Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Buxheti 2023/ Gjiknuri: Elbasanit nuk do i mungojë mbështetja nga qeveria
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Buxheti 2023/ Gjiknuri: Elbasanit nuk do i mungojë mbështetja nga qeveria
Politike

Buxheti 2023/ Gjiknuri: Elbasanit nuk do i mungojë mbështetja nga qeveria

Published: November 14, 2022
Shpërndaje

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri bashkë me Kryetarin e Bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja zhvilloi një bashkëbisedim me banorët në Njësinë Administrative Labinot-Fushë për buxhetin e vitit 2023.

Gjiknuri, që është njëkohësisht dhe drejtues politik i PS në këtë qark, u shpreh se 2023 do të jetë dhe viti i investimeve në zonat rurale. Ai theksoi se ka ardhur momenti që vëmendja të shtrihet më shumë edhe në fshat.

“Vërtet qyteti ka marrë më shumë vëmendje në vitet e mëparshme. Normale sepse në qytet është dhe zhvillimi ekonomik dhe pjesa më e madhe e popullatës. Tani ka ardhur momenti që vëmendja të shtrihet më shumë edhe në fshat. Ato projekte që përmendi kryetari i Bashkisë janë projekte që kryeministri Edi Rama, qeveria, ne të gjithë i kemi sjellë për Bashkinë e Elbasanit. Kështu që, fondet që ka bashkia e Elbasanit nga të ardhurat e veta, një pjesë e tyre e mirë duhet të kalojnë në fshat. Edhe këta të mirëkuptojnë se ne e dimë shumë mirë që nuk do rregullohen të gjitha, janë 40-50 vjet të akumuluara. Nuk ka pasur kanale të ujërave të zeza në fshat dhe më përpara të themi të vërtetën. Por le të fillohet nga këto gjëra më të thjeshta, qendra shëndetësore, janë gjëra që i nevojiten të gjithë njerëzve. Mua më keni mbështetësin tuaj për t’i shtyrë përpara”, tha Gjiknuri.

- Publicitet -

Numri dy i socialistëve u shpreh se ekonomia po kalon një moment të vështirë si pasojë e luftës në Ukrainë që ka prekur gjithë botën.

“Peshën më të madhe në buxhetin e investimeve këtë vit mendoj se do ta marrë fshati. Krizën energjetike mos e neglizhoni. E tha njëri, me të drejtë, ç’më duhet mua në fshat Ukraina. Janë të lidhura gjërat. Me 500 milion euro ishin bërë shumë investime të tjera në Shqipëri kjo është e vërteta. Pastaj ose do paguanim ne më shumë energjinë dhe shteti ato lekë që kishte do i përdorte për gjëra të tjera, por do na kushtonte nëpër xhepat e shtëpive tona. Kjo është e vërteta. Pra, diku do heqim. Ne jetojmë në një kohë të vështirë. Investime në rrjetin energjetik janë bërë. Këtë vit duke dhënë sinjalin që unë investoj pjesën më të madhe në fshat, unë vendos perspektivën që fshati të fillojë të marrë më shumë angazhim. Natyrshëm dhe unë si deputet do ti rri mbi kokë”, tha ai.

Gjiknuri vlerësoi dhe punën e kryebashkiakut Llatja.

“Unë mendoj që është një nga kryetarët e bashkisë më të mirë. Është një djalë qytetar, njeri i komunikueshëm. Po nuk qe njeri nuk bëhesh dot politikan. Do vijnë t’ju premtojnë shumë këtu se vjen edhe fushata do hapet thesi këtu. Po a ka njeri ta besojë këtë gjë?! Njeriu është me provë. E para është njeri dhe kur ka mbajtur fjalën për dy gjëra mund të bëjë dhe dy të tjera”, theksoi drejtuesi politik i qarkut Elbasan.

Sekretari i Përgjithshëm i PS u shpreh se Bashkisë së Elbasanit nuk do i mungojë mbështetja nga qeveria.

“Këtë ua garantoj, me qëllim që çfarë ka fonde Gledi t’i lirojë në dobi të fshatit. Është afër kryeqytetit,është fare pranë portit, ka një rrjet të mirë energjetik për industrinë. Duke u zhvilluar ekonomikisht Elbasani, reflektohet dhe në zonat tona. Po edhe Bashkia do ketë më shumë të ardhura sepse po pati më shumë biznese do ketë më shumë lekë”, deklaroi Gjiknuri.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • mali says:
    November 14, 2022 at 7:54 pm

    Pse i mashtron njerzit o Gjin.Qeveria nuk ka para te paguaj buxhetoret dhe po xhvat parate e bashkive dhe po i mbyt me taxa dhe pervetesime pasurie nga gjykatat qe i ka shtene ne dore.Borxh nuk jep askush sepse e kane llogaritur qe nuk nuk ka mundesi qeveria shqiptare te shlyej intersat pa le borxhin.Rama po perpelitet per ndonje borxh nga Rusi me dorezenes Macronin.Turqia mike ja mbylli deren po ashtu dhe italia sado qe mercenari i Rames z.Veliaj u mundua te bente dicka ne Itali.Ne politike c’do gje ben vaki por amerikenet dhe anglezet nuk jane indiferente ndaj levizjeve te Rames.Te gjitha parametrat e tregojne qe Rama e mbylli misionin.Ambasadorja amerikane i tha :Bere shume para .Tani largohu.Hapi rruge drejtesise.Rama ne eshte 1/100 i mencur jep doreheqeje.Nje komentues i mencur i kujtoi Rames:Ne maqedoni qe nga viti qe e more ti pushtetin e deri tani jane ndruar 6 kryeministra.ne maqedoniKjo tregon qe maqedonia eshte me e avancuar ne demokraci,ndersa ne jemi ne diktaturen e njeshit.

    Reply
  • !!? says:
    November 14, 2022 at 7:55 pm

    Qy bredh për të tërhequr në bashkpunim spiun patronazhistë dhe çuna problematikë që ka me bollëk në Elbasan për rrjetin e gestapos zgjedhore të Edi Ramës që, ditën e nesërme të zgjedhjeve, ti raportoj atij plot emocion duke brritur:

    “Tërmet …. o Edo………obobooooo….. vërtet tërmet……..u q…më nënat , motrat, të gjithë robt e shtëpisë elbasanasve dhe të gjithë shqipëtarëve”, për këtë është zgjedhur sekretar i gestapos zgjedhore (dikur quhej PS) në shërbim të individit Edi Rama. Përvoja e tij në tërmetin zgjedhor të Dibrës e bën njeriun më të vlefshëm për Edi Ramën sepse e ka kthyer kusarin zgjedhore në shkencë të zezë satanike dhe me marifete kriminale, që vetëm mëndja e tij mund të pjell, i siguron fitoren absolute në zgjedhje kusarit horror kombngërënës Edi Ramës duke sfiduar me sukses edhe kusarin zgjedhore të Sali Berishës dhe Ilir Metës.

    Me rregjistrimet publikuar nga gazeta Bild, Damjan Tërmeti duhet të ishte me kohë në burg si subjekt i krimit zgjedhor që pjell çdo lloj krimi që ndoth në vënd, edhe krimin madhor kombçfarosës të spastrimit etnik që po përfundon me shpejtësi nga Edi Rama, po të ishte SPAK i vërtet e jo antiSPAK.

    Reply
  • Andis says:
    November 15, 2022 at 12:23 am

    Rrofshi sa malet o djema se e keni bere Elbasanin si Las Vegasi.

    Reply
  • hello says:
    November 15, 2022 at 7:15 am

    na mytet o hajduta mytebera
    o gjiknur o hajdut boll vodhe se do tçoj un nburg

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Dokumenti: Qeveria po heq Sazanin nga administrimi i Ministrisë së Mbrojtjes, 90 përqind e ishullit do t’i kalojë Kushnerit
  • 03 korrik 2026
  • Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  • Gjyqtarja e Kushtetueses: Arresti ndaj Erion Veliajt nuk është mbështetur në prova të mjaftueshme dhe konkrete
  • Dalin emrat e 12 oficerëve që mbetën të plagosur pas protestës para Kuvendit

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  2. Dashi on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  3. R.S on Dokumenti: Qeveria po heq Sazanin nga administrimi i Ministrisë së Mbrojtjes, 90 përqind e ishullit do t’i kalojë Kushnerit
  4. Eh on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  5. rapsodi popullor on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?