e Trajtimit të Kredive, ndërsa denoncimi i tij, i cituar në raportet policore me iniciale emërore, mbeti jashtë vëmendjes së publikut dhe larg hetimeve të hollësishme.

Reagimi i ministres:

“Jam e keqardhur që 5 muaj pas një konflikti të padëshiruar, i cili ka kaluar në rrugën e drejtësisë dhe ka marrë përgjigje po në atë rrugë, sot më duhet të jap shpjegimin tim. Nuk kam asnjë arsye të fajësoj askënd lidhur me publikimin e këtij fakti, por kam detyrimin të sqaroj elemente që e bëjnë të plotë vërtetësinë e tablosë së ngjarjes.

Konflikti ka ndodhur pranë vendit të punës së bashkëshortit tim, jo në zyrat e shtetit dhe pasi është hetuar nga organet e drejtësisë në bazë të kallëzimit të bërë nga pala tjetër është pushuar për mungesë provash. I vetmi ndikim i imi në këtë proces ka qenë se nuk e kam lejuar bashkëshortin të bëjë kallëzim, pikërisht sepse personi në fjalë ka qenë drejtues i një institucioni varësie kur kam marrë detyrën si Ministre e Financave dhe s’kam dashur në asnjë mënyre që familja ime të marrë iniciativën.

Një element tjetër lehtësisht i provueshëm është se pavarësisht dinamikës së ngjarjes dhe faktit që bashkëshorti im ka qenë padrejtësisht i kallëzuar për dicka që nuk e ka bërë, ashtu si konfirmohet nga vendimi i organeve të akuzës, pala kallëzuese ka vijuar të qëndrojë në vendin e punës edhe pas largimit tim nga funksioni i Ministres së Financave dhe Ekonomisë 7 muaj më parë.

Nuk besoj se është e nevojshme në këtë pikë, por po sqaroj sidoqoftë se nuk kam pasur asnjë konflikt me kallëzuesin gjatë gjithë kohës së qëndrimit tim në atë detyrë, siç nuk kam pasur asnjë konflikt me asnjë person në varësine time.

Ky fakt besoj e thotë vetë të vërtetën që konflikti në fjalë, nuk ka pasur asnjë lidhje me mua apo detyrën time. Padyshim do të kishte qenë me e mira që të mos kishte ndodhur, por nganjëhere zhvillimet e padëshiruara në marrëdheniet me të tjerët na zgjedhin, nuk i zgjedhim. Por e përsëris që kjo ngjarje nuk ka asnjë lidhje me institucionet shtetërore, me funksionet e institucionit që kam drejtuar dhe me mua personalisht. Ndërkohe e mirëkuptoj me keqardhje faktin se pikerisht për shkak të detyres dhe angazhimit tim publik, nje ngjarje e 5 muajve të shkuar bën sot lajm për arsye qe nuk janë në tagrin tim institucional t’i komentoj.

Ndjesë kujtdo që mund të jetë shqetësuar nga ky lajm, por kushdo të jetë i bindur se s’ka asnjë të vërtetë tjetër nga sa rendita më lart…”

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • mali says:
    April 26, 2024 at 10:08 pm

    Dava evgjiti qe pasi hedhin nja tre dopjo behen burra.
    Me bythegrisur nuk behet shteti.

    Reply
  • mali says:
    April 26, 2024 at 11:06 pm

    Jep doreheqje dhe mos e zgjat.Ju jeni plehera qe nuk e njihni demokracine .Laraska qe hani kot buken e popullit.

    Reply
  • Skenderbeu says:
    April 27, 2024 at 12:01 am

    Ha se te shijon muti dhe bajga e opozites o Mali I Vogel me kakerdhi.

    Reply
  • capi says:
    April 27, 2024 at 12:09 am

    Nuk dua te spekulloj se nuk i di rrethanat, Por me ca lexoj ketu, eshte per te qeshur. U pushua ceshtja per munges provash.
    Po ajo vryma tjeter qe i beri ne fund shpin (ne me nder b…..) atij tjetrit nuk eshte prove. Dhe per me teper eshte provuar nga mjekesia ligjore.

    A ju jeni fatkeqesia e ketij kombit. Del dhe e justifikon, ne vend te heshtesh, se doreheqje nuk jepni ju, e keni karriget me tapi.

    Thjesht ne nivel personal, ce ke ate burre moj qe bredh me thike ne brez? Te mendosh veten intektuale, dhe me pozite shteterore. Nejse nuk jam ne pozite te gjykoj se eshte e drejta jote te zgjedhes. Thjesh nje keshille sic thote populli “zgjidhe shokun me mire se veten”

    Reply
  • Dursakja says:
    April 27, 2024 at 12:42 am

    Hajde institucione, me familje banditësh! Ky qenka shteti ynë?

    Reply
  • Bim Pisqolla says:
    April 27, 2024 at 5:51 am

    Dita, che vergogna che siete. Neanche a pulire il cazzo non servite più. Ci vediamo domenica a RAI Tre per la seconda puntata del Pede Rama.

    Reply
  • altin says:
    April 27, 2024 at 6:24 am

    Kur do e arrijme fundin me keta POLITIKANE SA MAJTAS SA DJATHTAS TURPPPPPPPPPPP

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  • Kush janë biznesmenët e huaj që paguajnë udhëtimet me avion privat të kryeministrit shqiptar?
  • Mirësevini në “shtëpi”!
  • Fundi i tranzicionit është i mundshëm
  • Henry shpjegon pse Messi shënon gjithmonë duke u nisur nga e njëjta zonë në Botëror: Është Zona 14

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  2. K R on Kush janë biznesmenët e huaj që paguajnë udhëtimet me avion privat të kryeministrit shqiptar?
  3. Phoenix on Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  4. Gani USA on Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  5. Ethem Lalaj on Kush janë biznesmenët e huaj që paguajnë udhëtimet me avion privat të kryeministrit shqiptar?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?