Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: BUXHETI: Pensionet dhe Mbrojtja, pjesën e ‘luanit’, Ushtria merr 80 mln euro më shumë, ulen fondet për Drejtësinë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > BUXHETI: Pensionet dhe Mbrojtja, pjesën e ‘luanit’, Ushtria merr 80 mln euro më shumë, ulen fondet për Drejtësinë
EkonomiLajmi i fundit

BUXHETI: Pensionet dhe Mbrojtja, pjesën e ‘luanit’, Ushtria merr 80 mln euro më shumë, ulen fondet për Drejtësinë

Published: July 10, 2025
Shpërndaje

95 institucione do marrin 210 milionë euro më shumë para nga buxheti i shtetit deri në vitin 2028. Në programin buxhetor afatmesëm që ka hyrë në fuqi, rritja më e madhe e shpenzimeve parashikohet për pensionet dhe mbrojtjen, ndërsa buxheti do të ulet për Drejtësinë dhe Fondin Shqiptar të Zhvillimit.

Për shërbime shëndetësore, për paga-pensione, për skemat e mbështetjes së familjeve në nevojë, arsim, punësim, sigurinë kombëtare, bujqësinë, transportin rrugor, drejtësinë dhe turizmin pritet të shpenzohen 8.5 miliardë euro vitin që vjen nga 8.2 miliardë euro të planifikuara për këtë vit.

Por si planifikohet të bëhet shpërndarja e buxhetit për institucionet? Në programin buxhetor afatmesëm 2026-2028 që është publikuar në Fletoren Zyrtare, parashikohet rritje graduale e fondeve që do të jepen për 95 institucione që mbështeten me buxhet. Nëse këtë vit për institucionet shpenzimet janë të planifikuara në 4.7 miliardë euro në vitin që vjen rriten në rreth 4.8 miliardë dhe në 2028-ën kapërcejnë vlerën 4.9 miliardë euro.

- Publicitet -

Edhe pse buxhetin më të lartë do vijojë ta ketë Ministria e Shëndetësisë, rritjen më të madhe të shpenzimeve do ta kenë Ministria e Ekonomisë me fokus kryesor tek pensionet dhe Ministria e Mbrojtjes, si detyrim edhe ndaj vendimit të NATO-s për të shtuar buxhetin e mbrojtjes.

E përkthyer në shifra, Ministria e Ekonomisë që sot drejtohet nga Blendi Gonxhja nga 570 milionë euro shpenzime që ka, deri në 2028-ën ky buxhet i rritet me gati 130 milionë euro, e në total planifikohet të marrë 699 milionë euro.

E gjithë kjo rritje e fondit do të shkojë për programin e sigurimeve shoqërore, duke dëshmuar nevojën që do të ketë skema e pensioneve për financim nga buxheti i shtetit për shkak të deficitit që vijon.

Për të siguruar armatime, mjete ushtarake, arsim apo mbrojtjen civile buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes në 3-vitet e ardhshme do të vijojë të rritet. Nga 520 milionë euro që është këtë vit, në 2028-ën planifikimi i bërë është që buxheti të arrij në 607 milionë euro.

Edhe pse me rritje të lehtë nga viti aktual, Ministria e Shëndetësisë, renditet e para me pjesën më të madhe të buxhetit. Nga 800 milionë euro këtë vit, buxheti do të rritet në 820 milionë euro për shëndetësinë deri në 2028-ën, për të mbuluar të gjitha nevojat në çdo hallkë të sistemit shëndetësor, duke përfshirë nga pagat deri në rikonstruksionin e qendrave shëndetësore.

Ndërsa Ministria e Infrastrukturës, që këtë vit mori 690 milionë euro buxhet, pritet të marrë 760 milionë euro vitin tjetër dhe më pas të ulet në 714 milionë euro në vitin 2028. Edhe për këtë 3-vjeçar vëmendja do të jetë tek rrugët, pasi transporti rrugor do të ketë 50% të totalit të buxhetit që merr kjo ministri.

Kurse buxheti për institucionet e Drejtësisë parashikohet në të njëjtat nivele, me përjashtim të SPAK që është në rënie nga 23 milionë euro këtë vit, në 18 milionë euro për çdo vit nga 2026-ta deri në 2028-ën.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Adriani says:
    July 10, 2025 at 11:07 am

    ne vend qe te fuqizohet dhe te kontrollohet rreptesisht sistemi drejtesise,ku gjykatat s jane funksionale dhe qytetaret s marrin drejtesi…..

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Senati amerikan miraton rezolutën që kufizon kompetencat e Presidentit për luftën me Iranin
  • Rama takon sot drejtuesit politikë të qarqeve dhe kryebashkiakët
  • 24 qershor 2026
  • Horoskopi 24 Qershor 2026, parashikimi i yjeve për këtë të mërkurë
  • Temperatura të larta dhe reshje shiu me shtrëngata në zonat malore, moti për sot

Komentet e Fundit

  1. Right Side on DY PËRGJIGJE: A ka bërë Dritan Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është Dritani dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  2. nastradini on Grupi koordinues i protestës shpall 5 kërkesa, Rama sulmon Dritan Goxhajn, e lidh me Iranin
  3. Detari on RaBexit!
  4. Vilejet Qyrku on DY PËRGJIGJE: A ka bërë Dritan Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është Dritani dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  5. Anonymous on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?